Ëmbëlsia e besimit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ëmbëlsia e besimit

Mesazh nga Vizitor prej Wed 10 Feb 2010 - 3:37

Prindi mendon se fëmijët janë pronë e tij, por në të vërtetë ata janë
përgjegjësi. Duke e pasur jo vetëm përgjegjësi, por edhe si amanet, duke kujtuar
senjë ditë prej ditësh do të ikin prej tyre, duhet të punojë shumë për tëruajtur këtë amanet.


Nëse do të thoshim që fëmijët janë pronë e tij, atëherë kjo është një heqje lirie e së drejtës së fëmijës, dhe prindi thotë
se unë kam të drejtë të bëj ç'të dua me të. Por kur themi se janë amanet, duhet të kuptojmë se ai do të
përgjigjet në ditën e kiametit për këtë amanet.

Është për t'u habitur me njerëzit, të cilët lënë pas dore edukimin e fëmijëve, për hir të tyre ata punojnë dhe lodhen vazhdimisht. Si mundet një nënë të neglizhojë karshi fëmijës së saj, kur që në momentet e para e derisa
rritet fëmija lodhet për hir të tij? Çfarë do të mendoni për një njeri që hedh farën në tokë, përkushtohet gjatë gjithë kohës që fara të mbijë, të japë fryte, por kur vjen koha për të mbledhur frytet, e lënë në mëshirën e erërave?
Çfarë do të mendoni për një njeri që kërkon të ndërtojë një shtëpi të lartë mbi themele të forta? Kur mbaron ndërtimi i shtëpisë, ai shikon se njerëz të shumtë kërkojnë ta shembin atë që ndërtoi me shumë mund e sakrificë, por që nuk
përpiqet ta mbrojë deri në fund atë që ndërtoi, duke i lënë njerëzit që ta shembinshtëpinë. Shembulli i këtyre prindërve, i babait dhe i nënës, të cilët nuk kujdesen deri në fund për edukimin e fëmijës së tyre, është si shembulli i
bujkut dhe i ndërtuesit të shtëpisë. Është për t'u habitur se vetë këta njerëz, bujku që derdhi djersë për ta vaditur e
për ta rritur bimën, apo vetë ndërtuesi, të fillojnë të shkatërrojnë vetë atë që kanë krijuar deri tani.

Pyetja më e madhe që shtrohet në këto momente është se si do të mund të edukojmë fëmijët tanë, që të mos jenë viktima të prishjes dhe të shthurjes.

Edukimi i fëmijëve është një proces i përbashkët, ku përfshin gjithë pjesëtarët duhen të bashkëpunojnë së bashku.
Nëse prindërit do ta lënë pas dore edukimin e fëmijës së tyre, atëherë ky do të bëhet element negativ në shoqëri.
Ky negativitet nuk do të jetë vetëm mbi fëmijën, por do t'i kthehet familjes dhe
tërëshoqërisë ku ai jeton. Duke u nisur nga ky fakt, mund të themi se edukimi i fëmijëve është një proces shumë i rëndësishëm, pasi ndikondrejtpërsëdrejti, për mirë apo për keq, në familje e shoqëri, në këtë botë dhe në botën tjetër. Pasqyrimi i negativitetit të fëmijës do të jetë mos përgjigjja e urdhrave të prindërve, kurse në botën tjetër ata do të qëndrojnë para Allahut (xh.sh) dhe do të pyeten përhumbjen e këtij amaneti që i dha Allahu (xh.sh).

Përgjegjësianuk është vetëm individuale, drejt vetes së tij, por prindërit kanëpërgjegjësi edhe ndaj edukimit të fëmijëve të tyre. Nëse nuk e mbanashtu si duhet përgjegjësinë, atëherë prindërit nuk e kanë ruajtur siç duhet atë.

Për ta argumentuar më mirë këtë po jap shembullin e udhetarve të anijes që rrezikon të mbytet.

Nga Uthman bin Beshir transmetohet se Profeti (a.s) ka thënë: "Shembulli i atij që iruhet kufijve të Allahut dhe atij
që i kalon ato është si shembulli i një grupi njerëzish të hipur në një anije.
Disa prej tyre u ra për pjesë të jenë sipër e disa të jenë poshtë saj. Ata që ishin poshtë, kur donin të pinin ujë, u duhej të kalonin nga ata që ishin lart. U menduan e thanë: "Sikur ne, në pjesën tonë, këtu poshtë, të bëjmë një vrimë, nuk i bezdisim ata që janë lart."

Nëse do tëliheshin të bënin atë që donin, do të mbyteshin të tërë e nëse do t'i pengonin, do të shpëtonin të tërë."

Njerëzit në anije ndoshta nuk e dinë se ç'rreziqe u kanosen dhe as nuk marrin masat e nevojshme mbrojtëse. Kur atyre u kanoset rreziku, zemrat u ngrijnë dhe nga goja e tyre dalin klithma e vaje.

Më keq akoma do të ishteqë rreziku, që i kanoset anijes, të mos ishte prej shtrëngatave që e kërcënojnënga jashtë, por nga vetë njerëzit që kanë hipur mbi të, nga njerëzit qënuk i mendojnë gjatë pasojat e veprimeve.

A mundet që ndonjëri prej pasagjerëve të anijes, duke qenë dhe vetë në këtë anije, të bëjë ndonjë veprim që të shkaktojë rrezik? Mund të ndodhë edhe kjo.
Është tepër e çuditshme, por është një e vërtetë reale që të dhemb, kur sheh gjendjen e shumë familjeve dhe shoqërive.

Profeti (a.s), të cilin Allahu e dërgoi mëshirë për njerëzimin, na ka dhënë një shembull me hadithin e përmendur më sipër. Le t'i kthehemi edhe një herë e të kujtojmë shprehjen: "Nëse bëjmë një vrimë në pjesën tonë."

Me të vërtetë që anija është vendi i tyre dhe asnjë nuk ka të drejtë të kundërshtojë apo të ndërhyjë në punët e tyre, përderisa nuk kanë cenuar pjesën e dikujt tjetër. Kjo në të vërtetë është një thirrje për dëmsjellësit
në çdo kohë e vend, thirrje për dritëshkurtrit dhe mendjelehtit, thirrje e atij që egoizmi e ka sunduar deri në atë pikë sa i janë mbyllur sytë.
A nuk e kuptojnë ata se dëmtojnë veten kështu si sillen dhe se këtoveprime mund të çojnë në prishjen e anijes, duke i hedhur ata në fund të detit?

Madje edhe të tjerët do të kenë të njëjtin fat, sepse janë të tërë pasagjerë të së njëjtës anije. Ata s'mund të shpëtojnë vetëm nëse e ndalojnë këtë çmenduri, të ndalojnë dëmsjellësit. Nëse ata nuk e pranojnë këshillën me të butë, ashpërsia
me këta është mëshirë, ngutja në parandalimin e tyre është urtësi.
Kështu dhe shembulli i prindërve që mendojnë se fëmijët janë të lirë të bëjnë çfarë të duan, nuk ka të drejtë t'u flasin është i gabuar, është si shembulli i personave që i shikon këta njerëz që janë poshtë dhe çajnë anijen dhe që mendojnë se mua nuk më intereson faretë ndërhyj në atë që bëjnë këta. Por harrojnë se edhe këta janë
pjesëtarë të kësaj anijeje, derisa e mbytin fare.

Sa e sa familje i përngjajnë gjendjes së anijes, ku shumë njerëz dëshirojnë të hyjnë brenda saj, të prekin edukimin e fëmijëve të këtyre familjeve.Dhe babai, që mendon se ka mbaruar përgjegjësia e tij, do të mbytet së bashku me udhëtarët e kësaj anijeje, por edhe nëna, që nuk ka kontribuuar, do të mbytet dhe ajo. Nëse mbytet një familje, duke qenë se shoqëria përbëhet nga familje, atëherë do të mbytet e gjithë shoqëria.

Islami i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edukimit të fëmijëve dhe detyra e parë që duhet të bëjë prindi, në momentin
që lind fëmija, para se ta ushqejë, është një detyrë fetare, këndimi i ezanit në njërin vesh dhe këndimi i kiametit në veshin tjetër. Gjëja e parë që të dëgjojë fëmija të jenë fjalët e fesë islame. Natyrisht që fëmija nuk do t'i dëgjojë këto fjalë, por i
gjithë qëllimi është që prindërit ta bëjnë të dëshiruar, të bukur te fëmijët e tyre.
Më pas fillojnë etapat e edukimit të fëmijës, të cilat duhen të jenë të vazhdueshme. Etapa e parë është në momentin e lindjes së tij, deri në moshën 4-5 vjeç. Në këtë moshë fëmija është pasqyrë e veprimeve të prindit, imiton veprimet e tij.

Etapat e edukimit të fëmijëve nuk kanë kufi. Disa mendojnë se, me të hyrë fëmija në moshën e adoleshencës, përfundon edukimi i tij. Jo. Kjo është e vazhdueshme dhe gjatë gjithë kohës prindi do të kujdeset që t'i mësojë të mirën dhe të keqen, pasi jeta është një proces i gjatë njohjeje.
Gjatë gjithë kohës prindi kujdeset që t'i sigurojë të mira materialefëmijës, të kujdeset për shëndetin e tij dhe kur një natë është i shqetësuar, ai do të kujdeset gjatë gjithë kohës për shëndetin e tij. Ushqimi është i dobishëm për trupin, por duhet
pasur parasysh që njeriu nuk është vetëm trup, por edhe shpirt. Trupi pa shpirtin do të ishte një trup i vdekur dhe nuk do të kishte rëndësi për asgjë. Interesimii të gjithëve është vënë te trupi, te shëndeti dhe shumë pak, ose aspaknuk po i kushtohet rëndësi ushqimit shpirtëror. Shumë njerëz, që janë të pasur dhe kanë plotësuar të gjitha nevojat e tyre, nga ana
shpirtërore janë të rrënuar. Ata nuk e dinë shkakun, por, po ta dinë se feja islame është ushqimi i shpirtit, atëherë ata do të përkushtohen akoma më shumë, do të përqafonin me vrap fenë islame.
Detyra jonë si besimtarë muslimanë është t'u tregojmë të tjerëve se feja islame është ushqim për shpirtin. Duhet t'ia tregojmë këtë fëmijëve tanë, që janë bebet e syve tanë, më pas miqve dhe personave që na rrethojnë
gjatë jetës sonë të përditshme. Njihen lloje ushqimesh të ndryshme, njihen lloje kuzhinash të ndryshme dhe impenjimet e njerëzve karshi këtyre ushqimeve,po a interesohet kush për ushqimin shpirtëror? Ku mund të jetë ai?
Njeriu,nga natyra e tij, kujdeset për trupin e tij, duke i dhënë tri vakte ose më shumë ushqim në ditë. Por a mjafton për shpirtin tri vakte?
Ushqimi i shpirtit nuk mjaftohet vetëm me tri vakte, pasi po ta krahasojmë me ushqimin trupor, do të vijë një moment që, po të hajë shumë, do të ndiejë mbingopje e do të urrejë ushqimin, kurse ushqimin e shpirtit nuk do ta urrejë kurrë, nuk do t'i neveritet kurrë. Sa më shumë të hajë njeriu nga ushqimi shpirtëror, aq më shumë dotë kërkojë, e sa më shumë të kërkojë, do të shijojë atë e kurrë nuk do të ngopet prej tij. Shijimi i ushqimit të shpirtit ndryshe quhet dhe ëmbëlsia e
besimit. Do ta shijojë ëmbëlsinë e besimit ai person që ka tri cilësi, ai që do Allahun dhe profetin Muhamed (a.s), domethënë këta të jenë personat më të dashur të tij, të dojë dikë tjetër vetëm për Allahun (xh.sh), dhe të kujdeset për veten që të mos largohet nga besimi, si dhe të mos digjet në zjarr.
A e ka pyetur veten ndonjë në e ka gjetur ëmbëlsinë e besimit, kur është ndodhur para

Allahut (xh.sh), kur ka ngritur duar për lutje, apo është ndodhur në namaz, duke biseduar me Allahun (xh.sh)? Përpiquni ta gjeni ëmbëlsinë e besimit. Nëse do ta ndieni vetëm një herë të vetme, më pas do të bëni gjithçka për ta pasur, për ta
ndier gjithmonë. Që të arrijmë këtë ëmbëlsi të besimit, duhet të ngulim në zemrën tonë, në zemrën e fëmijëve tanë, dashurinë për Allahun (xh.sh) dhe profetin Muhamed (a.s).
Zemra e njeriut është si puna e gotës, e cila ose mund të jetë e mbushur me diçka të mirë, siç është uji, ku njeriu mund ta
pijë dhe të shuajë etjen, dhe kjo është zemra e besimtarit, që bën mirë në çdo gjë, dhe nga veprimet e tij ka veç mirësi, ose mund të jetë e mbushur me diçka të keqe, dhe nga kjo nuk mund t'i afrohet njeri. Kjo është zemra e jobesimtarit, që
jo vetëm vetë nuk durohet,por largon dhe të tjerët, është një element ngatërrues në shoqërinë ku ai jeton. Ka dhe një zemër tjetër, e cila është bosh, ajo është zemra e shumë njerëzve, të cilët jetojnë, ushqehen, pa bërë ndonjë gjë të
mirë dhe në fund do të vdesin pa pasur ndonjë qëllim në jetën e tyre.
Secili prej nesh le ta shohë veten e tij, se ku bën pjesë.Sita mbushim ne gotën me diçka të mirë? Kjo arrihet duke pasur
bashkëbisedim me Allahun (xh.sh). Vaktet ushqimore për trupin e njeriut janë tri, kurse vaktet e ushqimit
shpirtëror janë 5, madje njeriu mund t'i shtojë dhe vakte të tjera.

Namazi është ushqimi kryesor i zemrës së njeriut dhe në momentin e parë që ai do të mendojë se nuk ka nevojë për namaz, atëherë shpirti i tij do të mbeteti uritur, do të kërkojë për më tepër. Islami është interesuar vazhdimisht
në edukimin e fëmijëve me namaz. Nëse për ndjekjen e ritualeve të tjera të fesë islame, njeriu duhet të arrijë moshën e
pjekurisë, për faljen e namazit njeriu duhet të fillojë më herët se të arrijë këtë moshë. Katër janë etapat e edukimit
të fëmijës me namaz. Këto etapa kanë si bazë hadithin e profetit Muhamed (a.s):
"Urdhërojini fëmijët tuaj të kryejnë namazin kur të jenë shtatë vjeç dhe rrihini lehtëata për të kur të jenë dhjetë vjeç dhe ndajini ata në shtretër."

Etapat janë: 1- Para moshës 7 vjeç; 2- Nga mosha 7 - 10 vjeç; 3- Pas moshës 10 vjeç; 4- pas moshës së pjekurisë.
Shumë të rinj, pavarësishtse kanë arritur moshën 20 vjeçare, janë shumë përtacë karshi namazit.
Prindërit e tij nuk kanë ndjekur me përpikëri këto 4 etapa të edukimit menamaz. E kanë lënë atë të lirë, faljen e kanë lënë në dorë të lirë, në dëshirëne tij, duke humbur kështu shijen më të ëmbël që mund të shijojë
ndonjëherë,bashkëbisedimin me Allahun (xh.sh). Le t'i marrim etapat me radhë: dukeia vënë detyrë të kryejë namazin. Kjo të arrihet me këshillë, jo me dhunë. Vetvetiu lind pyetja: Si do të mundet fëmija në moshën 7 vjeçare të dijë të falë namazin? Për këtë duhet të kërkojmë më herët, në ndjekjen e fëmijës në praktikimin e namazit të prindërve të tyre, kur prindërit i kanë marrë ata të falin namazin në xhami. Në këtë moshë duhet t'i ketë mësuar ato, qoftë dhe instinktivisht.
Etapa para moshës 7 vjeç është etapa më e rëndësishme në edukimin e fëmijës, pasi ai do të ndjekë hap pas hapi prindërit e tij në faljen enamazit. Nëse ai do të shikojë që prindërit e tij nuk falen, atëherë aido të tërhiqet ndaj veprave jo të mira.

2- Fëmija, pas moshës 10 vjeç, hyn në një etapë të re dhe kërkon të forcojë personalitetin e tij. Nëse rrihet, do ta
ndiejë neglizhencën e tij dhe do të nxitojë ta ndreqë.
Kjo etapë vazhdon nga 10 vjeç deri në moshën e pjekurisë, ku edukatori përdor edhe joshjen edhe frikësimin,
por duke anuar më shumë nga joshja, duke iu frikësuar se ai mund të arrijëmoshën e detyrimit fetar (bulugun) i imponuar për të kryer namazin.

IbnKajimi ka thënë: "Kur fëmija mbush dhjetë vjeç, bashkë me trupin adhurimeve.
Kështu, nëse e lë namazin, ai rrihet, siç ka urdhëruar Profeti (a.s), por kjo është rrahje edukimi dhe stërvitjeje."[2].

Por,nëse edukatori e ndjek, e nxit dhe e josh fëmijën që në vogëli, ai nuk do të ketë nevojë ta rrahë, pasi fëmija rritet me atë që mësohetqë në vogëli dhe për të flet me prindërit e tij pa problem.

Paralelisht me faljen e namazit duhet t'i kushtohet rëndësi edhe mësimit përmendësh të Kuranit. Edhe nëse nuk e mëson dot përmendësh Kuranin,ai të mjaftohet me leximin dhe komentin e tij.

Disa prej sureve tëKuranit janë të domosdoshme për kryerjen e disa ritualeve. P.sh asnjë fëmijë apo i rritur nuk do të mundë të falë namazin, pa arritur të mësojë suren "El- Fatiha", që është surja e parë e Kuranit.

Ne e duam Allahun dhe duhet të kujdesemi për dhuratën që na ka dhënë, fëmijën. Nëse miku yt do të të jepte një
dhuratë, ti çfarë do të bëje me të: Do ta lije në rrugë të ta merrnin të tjerët apo do ta ruaje me kujdes?

Një poet thotë: "Pasuria, familja janë pjesë e amanetitqë ke në dorën tënde dhe një ditë do të japësh llogari për të."

avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi