Situatë e nderë dhe bilanc dramatik në Shkodër

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Situatë e nderë dhe bilanc dramatik në Shkodër

Mesazh nga Geri prej Sat 9 Jan 2010 - 7:24


Shkoder 7 janar 2010
Ndërkohë
që në Shkodër vazhdojnë evakuimet masive, KESH raporton se ka rritje te
ndjeshme te shkarkimit te ujit ne gjithe hidrocentralet mbi Drin.
Nga
raporti i fundit i mbërritur nga KESH-i mësojmë se janë rritur
shkarkimet e ujit në gjithë hidrocentralet vendosur mbi Drin që po
shkaktojnë përmbytje të mëdha në ultësirën e Nënshkodrës.
Duke iu
referuar të dhënave të orës 13:00 mësojmë se "nga Fierza po shkarkohet
1 115 metër kub ujë në sekond, nga 820 që ishte sasia e derdhjeve në
orën 06:00 të ditës së sotme. Në Koman, në mesditë shkarkohet 2 096
metër kubë ujë në sekond, ndërsa në mëngjes shifra ishte 1 700 m3/s.

Vau
i Dejës aktualisht shkarkon 2 365 m3/s, shifër rekord kjo e këtyre
ditëve po të kemi parasysh se Vau i Dejës mbahej nën kontroll për shkak
se ndikon direkt në shtimin e ujit në zonat e banuara.
Rritja e
shkarkimeve nga hidrocentralet mbi lumin Drin ka sjellë dhe shtim të
sasisë së ujit në zonat e përmbytura të rrethi të Shkodrës si dhe
përhapje të tij dhe në zona të tjera.
Të dhënat e fundit të
Komisionit te Emergjencës Civile të Qarkut Shkodër raportojnë për 8680
ha tokë e përmbytur, 2691 banorë të evakuar dhe 2037 shtëpi nën ujë.
Nga
terreni raportohet se uji i lumit Drin ka mbuluar lagjen Bahçallek në
hyrje të qytetit të Shkodrës ndërsa në disa vende ka dalë dhe mbi
asfaltin e autostradës Shkodër- Tiranë. Por përveç Drinit ka pasur
rritje të kuotës dhe në lumin Buna dhe liqenin e Shkodrës të cilët janë
bashkuar dhe kanë dalë mbi rrugë. Një pjesë e lagjeve periferike janë
përmbytur përfshirë Bahçallekun, Ajasmën, Tophanën dhe Livadhet.

Bahçallek niveli i ujit ka shkuar deri rreth 50 cm dhe në dispozicion
të lëvizjes së banorëve janë bënë varka prej gome së bashku me
efektivët përkatës të policisë që ndihmojnë banorët.

Të dhënat e fundit të Qendrës Operacionale
Bashkia Shkodër 230 ha 70 320
Komuna Dajç 2000 ha 2000 1187
Komuna Ana Mal 1170 ha 170 170
Komuna Velipojë 2000 ha 6 50
Komuna Bërdicë 1500 ha 150 20
Komuna Gur i Zi 180 ha 250 200
Komuna Bushat 1100 ha 35 80
M Madhe 500 ha 10 8
Gjithsej 8680 ha 2691 2037

_________________

Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi