Dashuria dhe koha

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Dashuria dhe koha

Mesazh nga Vizitor prej Wed 10 Feb 2010 - 3:22

Na ishte seç na ishte. Na ishte një herë një ishull në të cilin jetonin
ndjenjat dhe vlerat tjera njerëzore: vullneti i mirë, brenga, dituria... dhe, në
mes tjerash, në këtë bashkësi ishte edhe dashuria.


Një ditë,
ata kuptojnë se ishulli i tyre do të fundoset, andaj, përgatitën barkat dhe
mjetet tjera të lundrimit për një evakuim emergjent nga ishulli. Nga të gjithë
të tjerët, vetëm DASHURIA fillimisht nuk deshi të largohet dhe vendosi të
qëndronte deri në fund aty. Kur ishulli u rrezikua aq nga zhytja, në momentin e
fundit, DASHURIA vendosi të kërkoj ndihmën e shpëtimit.

Me barkë në ikje,
afër saj, së pari kalon PASURIA, dhe DASHURIA e lut që ta merr edhe atë me veti.
Por, PASURIA si gjithnjë krenare në vete e refuzon me këto fjalë:

- “Nuk
mundem të të marr DASHURI, sepse barka ime është përplot me flori, dhe, nëse do
të na bashkëngjitësh edhe ti, nga pesha e tepërt ekziston rreziku që të tytë së
bashku të fundosemi në ujë.”
Pas këtij refuzimi, pa i humbur në tërësi
shpresat, DASHURIA vendosi ta pyeste KRENARINË, e cila, me barkën e vetë
madhështore, po ashtu kaloi atypari.

- “KRENARI, po të lutem! A mundesh
të më marrësh me vete edhe mua?
- “Nuk mundem të të ndihmoj, DASHURI. –
përgjigjet prerë KRENARIA – “Këtu tek unë është aq përsosur, saqë, nëse do të
vish edhe ti, ka mundësi të ma dëmtosh barkën time dhe luksin personal në
të.
Më pas DASHURIA me lutje të njëjtë, i drejtohet BRENGËS, e cila në ikje ,
po ashtu, me barkën e vetë kalonte atypari ,
- “Oh, DASHURI,”- i përgjigjet
BRENGA - “Aq jam i brengosur në këto momente, saqë nuk mundem ta kem pranë
askënd ”.
Kur,VULLNETI I MIRË, si i fundit ikanak, kaloi aty pranë, ai ishte
aq i lumtur dhe i tretur në vete, saqë, as e dëgjoi lutjen e dashurisë.
I
humbur në pashpresë për shpëtim, papritmas DASHURIA dëgjon zërin që e ftonte nga
larg:

- “Eja, DASHURI, unë do të marrë me vete!”
Ishte ky një plak me
një barkë të vogël që furishëm i afrohej për ta marrë. Kur arritën ne bregdet,
DASHURIA zbarkohet aty, ndërsa plaku shpëtimtar largohet pa lënë asnjë gjurmë.
Nga preokupimi i frikës për shpëtim të mundshëm që e kishte kapluar, DASHURIA
harroi fare ta pyeste plakun se kush ishte. Tek më vonë, ajo e kuptoi rëndësinë
e shërbesës së madhe të plakut që i kishte bërë dhe nga kureshtja e pyet
DITURINË:

- “DITURI e dashur! Ti sigurisht duhet ta dish se kush ishte
plaku im shpëtimtar që më morri në momentin e fundit nga ishulli që
fundosej.
- “Ishte KOHA.” – ju përgjigj DITURIA.
- “KOHA?! - pyeti i
befasuar DASHURIA – “Pse të më shpëtoj bash KOHA mua?

Në këtë pyetje
kureshtare të DASHURISË, DITURIA ju përgjigj shkurtë dhe prerë:
- “Sepse,
gjithmonë në këto raste, vetëm KOHA është e aftë që ta kuptoj se sa shumë është
e rëndësishme DASHURIA në jetë...”
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dashuria dhe koha

Mesazh nga Shpejtimi prej Wed 10 Nov 2010 - 18:12

dashurija dhe koha jan te lidhua shume ngusht njera me tjetren sepse nese dike e dashuron me te vetet me shpirt edhe i jep kohe qe te mendoj per ty e une jam ai person qe i jap kohe e shuj e shukatem ne heshtje me nje qoshe e pres deri sa ajo te me thot vet eja se kam menduar mire e mire po shpejtim po te dua edhe une ty kete do e pres deri sa te me behet realitet nuk merzitem se sa do pres do pres pa fund.....
avatar
Shpejtimi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 4253
 <b>Piket</b> Piket : 4315
Regjistruar : 01/05/2010
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : http://www.hapesirajone.com

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dashuria dhe koha

Mesazh nga Burrelsja prej Mon 1 Jul 2013 - 20:02

Kur je vertet i/e dashuruar,sa shpesh genjehemi nga keto rrahje zemre e themi..."ndihem vertet i/e dashuruar"...
Kalon nje fare kohe dhe gjithshka humbet..
Keto jane eksperiencat qe na ka rezervuar kjo jete deri me sot.....perse humbet?
Mos ndoshta nuk kemi dhene aq sa duhet?
Mos ndoshta nuk kemi arritur te njohim dashurine e vertete?
Mos ndoshta....?!

E kam humbur kete dashuri pa e kuptuar?
Ndoshta mund te jete edhe kjo..
Edhe dashurine e vertete mund ta humbasesh,mund ta humbasesh nese mendon vetem per veten...nuk arrin ta dallosh pikerisht prej kesaj arsyeje..
Por a jemi te ndergjegjshem per kete...a jam une ose ti i ndergjegjshem?
...Nuk e di!Di vetem tu them,se do te doja te mos mendonim kaq shume per veten..
Do te doja te perqendrohesha te kjo ndjenje e paster pasi thone qe nuk zgjat nese nuk eshte e dyanshme!
Edhe une e kam thene dhe menduar shpesh por çfare eshte dashuria e dyanshme a mund te ma thote dikush?

Mos eshte ajo dashuria e vertete?
E ke provuar ndonjehere?
Nese po,vazhdon ta kesh,apo e ke humbur,nese e ke humbur,perse ka ndodhur?Cilat jane pergjegjesite tona ne kete lidhje?
Sa jemi te prirur t'i mbajme keto pergjegjesi?!

Une vazhdoj te mbetem skllave e mendimit qe per aq kohe sa zemra nuk eshte plotesisht e sigurt ne rrahjet e saja per nje zemer tjeter,atehere.....
Nese ti e ke gjetur kete siguri,me thuaj te lutem...çfare ke bere dhe do te vazhdoje te beje per ta ruajtur?! Koha fshin gjurmet e dashurise dhe po e njejta kohe sheron plaget qe ka hapur dashuria. Atehere ngelet qe dashuria te jete vetem nje epizod ndonjehere zgjat me gjate e ndonjehere me shkurte por gjithesesi perfundon nje dite. Shpeshhere, jo pse ne duam por ndjenjat bejne te veten.
avatar
Burrelsja
VIP
VIP

<b>Postime</b> Postime : 494
 <b>Piket</b> Piket : 496
Regjistruar : 26/03/2013
 <b>Mosha</b> Mosha : 22
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Burrel

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dashuria dhe koha

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi