Çfarë është linguistika ose ndryshe gjuhësia

Shko poshtë

Çfarë është linguistika ose ndryshe gjuhësia

Mesazh nga Vizitor prej Wed 24 Feb 2010 - 4:39

Shumë prej lëndëve që didaktohen në universite janë të njohura që nga
shkolla e mesme. Kështu që kur dëgjojmë se dikush studjon për histori,
apo matematikë-fizikë, kuptojmë deri diku përmbajtjen e degës në fjalë.
Për sa i përket gjuhësisë imazhi është më i errët, fakt që nuk ndodh
vetëm në Shqipëri por dhe në shumë vende të tjera që kanë një traditë
më të herët në gjuhësinë e re. Shpesh, kur dikush dëgjon termin
“gjuhësi”, mendon se bëhet fjalë për dijen aktive të shumë gjuhëve. Kam
dëgjuar shumë herë shprehjen “Jeni linguiste. Sa gjuhë flisni?”. Ndërsa
disa të tjerë mendojnë se linguisti është ai që didakton një gjuhë të
huaj, ose akoma ai që angazhohet me studimin krahasues të gjuhëve të
vjetëra klasike, si Greqishtja e Lashtë, Latinishtja etj. Është e
vërtetë se shumë gjuhëtarë janë njohës të disa gjuhëve të huaja, por ka
shumë zotrues të gjuhëve të huaja qe nuk janë gjuhëtarë. “Gjuhësia
është studimi shkencor i gjuhës.” Objektiva e gjuhësisë Siç e përmenda
më lartë objektiva e gjuhësisë është “gjuha”, por ngaqë fjala “gjuhë”
është përdorur në kuptime të ndryshme, duhet të qartësojmë se çfarë
nënkuptojmë me këtë term në kuadër të shkencës së linguistikës.
Definimi/emërtimi i përbashkët i gjuhës është sistemi komunikues.
Defininimi në fjalë nuk mbulon vetëm gjuhët natyrale si Anglishtja,
Greqishtja e Lashtë etj, por dhe sisteme të tjera gjuhësore që janë
krijuar artificialisht dhe me ndërgjegje të plotë nga njeriu, siç është
kodi Mors, simbolet e matematikës etj. Gjuhësia mund të reflektojë
studimin e këtyre sistemeve, por nuk mund të studiojë të gjitha
sistemet që përdoren për komunikim.Ekzistojnë dhe sisteme të tjera
komunikimi që zhvillohen natyralisht p.sh., siç janë ato që përdorin
kafshët. Një sistem të tillë komunikimi kanë zhvilluar bletët, të cilat
me një seri lëvizjesh të ndryshueshme trupore dhe krahësh përcjellin
informacione për pozicionin, distancën, dhe cilësinë e ushqimit. Kështu
arrijmë në përfundimin se shkenca e gjuhësisë përkufizohet vetëm në
sitemin natyral të komunikimit që përdoret nga njeriu dhe që ka si bazë
artikulimin/shqiptimin e fjalës. Është e rëndësishme të theksojmë se
kur themi që gjuhësia ka si bazë shqiptimin e fjalës, nuk mundohemi të
themi se studimi gjuhësor injoron fjalën e shkruar ose akoma dhe gjuhën
e shurdhë memecëve. Pavarësisht se këto sisteme nuk përbëjnë një
shprehje gojore të gjuhës, refleksojnë shumë nga tiparet e tyre
kryesore dhe ia vlejnë të studjohen. Ekziston dhe një pikë disi e
paqartë në emërtimin që i dhamë objektivës së gjuhësisë. Përmendëm se
gjuhësia studjon “gjuhën”. Kjo nuk do të thotë se ekziston një gjuhë e
vetme në të gjithë gjeneratën njerëzore, dhe se ajo është objektiva
jonë. Nga ana tjetër, linguistika nuk përkufizohet vetëm në një gjuhë
nga mijëra gjuhë që fliten në mbarë botën, por as nuk vendos si synim
studimin e secilës prej tyre në mënyrë të veçantë. Gjuhësia studjon
“gjuhën” si fenomen dhe synimi i saj është të ndajë, dallojë
tiparet/karakteristikat e përbashkëta të fenomenit në fjalë.Pyetjet
bazë që shtron linguistika teorike janë:

a) Si organizohet zëri i njeriut me mënyrë që të krijohet gjuha? Cilat janë, elementet e gjuhës dhe marrëdhëniet midis tyre?

b) Ekzistojnë tipare/karakteristika të përbashkëta për të gjitha gjuhët dhe cilat janë ato?

c) Cilat janë ndryshimet midis gjuhëve dhe sa i përkufizuar është ndryshimi midis tyre?
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Çfarë është linguistika ose ndryshe gjuhësia

Mesazh nga jerseysyin prej Mon 7 Mar 2011 - 14:54

Jasht temes (edituar nga Princcesha)
avatar
jerseysyin
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7
 <b>Piket</b> Piket : 57
Regjistruar : 06/03/2011
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : chongqing

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi