Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës

Mesazh nga KLEA LOVE prej Mon 4 Jan 2010 - 7:48

Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës




Kronologji e shkurter e perdorimit te ketij simboli

1) Aparenca e pare historike: afersisht ne vitin 2300 para eres sone ne disa gdhendje qe gjenden ne Lagash te Babilonise (Iraku i sotem)
2) E shfaqur ne monumente te qyteterimit te Hititeve, 1250 para eres sone
3) E perdorur si simbol kryesor i Perandorise se Bizantit
4) E perdorur nga Sulxhuket (Turqi) ne shekullin e 13 te eres sone
5) Per here te pare shfaqet e dokumentuar ne Evrope rreth vitit 1800 te eres sone (pikturat te cilat e dokumentojne kete, ndodhen ne nje manastir ne St.Emmeram/Regensburg te Gjermanise)
6) E perdorur per here te pare si simbol ne armatura ne Habsburg, 16 mars 1365
7) Qe nga 1433 eshte pjese simbolikes se ushtrise gjermane
8) Qe nga shekulli i 15 eshte e perdorur ne Rusi, fillimisht nga Caret e tani nga shteti
9) Shqiperia e perdor ne flamur dhe e ka simbol kombetar. Eshte simboli yne me i lashte


Ja se ç'simbolizon shqiponja me dy koka

Shqiponja me dy koka konsiderohet nga shume studiues si simboli me i lashte i botes. Ka simbolizuar gjithmone pushtetin. Nuk ka asnje embleme dhe asnje kuptim heraldik qe mund te perafrohet me te dhe te jete i mbushur me nje antikitet te tille.

Po cila eshte rruga e ketij simboli neper shekuj, çfare simbolizon ai ne te vertete, ku e ka zanafillen, pse e perdorin shume shtete dhe ku mund te kete lindur?

Keto dhe pyetje te tjera kane qene objekt i shume studimeve te cilet jane bere ne lidhje me te. Nje nga keto eshte ai qe shpjegimin ne lidhje me simboliken e shqiponjes me dy koka e jep nepermjet okultizmit. Le te shohim se si ka ardhur deri ne ditet tona simboli yne kombetar, por mbi te gjitha le te shohim nese eshte vertet simboli yne dhe a jemi te sigurt nese e dime domethenien e tij?

Per te kuptuar se ç'simbolizon shqiponja me dy koka duhet te shikosh shume larg ne lashtesi. Jane rreth 4300 vjet qe na ndajne qe nga gdhendja me e lashte qe tregon nje shqiponje me dy koka (e gjetur ne Babiloni).

Ne tempullin e vjeter summer ne qytetin Eshnunna (Tell Asmar), shfaqet simboli i nje shqiponje me dy koka. Shqiponja me dy koka ishte simboli i zoterve dhe prezantonte pushtetin dhe absoluten. Ky simbol shfaqet ne monumentet e perandorise se pare Hitite dhe i atribuohej perendise Nergal. Gjithashtu, ai ishte nje nga simbolet me te fuqishme te kultures fenikase.

Pra lashtesia e ketij simboli daton qe ne fillimet e qyteterimeve. Me e veçanta e tij qendron ne perdorjen e elementit te dy kokave. Eshte pikerisht ky detaj ai qe eshte edhe çelesi i shpiegimit te kuptimit te kesaj embleme te lashte.

Po si ka mundesi qe ky simbol i fuqishem i botes antike dhe i qyteterimeve me te njohura pagane te qendronte ne te njejtin rang, te ishte perseri me i fuqishmi i heraldikes mesjetare, te behej paradoksalisht simbol i krishterimit (perandoria bizantine e kishte simbol kryesor ndersa kisha ortodokse edhe sot e kesaj dite e ka simbol shqiponjen e e florinjte me dy koka) dhe te jete edhe sot simbol i shume shtetve, ushtrive e shoqerive?! Per te bere nje lloj krahasimi, ndahet ne dy periudha perdorimi i ketij simboli, ne eren tone dhe para eres sone.

Studiues te ndryshem te cilet japin shpjegimin ne lidhje me kete simbol, jane dakort ne te njejten pike. Ky simbol, ne fillimet e eres sone pavarsisht se u perdor nga mbreter e perandori qendroi vetem si kompozim figurativ pasi kuptimi qe fshihte ne vetvete u kamuflua qellimisht.

Prej kohesh eshte arritur ne perfundimin se ky simbol nuk eshte shqiponje me dy koka, ashtu si emertohet nga e gjithe bota, por eshte nje feniks, nje shpend legjendash e mistik i cili ne lashtesi ishte qenia me magjike. Per te kuptuar se perse e nga kush ky simbol u transformua dhe u emertua shqiponje me dy koka duhet te dime se çfare simbolizonin keta dy shpende, shqiponja dhe feniksi ne antikitet.

Simboli i shqiponjes gjate shekujve
Ka simbolizuar diellin, zjarrin, ajrin, jeten, qiellin dhe Zotat e diellit. Zeusi ne skeptrin e tij mbante nje shqiponje. Ajo ishte simbol i perendise qe drejtonte gjithe hierarkine qiellore (sipas mitologjise se grekev te lashte, te cilet e trasheguan kete te fundit nga pellazget.) Per paganet, shqiponja, ajo natyralja (me nje koke), ishte nje embleme e Jupiterit, i cili ishte Zot i moralit ligjit, rregullit dhe denues i fajtoreve. Tek Druidet ajo ishte simbol i qenies hyjnore.

Ne Enciklopedine e Kelteve thuhet se: "Shqiponja eshte embleme e Zoterve te Qiejve dhe e Diellit qe mbyt erresiren. Shqiponja me dy krere, eshte simbol i zoterve binjake dhe simbolizon pushtet dhe gjithedije te dyfishte. Ky eshte nje simbol me origjine Lindore dhe shfaqet gjithashtu edhe ne traditatat e Eellsit dhe te Irlandes, por ne traditen Kelte shfaqet me rralle". Shqiponja dhe luani i Innishoeen ishin te perdorura si simbole kryesore Keltiko-druide.

Sipas indianeve te Amerikes, shqiponja eshte pika neper te cilen rrjedh energjia ne Bote. Shqiponja gjithashtu kryen "udherrefimin eterik mes boteve", ku ajo shnderrohet ne udheheqese dhe u sjell personave energjine dhe informacionin per te kaluar ne bote te tjera.

Ne vitin 102 para eres sone, konsulli romak Marius, dekretoi qe shqiponja me nje koke te behej simbol i Perandorise se Romes (me poshte do te shohim se perse Perandoria e Romes pati ndikimin e shqiponjes me dy koka dhe kush e solli ate).
Besohet se flamuri i pare standart i Profetit Muhamed, ne shekullin e 7?te eres sone, ishte nje flamur pa asnje lloj simbolike ne te, kjo per te qene ne kundershtim me flamurin kombetar standart te fisit pagan Quraish tribe, Al?Uqaab, i cili kishte nje shqiponje te zeze te vendosur mbi nje sfond te bardhe. Shqiponja e tyre ishte e konsidruar si e shenjte dhe besohej se merrte shpirtrat nga Toka per ne qiell.

Shamanet turq te Azise Qendrore gjate ritualeve te tyre ndertonin nje shkalle me 7 ose 9 stika druri dhe ne maje vendosnin shqiponjen. Per ta, shqiponja ishte simbol i hyjnores dhe ajo konsiderohej si roje dhe shoqerues i shpirtrave ne momentin e lenies se Tokes pas vdekjes.

Gdhendjet e gjetura ne shkembinj ne keto zona tregojne se sa e rendesishme ishte kjo simbolike. Religjioni shaman turk mbijetoi edhe per shume kohe pas pranimit te Islamit. Tougrul Beig (993?1063 era jone), themeluesi i shteti Selxhuk kishte emertimin metaforik "Shqiponje". Ne heraldiken e mesjetes dhe ne ate moderne, shqiponja eshte simbol i guximit dhe mbahet pikerisht per te treguar nje gje te tille.
Shikim i shkurter mbi shqiponjen me dy koka dhe heraldiken.

Per te lashtet, shqiponja me dy koka ishte embleme e ekuilibrit i cili konsistonte ne nje trup te perbashket qe udhehiqej nga dy koka, njera femra tjetra mashkulli. Gjithashtu ajo simbolizonte universin ne teresi, i cili ishte i ndertuar nga dy forca, ato superiore dhe ato inferiore.

Kjo qenie eshte perfekte nga te gjitha pikat e shikimit dhe perfeksioni eshte i tipizuar ne te dyja kokat, te cilat kane te njejtin dinjitet. Eshte embleme e finalizimit te individit, ku shpirti arrin ciklin final dhe fuqine absolute. Duke pasur nje simbolike kaq te fuqishme, ajo u perdor gjeresisht nga shume popuj.

Shqiponjat jane te perdorura heraldike si ne formen e pikturave ashtu edhe ne ate te gdhendjes. Jo vetem shqiponja e plote por edhe pjese te saja si koka, flatrat apo kthetrat, jane perdorur si simbolika nga shume vende.

Ashtu si luani qe konsiderohet mbreti i kafsheve, ashtu dhe shqiponja konsiderohet mbreti i shpendeve. Duke qene se ka nje simbolike kaq te fuqishme, shqiponja eshte perdorur gjeresisht ne te gjith anet e Globit. Ajo ka egzistuar paralelisht si simbol me nje ashtu edhe me dy koka. Simboli i shqiponjes (si me nje dhe me dy koka) eshte perdorur me shume ne Evrpoen Kontinentale sesa ne heraldiken angleze. Kur mbreteronte Henry III (1216?1272), shqiponja haset vetem ne tre raste. Shpesh shqiponjat (perjashto heraldiken italiane), jane te pikturuara me sqepin, gjuhen dhe majat e flatrave me ngjyre te ndryshme nga ajo e trupit. Nje shqiponje mund te jete e paraqitur me nje apo edhe me dy koka dhe te pakten ne nje rast (ne Gjermani) egziston edhe nje variant ku shqiponja eshte me tre koka. Versioni i thjeshte, ku dy kokat shohin ne drejtime te kunderta dhe shqiponja ka vetem nje trup, eshte edhe simboli i cili trajtohet si ai origjinali. Ndryshimet e tjera dhe shtesat qe i jane bere si psh kryqe, arme, kurora, luane etj i perkasin kryesisht periudhes se shekullit te 11, periudhe e cila mbahet edhe si lulezim i heraldikes.

Monedha islamike te periudhes se Khalif Nasreddin Mahmoud bin Mohammad (vitet 1200) mbajne ne njeren ane shqiponjen me dy koka dhe ne anen tjeter yllin e Davidit. Ndersa shqiponja me dy koka e Bizantit eshte shfaqur fuqishem, rreth shekullit te 13 ne heraldiken perendimore.

Nje rast i veçante eshte edhe perdorimi i emblemes se shqiponjes me dy koka nga heraldika e hebrejve. Ky eshte nje nga faktet me interesante?veçanerisht sepse behet fjale per periudhen e mesjetes. Dihet boterisht qe hebrejte, nuk kane preferenca per te tjeret e kesaj bote, pasi konsiderojne veten si popull i zgjedhur. Ne nje doreshkrim Mahzor ( liber hebre ) te shek. 15?te, i cili ndodhet ne Bibloteken Ambrosiana te Milanos, tregohet nje koleksion armesh, ku nje shqiponje me dy koka shfaqet para se gjithe shenjave te tjera.

Rusia dhe ndikimi i fuqishem i shqiponjes me dy koka te sllavet.
Ky simbol, nje ndikim te fuqishem pati edhe ne Rusi. Aktualisht, shqiponja me dy koka eshte embleme shteti ne Rusi. Ajo eshte vendosur mbi monedha, flamuj, dokumente zyrtare, vula etj.

Ky simbol u shfaq per here te pare ne Rusi ne vitin 1472 me dhenien e te drejtave te fronit per Sofiya Paleolog, per shkak te marteses se saj me Ivan Vasilevich III. Sofiya Paleolog ishte mbesa e perandorit te fundit te Bizantit, perandorise e cila pati shqiponjen me dy koka si simbol kryesor.

Caret rus e konsideronin veten si perandore te perandorise se trete, ku e para ishte Roma (ne Rome u perdor shqiponja si simbol) ndersa e dyta ishte Kostandinopoja e me pas Bizanti ( po ashtu me shqiponjen me dy koka si simbol). Edhe vete emri i tyre, Car, ishte transformim i emrit Cezar.

Ne gjoksin e shqiponjes me 1730 u vendos shenjtori Georgy Pobedonosec i cili shfaqet hipur mbi nje kale te bardhe duke vrare nje dragua. Ky ishte simboli i triumfit te se mires mbi te keqen. Kete ndikim ata e percollen edhe ne vendet e tjera sllave, te cilat kishin qene pjese e perandorise bizantine. Aktualisht shqiponja me dy koka perdoret nga Serbia dhe nga Mali i Zi.

Ngjyra e zeze e shqiponjes dhe kuptimi i saj

Ngjyrat e ndryshme te shqiponjes kishin te benin me rangjet e ndryshme te cilat perfaqesoheshin me kete shenje. Sipas shpjegimeve te autoreve te ndryshem, shqiponja e arte me dy koka, ishte simboli mbreteror.

Keshtu me rradhe do te vinin edhe ngjyrat e tjera, ku e argjenta ishte per rangje me te uleta, ato me ngjyra te ndryshme (unike apo te perziera) i perkisnin shtresave te tjera, apo edhe momenteve e vende te ndryshme sipas te cilave perdoreshin. Nder keto klasifikime, vend te veçante ka shqiponja e zeze, e cila nuk kishte shkelqimin e arte te shqiponjes mbreterore, por me hijen qe ka impononte seriozitet dhe autoritet. Ajo ishte shqiponja qe perdorej ne lufte. Shqiponjat e zeza perdoreshin kur kryheshin luftera dhe ngjyra e tyre nuk kishte te bente me rangun pasi te gjithe mbanin shqiponje te zeze ne beteje.

Simboli i Feniksit, nje prej qenieve me mistike

Tregojne per te emrat e njohur te botes antike latine dhe greke
Per te pare se ç'lidhje ka simboli i shqiponjes me dy koka me ate te feniksit legjendar, duhet te sqarojme me pare se çfare simbolizonte feniksi. Ne lidhje me feniksin kane shkruajtur edhe disa prej emrave me te njohur te antikitetit. Ja se ç'thone dy prej tyre.

Sipas historianit latin, Ovid:
Ovidi e pershkruan keshtu feniksin: "Shumica e qenieve te gjalla lindin nga qenie te tjera, por egziston nje specie e cila riprodhon vetveten. E quajne feniks. Ky nuk jeton me fruta apo me bime, por me rreshire dhe me lengje pemesh aromtike. Kur ai ka jetuar 500 vjet, nderton nje fole ne maje te nje peme arre apo palme.
Ne te ai akumulon kanelle dhe gjithfare lloje bimesh te tjera aromatike nga te cilat nxirren esencat e parfumeve. Nderton me to nje fole ne te cilen vendoset dhe ndersa vdes, nxjerr jashte frymen e tij te fundit e cila perzihet me eren e bimeve aromatike.
Nga trupi i feniksit qe vdiq del nje feniks i ri, i destinuar qe te jetoje po aq gjate sa edhe paraardhesi i tij. Sapo rritet ai largohet nga pema e cila ishte vendlindja e tij dhe varri i paraardhesit. Ai merr me vete hirin e te parit dhe e çon ne tempullin e diellit ne Heliopolis, ne Egjypt. Ai jeton ne vetmi."


Herodoti do te shkruante per Feniksin:
"Nje shpend tjeter i shenjte eshte feniksi. Une vete nuk kam pare ndonje feniks, perveç rasteve kur e kam pare te pikturuar, por eshte nje shpend shume i rralle dhe viziton qytetin e diellit, Heliopolis, ne intervale qe zgjasin afersisht 500 vjet. Ai eshte momenti ne te cilin feniksi vdes dhe nga hiri i tij lind pasardhesi."

Ketu shihet qarte se feniksi ka te beje me kultin e lashte egjyptian te diellit. Shpjegimin e ketij simboli dhe lidhjen qe ka ky me ate te shqiponjes me dy koka e japin studiuesit e okultit dhe te Masonerise. Masoneria eshte bazuar pikerisht ne religjionet e lashta misterioze te Egjiptit dhe te Babilonise.

Çfare eshte Masoneria, ç'simbolizon, ku dhe si lindi ajo?

Filozofia materialiste e Egjiptit te vjeter vazhdoi se ekzistuari edhe pas zhdukjes se ketij civilizimi. Ishte adoptuar nga disa çifute dhe e mbajten te gjalle brenda ne doktrinen kabaliste. Nga ana tjeter, nje numer i mendimtareve greke kishin adoptuar filozofine e njejte dhe e ri?interpretuan dhe e perjetesuan ne forme te shkolles se mendimit te njohur si "Hermeticizem".
Studiuesi turk, Dr. Selami Isindag e spjegon keshtu origjinen e kesaj filozofie dhe vendin e saj ne masonerine moderne:
"Ne Egjiptin e vjeter ekzistonte nje shoqeri fetare qe la si trashegim nje sistem te besimit dhe te menduarit ne hermeticizem. Edhe Masoneria kishte diçka te ngjashme. P.sh., ata qe kishin arritur deri ne nje nivel te caktuar, percillnin ceremonite e shoqerise, zbulimet mbi mendimet dhe ndjenjat e tyre shpirterore dhe mandej i pasonin tek ata qe ishin ne nivele me te ulta.
Pitagora ishte njeri nder hermeticistet qe shkollohej ne keto shkolla. Organizatat dhe sistemet filozofike te shkolles se Aleksandrise dhe Neoplatonizmit i kishin rrenjet e tyre ne Egjiptin e vjeter dhe atje gjendeshin disa ngjajshmeri mes tyre dhe ritualeve masonike.
" Isindag eshte shume i qarte ne lidhje me ndikimin e Egjiptit te vjeter ne origjinen e Masonerise kur deklaron: "Frankmasoneria eshte organizate shoqerore dhe rituale qe i ka fillet e saja ne Egjiptin e vjeter."

Edhe shume autoritete te tjera masonike thone se origjina e Masonerise eshte ne shoqerite sekrete te kulturave te lashta pagane, siç jane ato nga Egjipti i vjeter dhe Greqia antike. Nje mason i vjeter, i deklaruar, turk, Celil Layiketez, ne revisten "Mimar Sinan", ne artikullin me titull "Fshehtesia masonike: Çfare eshte sekrete e çfare jo?" shkruan:
"Ne civilizimet e vjetra greke, egjiptase dhe romake ekzistonin shkolla mistike qe ndeshen ne kontekst te nje shkence te caktuar apo njohuri sekrete. Antaret e ketyre shkollave mistike ishin pranuar vetem pas nje periudhe te gjate te studimeve dhe te riteve te pranimit.

Ne mesin e ketyre shkollave, e para qe mendohet te jete hapur, ka qene shkolla e "Ozirisit". Ajo bazohej ne ngjarjet e lindjes se ketij Zoti, rinise, luftes kunder erresires, vdekjes dhe ringjalljes se tij. Keto çeshtje ishin dramatizuar ritualisht ne ceremonite e performuara dhe ne kete menyre ritet dhe simbolet qe prezentoheshin ishin me shume efektive per shkak te pjesemarrjes aktuale.

Vite me vone, keto rite themelojne qarkun e pare te rendit te vellazerise qe aktualisht vazhdon me emrin e Masonerise. Vellazerite e tilla çdo here vendosin ideale te njejta dhe kur jane ne presion jane ne gjendje qe te jetojne ne menyre sekrete. Ata ishin ne gjendje qe te mbijetojne deri me sot pasi ata vazhdimisht nderronin emrat dhe format e tyre.

Por, ata i mbeten besnik simbolizmit te lashte dhe karakterit te tyre te veçante i cili kalon dore me dore si trashegimi ( Mimar Sinan, 1992, Nr. 84, f. 27-29)." Pra ruajtja e simbolikes dhe trashegimi i saj deri ne ditet aktuale ka te beje edhe me perdorimin prej tyre te simbolit te shqiponjes me dy koka apo ndryshe simbolit te feniksit.

Pse simboli i feniksit u emertua shqiponje me dy koka dhe ç'simbolizon ai realisht? Masoneria eshte e mbushur me simbole magjike. Po ç' eshte nje simbol magjik? Simbol magjik, sipas studiuesit amerikan Fredrick Goodman, eshte nje imazh i cili fsheh nje kuptim te brendshem ne vetvete, pra nje imazh qe ka dykuptimesi, por qe kuptimi i vertete fshihet nga pamja, e cila sherben vetem per kamuflim.

Po te egzaminosh simbolet masonike dalin ne pah kuptime te fshehta qe tregojne pershkallezimin e pushtetit, hyjnores, te keqes e keshtu me rradhe. Shqiponja me dy koka eshte simboli apo shenja me e dallueshme masonike. Per te eshte folur shume sepse ajo ka nje shperndarje te gjithanshme. ("Magic Symbols" nga Fredrick Goodman, fq.6)
avatar
KLEA LOVE
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 861
 <b>Piket</b> Piket : 993
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : MILANO

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës

Mesazh nga KLEA LOVE prej Mon 4 Jan 2010 - 7:48

Çfarë përfaqësojnë dy kokat e shqiponjës?



Jemi disa grupe ku mblidhen shqiptaret emigrante ketu ne Fildelfia, sipas lokaleve te ndryshme qe kemi çelur. Midis bisedave linden idera te ndryshe per çeshtjen: "Çfare perfaqesojne dy kokat e shqiponjes se flamurit tone? Disa e dine se jane dy krahinat e Shqiperise qe ne kohen e Skenderbeut, disa se ato perfaqësojne veriun dhe jugun ose gege dhe toske, pikerisht per te verteten qe eshte nje dhe jo dy, cilen duhet te pranojme? Besojme se gazeta “Shekulli” me rubriken e saj “KONTAKT”, do te na ndihmoje ne kete drejtim. Pershendetje nga emigranti Ligor Luarasi, SHBA.

I dashur lexuesi ynë Ligor! Ne të “Kontakt”, pasi lexuam e-mailin tuaj, kontaktuam me një prej historianëve tanë, që ka studiuar periudhën përkatëse, prof. Kasem Biçoku. Ai na shpjegoi se asnjëra nga të vërtetat që ju njihni, nuk është e vërtetë. Sipas profesorit, shqiponja dykrenare është përdorur si simbol pushteti dhe dokumentohet se është përdorur për herë të parë nga perandori Kostandin dhe më pas u bë traditë vendëse në të gjithë Ballkanin. U përdor edhe nga Skënderbeu, për të treguar se ishte përfaqësues i sundimit paraosman. Kush është rrjedha historike? Profesor Kasem Biçaku tregon: Në lashtësi ka qenë shumë i përhapur totemizmi (lloj besimi që adhuronte kafshët dhe shpendët, duke i konsideruar si mbrojtës dhe themelues të njerëzimit). Shqiponja është konsideruar si bashkudhëtare e perëndive dhe vetë perëndi. Ajo dhe luani janë konsideruar kudo si mbretër, përkatësisht të shpendëve dhe të kafshëve, për këtë arsye figura e shqiponjës dhe luanit janë më përfaqësueset në heraldikat (stemat, shenjat) e vjetra. Shqiponja është simbol pushteti, guximi dhe lartësimi shpirtëror. Ka qenë simbol pushteti perandorak, prandaj është dhe në heraldikat e shumë vendeve.

Shqiponja me dy krerë është përdorur si simbol që në shekullin VII para erës sonë në Turkmenistan. Shqiponja e zezë me një kokë është përdorur si simbol në perandorinë romake dhe me përhapjen e Krishtërimit u përdor edhe nga kisha.

Shqiponja dykrenare është përdorur për herë të parë nga perandori me origjinë iliro-shqiptare, Kostandini (306-337), themelues i Kostandinopojës, duke i krijuar perandorisë romake dy qendra administrative; Romën dhe Kostandinopojën dhe shqiponja simbolizonte keto dy vende. Gjatë sundimit të perandorit iliro-shqiptar Justiniani I (527-565) u bë bashkimi i dy kishave dhe si simbol i përbashkët kishtar u bë shqiponja dykrenare, prandaj gjendet si simbol nëpër kishat mesjetare të Shqipërisë dhe Ballkanit. Në shekullin XX në perandorinë Bizantine shqiponja dykrenare shfaqet me krahë gjysmë të hapur dhe vazhdoi të shfaqej ashtu.

Shqipëri, si simbol pushteti, shqiponjën e kanë përdorur familjet sundimtare shqiptare të mesjetës si Kastriotët, Arianitët, Muzakajt, Topiajt Gjurashët po ashtu edhe Çernojoviçët e Malit të Zi. Duke përdorur shqiponjën si simbol të pushtetit të tyre, dëshmohet se këto familje kanë qenë funksionare të larta gjatë Perandorisë Bizantine.

Me shembjen e Perandorisë Bizantine në vitin 1453, shohim që nga Skenderbeu u përdor edhe ngjyra e flamurit të Bizantit dhe me këtë donte të tregonte se ishte vazhdues i pushtetit paraosman, megjithëse i bëri dallime qoftë stemës dhe flamurit, për ta dalluar nga ai i Bizantit. Në vulën e Skënderbeut, ku është shqiponja dykrenare, ndërmjet dy krerëve të saj është vendosur një yll me 6 cepa. Mbi këtë yll është një yll tjetër me 8 rreze.
Kurse në stemën e Kastriotëve që është gdhendur 2 herë në varrin monumental të nipit të Skënderbeut, Kostandinit, ylli është me 8 cepa dhe mbi krerët e shqiponjës janë dy kurora mbretërore. Me këto simbole Skënderbeu tregonte pretendimin se kishin prejardhje nga Aleksandri i Madh, gjë që e kemi të shprehur në epigrafin e Alfonsit në një kishë të Valencias në Spanjë. Pra shqiponja dykrenare është përdorur masivisht nga sundimtarët si simbol pushteti dhe mund të konsiderohet traditë romako- bizantine.
avatar
KLEA LOVE
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 861
 <b>Piket</b> Piket : 993
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : MILANO

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës

Mesazh nga KLEA LOVE prej Mon 4 Jan 2010 - 7:49


Flamuri i Shqipërisë është flamuri kombëtar shqiptar, një flamur me fushë të kuqe dhe një shqiponjnë dykrenare të zezë në mes.

Flamuri shqiptar e ka prejardhjen nga nga një vulë e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili i udhëhoqi shqiptarët në një kryengritje të përbashkët në shekullin XV kundër perandorisë osmane duke i sjellë trojeve shqiptare pavarësinë për një kohë të shkurtër (1443-1478). Shqiponja ishte pjesë e emblemës së familjes Kastrioti e cila e ka zanafillën në perandorinë bizantine.

Sipas prof. Kasem Biçoku, shqiponja dykrenare është përdorur si simbol pushteti dhe dokumentohet se është përdorur për herë të parë nga perandori Kostandin dhe më pas u bë traditë vendëse në të gjithë Ballkanin. U përdor edhe nga Skënderbeu, për të treguar se ishte përfaqësues i sundimit paraosman. Kush është rrjedha historike? Profesor Kasem Biçaku tregon: Në lashtësi ka qenë shumë i përhapur totemizmi (lloj besimi që adhuronte kafshët dhe shpendët, duke i konsideruar si mbrojtës dhe themelues të njerëzimit). Shqiponja është konsideruar si bashkudhëtare e perëndive dhe vetë perëndi. Ajo dhe luani janë konsideruar kudo si mbretër, përkatësisht të shpendëve dhe të kafshëve, për këtë arsye figura e shqiponjës dhe luanit janë më përfaqësueset në heraldikat (stemat, shenjat) e vjetra. Shqiponja është simbol pushteti, guximi dhe lartësimi shpirtëror. Ka qenë simbol pushteti perandorak, prandaj është dhe në heraldikat e shumë vendeve.

Shqiponja me dy krerë është përdorur si simbol që në shekullin VII para erës sonë në Turkmenistan. Shqiponja e zezë me një kokë është përdorur si simbol në perandorinë romake dhe me përhapjen e Krishtërimit u përdor edhe nga kisha katolike.

Shqiponja dykrenare është përdorur për herë të parë nga perandori me origjinë iliro-shqiptare, Kostandini (306-337), themelues i Kostandinopojës, duke i krijuar perandorisë romake dy qendra administrative; Romën dhe Kostandinopojën dhe shqiponja simbolizonte keto dy vende. Gjatë sundimit të perandorit iliro-shqiptar Justiniani I (527-565) u bë bashkimi i dy kishave dhe si simbol i përbashkët kishtar u bë shqiponja dykrenare, prandaj gjendet si simbol nëpër kishat mesjetare të Shqipërisë dhe Ballkanit. Në shekullin XX në Perandorinë Bizantine shqiponja dykrenare shfaqet me krahë gjysmë të hapur dhe vazhdoi të shfaqej ashtu.

Shqipëri, si simbol pushteti, shqiponjën e kanë përdorur familjet sundimtare shqiptare të mesjetës si Kastriotët, Arianitët, Muzakajt, Topiajt, Gjurashët, po ashtu edhe Çernojoviçët e Malit të Zi. Duke përdorur shqiponjën si simbol të pushtetit të tyre, dëshmohet se këto familje kanë qenë funksionare të larta gjatë Perandorisë Bizantine.

Me shembjen e Perandorisë Bizantine në vitin 1453, shohim që nga Gjergj Kastrioti u përdor edhe ngjyra e flamurit të Bizantit dhe me këtë donte të tregonte se ishte vazhdues i pushtetit paraosman, megjithëse i bëri dallime qoftë stemës dhe flamurit, për ta dalluar nga ai i Bizantit. Në vulën e Skënderbeut, ku është shqiponja dykrenare, ndërmjet dy krerëve të saj është vendosur një yll me 6 cepa. Mbi këtë yll është një yll tjetër me 8 rreze. Kurse në stemën e Kastriotëve që është gdhendur 2 herë në varrin monumental të nipit të Skënderbeut, Kostandin Kastrioti, ylli është me 8 cepa dhe mbi krerët e shqiponjës janë dy kurora mbretërore. Me këto simbole Skënderbeu tregonte pretendimin se kishin prejardhje nga Aleksandri i Madh, gjë që e kemi të shprehur në epigrafin e Alfonsit në një kishë të Valencias në Spanjë. Pra shqiponja dykrenare është përdorur masivisht nga sundimtarët si simbol pushteti dhe mund të konsiderohet traditë romako- bizantine.

Gjatë kohës së Rilindjes, aktivistët e saj të të gjitha feve e grupeve punonin dhe vepronin nën hijen e këtij flamuri edhe pse ai nuk ishte i standardizuar deri në kohën e krijimit të shtetit të parë shqiptar. Me kthimin e Ismail Qemailit në Vlorë, dhe krijimin e shtetit të parë të shqiptarëve bëhet edhe standarizimi i flamurit kombëtar shqiptar i cili ishte gjithashtu edhe flamuri shtetëror i qeverisë së parë të Shqipërisë. Ky flamur llogaritet si një ndër elementët kryesore të kombit të tyre. Në Shqipëri dhe Kosovë janë bërë disa ndryshime të flamurit kombëtar dhe janë përdour si flamuj shtetëror apo administrativ nga qeveri e sisteme të ndryshme. Ndër ndryshimet e bëra nga shqiptarët kanë qenë ndryshimet që i janë bërë shqiponjës në nivel kombëtar, ndërsa ndryshimet tjera kanë humbur diku në histori si ndryshimet qeveritare, partiake, lokale etj.
avatar
KLEA LOVE
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 861
 <b>Piket</b> Piket : 993
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : MILANO

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës

Mesazh nga KLEA LOVE prej Mon 4 Jan 2010 - 7:49

Në librin "Flamuri i Kombit Shqiptar", është e para here, që në studimet për etnokulturën tone, shpjegohet me hulumtime të suksesëshme, të bazuar në materiale konkrete arkeologjike e etnologjike, se cila është zanafilla e shqiponjës dykrenare. Motiv që kombi ynë, qysh prej pesë shekujsh e ka edhe simbol të flamurit. Nga studiuesi Jaho Brahaj, është shpjeguar enigma e zanafilës, së shqiponjën dykrenare, e cila si shpaloset nga faqet e librit në fjalë, tek populli jonë shqiponja, është e trashëguar nga kohë të hershme me besimet e kultin për këtë shpend. Shqiponja dykrenare shpjegohet, që e kishin paraardhësit tone, qysh në kohën e bronzit, dhe që shfaqet në kulturën materiale arkeologjike në periudhën e hekurit (mijëvjeçari i parë p. e.re.). Studimi monografik, "Flamuri i Kombit Shqiptar, është bazuar kryesishtë në strukturat shpirtërore e materiale të krijuara ndër mijëravjeçarë, nga populli ynë dhe janë ruajtur dhe trashëguar po nga kultura materiale, në hajmali, ornamente, në qëndisma, tekstile popullore e gdhendje në dru e në gur.

Hulumtimi i autorit për këtë monografi, përfshin gjithë trashëgimin e objekteve arkeologjike të ruajtura në truallin Ballkani me këtë tematikë të botuara nga studiuesit tonë dhe të huaj. Në mënyrë shterruese mundet të themi, është gjurmuar gjithë trashëgimija shpirtërore e ruajtur nga popullsija e jonë, në të gjitha trevat ku banojnë shqiptarët.

Libri "Flamuri i Kombit Shqiptar" paraqitet para lexuesit me dy pjesë. Pjesa e parë shpalos një hulumtim e kultit të shqiponjës, tek parailirët (pellazgët) dhe tek ilirët. Kjo është parë me anë të shumë disiplinave shkencore, si arkeologjia, etnologjia, mitologjia shqiptare, thënie të shkrimtarëve të vjetër të Greqisë së lashtë e të Romës dhe është gjurmuar në studimet e më parshme. Mënyra e shpalosjes së mendimeve e të konkluzioneve, është berë me një gjuhë të qartë dhe megjithse është një studim i mirfilltë shkencor e me shumë vlera për trashëgiminë tonë komëtare, ajo i paraqitet edhe lexuesit të gjërë, me gjuhë të kuptueshme. Paraqitja për lexuesin e gjërë, nuk e ka ulur nivelin shkencor, por e ka detyruar autorin të kërkojë forma të qarta dhe të kuptueshme për hartimin e librit, dhe kësaj ja ka arritur, që ky të quhet një libër, që do ketë një lexues masiv.

Pjesa e dytë e librit i kushtohet vazhdimësisë së praktikimit të flamurit kombëtar shqiptar, që nga 2 marsi i vitit 1444 e deri në ditët tona në vazhdimësi. Nga studimet dhe botimet e deri sotme për vazhdimsinë e njohjes dhe praktikimit të vazhdueshëm të flamurit, mbizotëronte mendimi, që ai ishte harruar në shekujt e gjatë të pushtimit osman. Me një hulumtim të dokumenteve, botimeve të huaja e shqiptare dhe me dëshmi materiale të ruajtura në arkivat e huaja, ose nga trualli ynë, rezulton në këtë liber, që flamuri ynë kombëtar, pati një vazhdueshmëri në zemrën e shpirtin e popullit liridashës shqiptar, por dhe dokumentohet, që ai është perdorur në shumë veprime luftarake e ngjarje të tjera, si kuvende popullore, botime, dekoracione arkitektonike popullore e ornamentale.

Si rezultat i gjurmimit në pasurinë tradicionale dhe të, të dokumenteve të shkruara për popullin tonë dhe për të tjerët është bërë e mundur veçimi dhe pasqyrimi, se çfarë mori nga kultura e jonë Perandoria Bizantine për kultin e shqiponjës dhe hulumtime për simbolin e shqiponjës tek popujt e tjerë. Shqiponjën dykrenare e mori Bizanti nga kultura e kulti ilir i shqiponjës dhe shumë popuj pastaj e morën, po nga ky simbol, që megjithse ishte i ilirëve, më vonë u bë i disa princave, shteteve e perandorive. Kjo në një kapitull të shkurtë është paraqitur duke ju referuar një literature të gjërë.

Pa filluar të shpalosim subjektin e tematikës së librit, mundet të permendim vetëm disa pika themelore që janë fryt i kësaj pune studimore me kritere shkencore të këtij libri;

Për herë të parë tregohet zanafilla e traditës mijëravjeçare të shqiponjës dykrenare tek ilirët e në vazhdimësi deri në ditët tona.
Hidhet dritë mbi atë, që i dha Perandorisë Bizantine populli i jonë dhe vertetohet, se është populli ynë, që e trashëgoi shqiponjën dykrenare tek bizantinët, dhe jo sikur është thënë deri sot, se ne Shqiptarët e morëm nga bizantinët.
Ndriçohet vazhdimësia e praktikimit të flamurit kombëtar shqiptar në vazhdimsi në pushtimin e gjatë osman dhe jo si është thënë deri më sot, se ai ishte harruar.
Në periudhën, që nga 28 nëntori 1912, deri më sot bëhet një kronollogji e luftës dhe perpjekjeve të panderprera për ruajtjen dhe shpalosjen e simbolit të shtrejtë kombëtar nga gjithë popullsija shqiptare autoktone në Ballkan.

Botimi i monografisë "Flamuri i Kombit Shqiptar" në kudrin e 90-vjetorit të shpalljes së Pavarsisë Kombëtare besojmë dhe jemi të bindur, se do jetë një ngjarje me vlerë në fushën e botimeve shkencore shqiptare.
avatar
KLEA LOVE
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 861
 <b>Piket</b> Piket : 993
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : MILANO

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës

Mesazh nga KLEA LOVE prej Mon 4 Jan 2010 - 7:50


Për shumë vite me radhë ka dominuar versioni zyrtar, se flamuri që Ismail Qemali ngriti më 28 Nëntor 1912 në Vlorë,u qëndis nga korçarja Marigo Pozio, që jetonte në atë kohë në Vlorë dhe ajo e qëndisi atë brenda natës. Por, ky version i shndërruar në mit nuk i kënaqi të gjitha interpretimet që bëhen kohëve të fundit.

Një version tjetër që del nga kujtimet e pjesëmarrësve të Kuvendit të Vlorës, vë në pah se, flamuri që Ismail Qemaili ka ngritur në Vlorë,është po ai që zbukuronte podiumin e Hotelit- „Kontinental“ në Bukuresht, në mbrëmjen e 5 nëntorit 1912. Takimi i Ismail Qemaili me komunitetin shqiptar të Bukureshtit, realisht vendosi shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë,që do të jetësohet 23 ditë më vonë në Vlorë. Të gjitha burimet rezultojnë se flamuri u mor nga Spiridon Ilo dhe gjatë gjithë udhëtimit me shpurën e Ismail Qemailit,e ka mbajtur me vet në gji. Meqë z.Ilo ishte djali i tezes së Marigo Pozios,natën e 27 nëntorit,ka fjeturr në shtëpinë e saj në Vlorë dhe sipas dëshmive,znj. Pozio ka qëndisur brenda natës vetëm theket e flamurit. Sipas kujtimeve të Vangjo Ilos (djalit të Spiridon Ilos)flamuri që e ka sjellur i ati nga Bukureshti në Vlorë ishte i stampuar e jo i qëndisur dhe ka pas përmasën 80 cm me 1 metër. Ky flamur nuk ishte i qëndisur më fije ari siç është pohuar deri më tani,por ka pasur thekë të verdhë, të cilat siç u tha më lartë, i ka qëndisur Marigo Pozio.

Ekziston edhe një version tjetër që lidhet me emrin e Marigo Pozios. Në një shkrim të gazetës“Dielli“që botohet në SHBA,thuhet se flamurin e ngritur në Vlorë e kishin sjellur mërgimtarët shqiptarë nga Amerika në Korfuz,për këtë qëllim. Meqenëse Marigo Pozio (grua e një tregëtari vlonjat),ato ditë ndodhej në Korfuz, në pamundësi që ta fuste një mashkull flamurin në Shqipëri(për shkak të pengesave të mëdha doganore), këtë e bëri Marigo Pozio, e cila e mbështolli brenda veshjeve të sipërme dhe e solli në Vlorë.

Eqrem bej Vlora thotë se flamuri që u ngrit në Vlorë, në vitin 1914
u dogj nga grekët në Delvinë!

Ndërkaq,përveç këtyre versioneve, Eqrem bej Vlora (kusheri i Ismail Qemalit), në kujtimet e tij,thotë se-flamuri që u ngrit më 28 Nëntor 1912 në Vlorë, ishtë një flamur që e mbaja në shtëpi si kujtim,të dhuruar solemnisht më 1909 nga një pinjoll i familjes Kastrioti (don Aladro Kastrioti) me banim në Paris. Dhe këtë pohim të Eqrem bej Vlorës e vërtetojnë plotësisht disa dokumente(letërkëmbime) që janë gjetur në maj 2004 në arkivat e ministrisë së jashtme të Shqipërisë.

1. Në dokumentin e parë thuhet se në vitin 1930 qeveria shqiptare ka marrë një vendim të rëndësishëm që flamurin e ngritur në Vlorë ta kthente në një material muzeal dhe për këtë qëllim,prefekturës së Vlorës i drejtohet me një letër zyrtare,ku i kërkohej ta gjej flamurin dhe ta sjellin në Tiranë për ta vendosur në muzeun kombëtar.Në vitin 1930 pothuaj se të gjithë protagonistët ishin gjallë përfshirë këtu edhe Marigo Pozion.

2. Ndërkohë Prefektura e Vlorës i dërgon një letër zyrtare ministrisë së brendshme të Shqipërisë(asokohe ministër ishte Musa juka) në të cilën sqaron se flamuri,që Ismail Qamaili e ka ngritur në Vlorë ishte pronë private e Eqrem bej Vlorës,ashtu siç thotë edhe vet Eqrem bej Vlora në kujtimet e tij.Së këndejmi kjo perfekturë kërkonë nga ministria që t´i drejtohet zyrtarisht Eqrem bej Vlorës,i cili asokohe ishte zyrtarë i qeverisë shqiptare(mbretërisë zogiste) në Athinë.

3. Zoti Rauf Fico,ministër i jashtëm i Shqipërisë përmes një letre dërguar z.Eqrem bej Vlorës në Athinë,kërkon që ta dorëzon flamurin për ta vendosur në muzeun kombëtar.

4. Ndërkohë z.Eqrem bej Vlora në letër-përgjigjen e tij prej 3 faqesh, pasi e falënderon ministrinë e jashtme që më në fund është kujtuar për ta kthyer flamurin e ngritur në Vlorë,në material muzeal,me keqardhje thotë,se ai flamur nuk ekziston më!Në vijim ai shpjegon se ky flamur, pas përfundimit të Kuvendit të Vlorës,u rikthye në shtëpinë e tij dhe ka vazhduar ta mbajë atë si të shenjtë. Mirëpo në vitin 1914 kur në Vlorë hynë forcat rebele të Shqipërisë së Mesme,nga frika se do ta gjenin flamurin(sepse shtëpitë e bejlerëve shqiptar që kishin orientime perëndimore u dogjën tërësisht),zonja Delvina-një grua patriote që kishte qëndruar në shtëpinë e tij, gjatë largimit nga Vlora e merr edhe flamurin me vete në Delvinë.

Znj.Delvina
këtë flamur e ruan me kujdes(si të shejt) së bashku me sendet e saja pesonale. Asokohe, ndonëse në jug të Shqipërisë krijohet qeveria„vorio-epirote“ që luftonte për bashkimin e kësaj pjese shqiptare me Greqinë, familja e znj. Delvina duke qenë në fokus për t´u persekutuar,detyrohet të largohet për në Korfuz, dhe lënë gjithçka kishin në shtëpinë e tyre.Pas një kohe,shtëpia plaçkitet nga forcat “vorio-epirote“dhe digjet me të gjitha gjësendet së bashku me flamurin. Pra,sipas këtyre dokumenteve që gjinden në arkivin e ministrisë së jashtme të Shqipërisë,duket se janë demantuar të gjitha versionet që kanë të bëjnë më flamurin,që është ngritur më 28 Nëntor 1912 në Vlorë.
avatar
KLEA LOVE
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 861
 <b>Piket</b> Piket : 993
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : MILANO

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës

Mesazh nga KLEA LOVE prej Mon 4 Jan 2010 - 7:50


(Flamuri shqiptar në Sheshin e Shën Pjetrit,
me rastin e Beatifikimit të Nënë Terezes)


Flamuri Shqiptar konsiderohet ndër flamujt më të vjetër të popujve evropian.
Shumë historianë flamurin e sotëm shqiptar me shqiponjë dykrenare i japin disa kuptime.
Shpjegim më të mire ka dhënë studiusi Jaho Braho në librin e tij "Flamuri i kombit Shqiptar". Enigma e zanafillës së shpiponjës dykrenare që shpalos tek populli ynë është trashëguar nga kohët e hershme me besimet e kultin për këtë shpend.
Shqipojën dykrenare shpjegohet që e kishin paraardhësit tanë qysh në kohën e bronzit dhe që shfaqet në kulturen arkeologjike në perdhën e kekurit (mijëvjeçarit e pare p.e.r.)
Ky studijus është bazuar kryesisht në strukturat shpirtërore e materiale të krijuara ndër mijëravjeqarë, nga populli ynë dhe janë ruajtur dhe trashëguar po nga kultura materijale në hajmali, ornamente, në qendisje tekstile popullore e gdhendje në gur. Ai shpalos një hulumtin të pultit të shqiponjës, tek parailirët (pellazgët) dhe tek ilirët. Kjo është parë në anë të shumë diciplinave shkencore, si arkiologjia, etnologjia, mitologjia shqiptare, thënie të shkrimtarëve të vjetrë te Greqisë së lashtë e të Romës dhe është gjurmuar në studimet e mëparshme. Gjithashtu ai i kushtohet vazhdimësisë së praktikimit të flamurit kombëtar shqiptar, që nga 2 Marsi i vitit 1444 e deri në ditët tona në vazhdimësi. Nga studimet dhe botimet e derisotme për vazhdimësinë e njohjes dhe praktikimit të vazhdueshëm të flamurit, mbizotëronte mendimi, që aji ishte harruar në shekujt e gjatë të pushtimit osman. Si rezulutat i gjurmimit në pasurinë tradicionale dhe të dukumentave të shkruar për popullin tonë dhe për të tjeret është bërë e mundur veçimi dhe pasqyrimi, se qfarë mori nga kultura jonë Perandoria Bizantine për kultin e shqiponjës dhe hulumtime për simbolin e shqiponjës tek popujt e tjerë. Shqiponjën dykrenare e mori Bizantia nga kultura e kulti ilir për shqiponjën dhe më vonë e morën edhe shumë popuj tjerë, por ky simbol, që megjithëse ishte i ilirëve, më vonë u bë i disa princave, shteteve, e perandorive. Kjo në një kapitull të shkurtë është paraqitur duke ju referuar një literature të gjerë. Shumëherë dëgjohet nga historianë të ndryshëm se shqiponja dykrenare është marrë nga bizantët që bie ndesh me konstatimin e studiusit Braho.

Ka edhe pohime që shqiponja me dy krena është emblema që Konstandini i Madh zgjodhi për të përfaqësuar Bizantinë, në kohën e ndarjes së perandorisë Romake në Lindje dhe Perëndim. Kjo është arsyeja që shqiponjën me dy krena e gjen në flajujt e gjithë vendeve të Lindjes, kryesisht atyre të besimit ortodoks. Konstandini i Madh qe një perandor romak me origjinë ilire sipas të cilit mori emrin edhe qyteti i Stambollit të sotëm që u quajt në atë kohë Konstandinopojë (qyteti i Konstandinit). Shqiponja fluturon më lart se çdo shpend tjetër dhe është e pamposhtur nga zogjtë e tjerë, pra për këtë në vetvete përbën krenarinë e një kombi. Ka pohime ë shpeshta se shqiponja dykrenare simbolizon Shqipërinë e Jugut dhe të Veriut, toskët dhe gegët. Zanafillën e flamurit gjer tani më së miri e shpjegon z. Jaho Braho, që me këtë studim ai konstaton zanafillën e traditës mijëravjeçare të shqiponjës dykrenaretek ilirët e në vazhdimësi deri në ditët tona.

Hidhet dritë mbi atë, që i dha Perandorisë Bizantine populli ynë dhe vërtetohet, se është populli shqiptar që e trashëgoj shqiponjën dykrenare tek bizantinët, dhe jo sikur është thënë deri sot, se ne shqiptarët e morëm nga bizantinët. Ndriçohet vazhdimësia e praktikimit të flamurit kombëtar shqiptar në vazhdimësi në pushtimin e gjatë osman dhe jo si është thënë deri më sot, se ai ishte harruar. Në periudhën që nga 28 nëntori 1912 deri më sot bëhet një kronologji e luftës dhe përpjekjeve të pandërprera për ruajtjen dhe shpalosjen e simbolit të shtrenjtë kombëtar nga gjithë popullsia shqiptare autoktone në Ballkan. Prej kohës së Skënderbeut e deri në shpalljen e pavarësis së Shqipëris në vitin 1912 flamuri shqiptar pothuajse ishte i panjohur për shqiptarët. Edhe për ringjalljen e flamurit jepen shumë variante. Një ndër to është fjalimi i Nolit për Konicën që ai e konsideron si zbuluesi i flamurit. Në fjalimin mortor të Konicës, Noli tha: "Nofta e dini që asnjë nga flamurët e fqinjve tanë ballkanikë nuk është më i vjetër se një qind e pesdhjetë vjet. Disa prej atyre nuk e kanë mbushur as qindin akoma. Flamuri ynë është të pakën 500 vjet i vjetër, dhe nofta disa qindra vjet të tjera përmi to. Është flamuri historik i Skënderbeut, kryetrimit kombëtar që luftoi njëzet e pesë vjetë me radhë kundër Turqve dhe ka qenë luftëtari i funtëm ne Ballkan, i cili ka përballuar Sulltanët më tëmëdhenj të Turqisë. Pas vdekjes së Skënderbeut, Shqipëria, e nneveritur prej fuqive evropjane, ra nV duart e Turqve. Për katër qint vjet me radhë atdheu ynë ka rënkuar nënë zgjedhën e Sulltanëve. Në këtë periudhë Flamuri i Skënderbeut u harrua, dhe askush nuk e dinte që egzistonte gjer sa u zbulua prej një studenti të ri në historinë latinishte të kënderbeut prej Barletit. Ay student ishte Faik Konitza dhe atë flamur që ka qeverin flamurin e kuq me shkabën e zezë dykrenare, na e ka zbuluar ay vetë pas një harrimi prej katër qind vjetësh".

Prej 1912 e deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri ishin përdorur disa lloje të flamujve. Sot shqiptarët kanë flamurin të ngjashëm me atë që ka përdorur Skënderbeu, me disa ndryshime të vogla.



Hymni kombëtar

Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një dëshirë dhe një qëllim,
Të gjithë Atij duke iu betuar,
Të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ay largohet,
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk friksohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor.


Në dorë armët do t'i mbajmë,
Të mbrojmë Atdheun në çdo vend,
Të drejtat tona ne s'i ndajmë,
Këtu armiqtë s'kanë vend.

Se Zoti vet e tha me gojë,
Që kombe shuhen përmbi dhè,
Po Shqipëria do të rrojë,
Për te, për te luftojmë ne.
avatar
KLEA LOVE
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 861
 <b>Piket</b> Piket : 993
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : MILANO

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës

Mesazh nga Shaban Cakolli prej Tue 5 Jan 2010 - 1:42

Te lumtë mike,ju ofroni shkrime të mira
avatar
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës

Mesazh nga Vizitor prej Tue 5 Jan 2010 - 2:11

shum e vertet kemi qen jemi dhe do te jemi pergjithmon shqiptar po me kete shqipojn qe e gezojm
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës

Mesazh nga Shaban Cakolli prej Tue 5 Jan 2010 - 2:50

te lumte mike per keto qe thua
avatar
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi