I ftohti mberthen vendin.

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

I ftohti mberthen vendin.

Mesazh nga Erisa1 prej Sat 23 Jan 2010 - 1:54

I ftohti mberthen vendin
23/01/2010 12:00



Ne veri, verilindje por edhe ne juglindje te vendit nisen reshjet e debores.
Temperaturat kane rene ndjeshem duke krijuar veshtiresi edhe ne qarkullimin e mjeteve. Ne zonen e Bulqizes trashesia e debores i kaloi te 20 centimetrat, duke krijuar veshtiresi qarkullimi ne disa akse nacionale dhe rurale.

Drejtuesit e policise ne kerkuan perdorimin e zinxhireve per te parandaluar rreshqitjen per shkak te akullit. E njejta situate eshte krijuar edhe ne Burrel dhe ne Peshkopi ku reshjet e debores po vazhdojne ende. Gjithashtu edhe ne Kukes vazhdojne reshjet e debores, duke bere te veshtire kalimin ne disa akse si ate Tirane - Kukes, vecanerisht ne segmentin Kalimash - Qafe e Malit.

Probleme jane shfaqur edhe ne aksin Kukes Morine dhe Kukes-Shishtavec, ku mund te levizet vetem me foristrada me zinxhire.

Aksi tjeter Kukes-Peshkopi qe prej mesdites eshte i bllokuar. Edhe akset e rrethit te Hasit paraqesin veshtiresi, sidomos ai qe lidh Krumen me Kukesin ne vendin e cuajtur Qafa e Toblit ku grumbullimi i bores per shkak te stuhise, ka sjelle bllokime te rruges ne intervale kohore te caktuara.

Probleme me energjine elektrike jane shfaqur edhe ne shume zona te thella si ne komunen Arren e Kalis, si dhe ne fshatrat e komunes Shtiqen, Bicaj dhe Shishtavec ku elektricistet po punojne per riparimet e defekteve ne rrjetin e shperndarjes.

Pasdite e djeshme nisen reshjet e debores dhe ne juglindje te vendit, ne Korce dhe Pogradec por edhe ne Kolonje. Debora dhe era e forte krijoi probleme edhe ne aksin rrugor Korce-Pogradec ne vendin e quajtur Grabovice, por me nderhyrjen e punonjesve te ndermarrjes se rrugeve u be i mundur kalimi i mjeteve vetem me zinxhire.

Debora ka zbardhur pothuajse gjithe juglindjen por Qafe Thana, Qafa e Qarrit dhe rruga drejt Kapshtices, vazhdojne te jene te kalueshme, ndonese me veshtiresi.
avatar
Erisa1
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2039
 <b>Piket</b> Piket : 2564
Regjistruar : 28/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Pran Gjanices

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi