Sulmohet Top Channel

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Sulmohet Top Channel

Mesazh nga Erisa1 prej Tue 19 Jan 2010 - 22:14

Sulmohet Top Channel
20/01/2010


Sulmohen dhe demtohen ambjentet e Top Channel tek ish ekspozita “Shqiperia Sot”.
Menjehere pas aktit vandal, Top Channel i eshte drejtuar me nje padi penale per shkaterrim te ambjenteve te saj me dashje, Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane si edhe Drejtorise se Policise.

Ne padi Top Channel kerkon gjetjen dhe venien perpara pergjegjesise te personave te cilet shkaktuan deme te konsiderueshme, si edhe vune ne rrezik jeten e punonjesve qe ishin brenda studiove.

Ne vendin e ngjarjes, menjehere pas ketij akti vandal, mberriti policia e rendit dhe ajo bashkiake dhe oficere te Policise Gjyqesore te Tiranes, te cilet kane filluar hetimet. Pas verifikimeve policore ne vendin e ngjarjes, brenda studiove te Top Channel, si edhe matjeve te demtimeve te shkaktuara, dosja i ka kaluar Prokurorise se Rrethit Tirane.

Oficeret e policise kane marre ne pyetje edhe deshmitare qe gjendeshin ne vendin e ngjarjes kur ndodhi edhe akti i dhunes ndaj studiove te Top Channel. Por nuk kane ndaluar personat qe kane demtuar catine, dhe qe ne ato momente ndodheshin ne godine, per te gjetur autoret qe urdheruan cenimin e ambjenteve.

Cenimi i ambjenteve te Top Channel me nderhyrjen ne ambjentet tek ish ekspozita “Shqiperia Sot”, ka nisur disa dite me pare. Top Channel i eshte drejtuar qe me 15 janar organeve perkatese, policise dhe Prokurorise se Tiranes, per te marre masat e menjehershme, ndalimin dhe venien perpara pergjegjesise penale te autoreve dhe urdheruesve te kesaj ngjarjeje te rende.

Pavaresisht se nderhyrja dhe demtimi i ambjenteve te televizionit kombetar Top Channel, ka ndodhur prej disa ditesh, policia ka reaguar me vonese.

Top Channel i eshte drejtuar po ashtu me nje kerkese, Ministries se Ekonomise, Tregetise dhe Energjitikes, duke kerkuar nderhyrjen e saj, per sa kohe ka nje kontrate te rregullt me te dhe ploteson ne menyre shume te rregullt detyrimet ndaj saj.

Top Channel ka marre prej pese vitesh me qera ambjentet tek ish ekspozita “Shqiperia Sot”, me nje kontrate 20 vjecare, duke realizuar nje investim prej 595 milione lekesh te reja dhe duke punesuar ne te 220 punonjes.

Mosnderhyrja ne kohe e policise, eshte nje dem i madh per investimin e bere ne kete ndertese dhe nje kercenim serioz per jeten e 220 punonjesve te Top Channel ne kete godine.

Nderkaq, ne Gjykaten e Rrethit Tirane, po zhvillohet edhe nje proces gjyqesor per ceshtjen e ambjeneve tek ish ekspozita “Shqiperia Sot”.
avatar
Erisa1
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2039
 <b>Piket</b> Piket : 2564
Regjistruar : 28/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 27
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Pran Gjanices

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi