Kafeina: Shtate legjendat dhe te vertetat mbi te

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kafeina: Shtate legjendat dhe te vertetat mbi te

Mesazh nga Geri prej Wed 24 Feb 2010 - 4:51


Sipas studimeve të ndryshme, të pish dy ose tre filxhanë kafe në ditë,
jo vetëm që i bën mirë shëndetit, por të mbron edhe nga një sërë
sëmundjesh,
falë antioksiduesve që gjenden me shumicë te çdo kokërr e saj. Një seri
kërkimesh ka treguar se kafeja është burimi kryesor i antioksiduesve, në
një
dietë standarde, që bazohet kryesisht te frutat-perimet dhe kafeja.
“Është e vërtetë që i bën mirë shëndetit, por nuk duhet të harrojmë se
te kafeja
nuk gjenden vitamina, ndaj kurrsesi nuk mund ta përdorim si zëvendësuese
të frutave dhe perimeve”, konfirmojnë ekspertët. Studimet tregojnë për
rolin
e kafesë ndaj sëmundjeve të ndryshme. Dy ose tre filxhanë në ditë
zvogëlojnë rrezikun për t‘u sëmurur nga diabeti i tipit 2 (nuk dihet
akoma përse)
dhe mbrojnë qelizat epatike. Nga ana tjetër, dy studime të rëndësishme
të realizuara më 2008-n, kanë vënë në dukje lidhjen midis konsumit të
rregullt
të kafesë dhe një përqindjeje të vogël të rasteve me cerozë ose tumore
të tjera në mëlçi. Megjithatë, duhet theksuar fakti se, nëse konsumi që
këshillojnë mjekët nga dy deri në tre filxhanë në ditë shkon në pesë ose
gjashtë, atëherë efektet e mira shndërrohen në të kundërt. Kafeina e
akumuluar nuk arrin të tretet dhe zemra fillon të ndiejë pasojat derisa
arrin në kufirin që nuk duhet kaluar kurrë: 10 në ditë. Në Francë,
Itali,
Belgjikë, si dhe në shtete të tjera të Europës, mesatarisht më shumë se
41 milionë njerëz në ditë e përdorin kafeinën, sepse arrin t‘i mbajë
zgjuar
dhe u jep më shumë fuqi. Pothuajse dhjetë për qind e konsumatorëve të
kafesë në shumë vende të botës shkojnë përtej dozave të këshilluara nga
mjeku,
duke i kaluar pesë filxhanë në ditë. Për të përballuar ritmin e jetës së
përditshme dhe angazhimet e shumta familjare dhe profesionale, po
rritet në
mënyrë marramendëse konsumi i kafeinës, si ajo që gjendet te kafeja, apo
brenda pijeve si “Coca-Cola” dhe atyre energjike që pëlqehen aq shumë
nga të
rinjtë. Në disa vende të Europës, gjendja nuk është shumë alarmante,
megjithatë, “ekziston një pjesë e madhe e popullsisë që e kalon sasinë e
këshilluar prej 300 miligramësh në ditë. Ku bëjnë pjesë njerëzit që
abuzojnë me efektin stimulues të kafesë. Militantë të kafeinës, quhen
ata që
marrin çdo ditë doza aq të mëdha. Te këta persona, ky konsum lidhet me
stilin e jetesës dhe aspektin psikologjik. Megjithatë, gjërat nuk janë
kaq të
thjeshta. Alkaloidi natyror që stimulon sistemin nervor qendror dhe
metabolizohet shumë shpejt nga organizmi mund të ketë edhe efekte të
padëshiruara.
Disa njerëzve shumë të ndjeshëm mund t‘u shkaktojë probleme me gjumin,
takikardinë dhe hipertensionin. “Duhet të jemi të kujdesshëm, mbi të
gjitha, të
shmangim përzierjen e pijeve me bazë kafeine, të mos abuzojmë me pijet
energjike që përmbajnë dyfishin e kafeinës që ka kafeja”, tregojnë
specialistët. Në praktikë, edhe pse mund të konsumosh pak kafe, mund ta
kalosh dozën e kafeinës nëse panines apo çfarëdolloj ushqimi që kemi në
drekë,
i shtojmë edhe “Coca-Colën”, një filxhan çaji, apo një pije energjike në
mbrëmje, sugjerojnë ekspertët. Megjithatë, studime të tjera kanë
treguar për
efektet pozitive të kafeinës mbi shëndetin: pengon zhvillimin e
diabetit, kancerit të zorrës së trashë, sëmundjes së parkinsonit dhe
mbrojtjen e
mushkërisë. Më shumë se 75 për qind e popullsisë europiane konsumon
mesatarisht tre filxhanë kafe në ditë, ndërsa për shtatë persona në
dhjetë është
një zakon nga i cili nuk mund të heqësh dorë. Për të shmangur që të
shndërrohemi në “kafeinomanë” të vërtetë, është e këshillueshme që të
mos kalohet
sasia prej 300 miligramësh në ditë, e domosdoshme edhe për një shëndet
të mirë. Më poshtë po ju tregojmë disa nga legjendat dhe mitet e rreme
që ne
dëgjojmë për kafeinën, informacionet për të cilën janë marrë nga
“Europian Fond Information Council”.

1. Miti 1: Kafeina krijon varësi.
E vërteta: koncepti i varësisë është i ngjashëm me atë të shopingut,
punës dhe televizionit dhe shpesh është një fakt mendor. Sipas studimeve

ndryshme, kafeina nuk krijon një varësi të vërtetë, e rëndësishme është
që të mos e tejkalojmë sasinë e përdorimit të saj.

Miti 2: Kafeina rrit rrezikun e sëmundjeve kardiake
E vërteta: sipas studimeve të shumta shkencore, konsumi i kafeinës nuk
rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Në të njëjtën kohë nuk rrit
nivelin
e kolesterolit në gjak dhe nuk ndikon në parregullsitë e rrahjeve të
zemrës. Përjashtim bëjnë rastet me hipertension që duhet të këshillohen
me
mjekun.

Miti 3: Kafeina shkakton kancerin
E vërteta: Dy studime norvegjeze dhe haitiane dhe një analizë e 13
vendeve të tjera ku janë përfshirë më shumë se 20 mijë subjekte, nuk
kanë nxjerrë
në dritë asnjë lidhje mes konsumit të përditshëm të kafeinës dhe
rrezikut të kancerit

Miti 4: Kafeina është një faktor rreziku për osteoporozën
E vërteta: Sipas disa studimeve ka një humbje minimale të kalciumit
përmes urinës. Konsumi i kafeinës në nivele normale nuk ndikon në
nivelin e
kalciumit apo mbi densitetin kockor dhe nuk do të rriste rrezikun.

Miti 5: Në shtatzëni duhet evituar kafeina krejtësisht
E vërteta: Një sasi e vogël kafeine në shtatzëni nuk vë në rrezik
fetusin për të lindur me probleme, sipas një studimi të fundit. Por
këshillohet një
përdorim i moderuar për të evituar abortet apo lindjet e parakohshme.

Miti 6: Kafeina ka efekte negative mbi shëndetin e fëmijëve
E vërteta: Duket se fëmijët kanë të njëjtin kapacitet të të rriturve për
të metabolizuar kafeinën. Megjithatë, rekomandohet një përdorim i
moderuar i
pijeve me kafeinë për të evituar probleme me ankthin, nervozizmin dhe
ADHD.

Miti 7: Kafeina nuk ka efekte pozitive mbi organizmin
E vërteta: sipas studimeve kafeina rrit nivelin e vigjilencës dhe
vëmendjes, mund të përmirësojë kujtesën dhe arsyen logjike. Është e mirë

trajtimin e reaksioneve alergjike, falë aftësisë së saj për të reduktuar
përqendrimin e histaminave. Çaji, kafeja dhe çokollata përmbajnë
antioksidues.

_________________

Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi