Nuk ka marrëveshje kompromisi në Marinë, thonë zyrtarët e BKI-së

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Nuk ka marrëveshje kompromisi në Marinë, thonë zyrtarët e BKI-së

Mesazh nga Li12i-GG ARMY prej Mon 1 Mar 2010 - 5:24





Skenderaj, 1 mars – Xhemajl Duka, të hënën në mesditë, me një disponim të dukshëm ka folur për kompromisin mes tij dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, sipas të cilës do të mbeteshin të kënaqur të tri palët: BKI, ai personalisht dhe banorët e Marinës. “Marrëveshja thotë që unë të mbetëm drejtor i shoqatës “Rahma Mercy”, dhe të kryej aktivitetin brenda xhamisë, ndërsa imami i xhamisë do të zgjidhet me konkurs, nga BKI”, ka sqaruar Duka. Sipas tij, marrëveshja pritet të realizohet gjatë ditës së sotme pasdite pas takimit me kryeimamin e Kosovës, Sabri Bajgora, me të cilin, sipas tij, do të bisedohet për çështje teknike, siç janë ndarja e hapësirave të xhamisë. Duka mandej ka paralajmëruar protestë për të mërkurën për akuzat qe i janë bërë në peticion, si dhe për akuza se është spiun serb, grek, etj.
Mirëpo, arritjen e një marrëveshje të tillë e ka demantuar kategorikisht kryemami i Kosovës, Sabri Bajgora, përmes telefonit. “Nuk kam kontaktuar me Duken, nga viti 2003, nëse nuk gabohem. Atëherë ishim me Qemail Morinën, nga KBI, dhe përfaqësuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI) në Skenderaj dhe ata të komunës, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje, por nuk ja dolëm”, ka treguar Bajgora.
Duke folur për takimin e para 7 vitesh, ai ka thënë se Duka kishte premtuar të merrte pjesë në konkursin për imam të xhamisë, të cilin do ta shpallë KBI, por ai një gjë të tillë nuk e kishte bërë. “Duka e ka injoruar edhe konkursin e dytë të cilin KBI e ka shpallur vjeshtën e kaluar, dhe me këtë ai ka humbur edhe të drejtën morale për diç më shumë”, ka thënë tutje kryemami i Kosovës.
I pyetur për zgjidhjen e mundshme të këtij rasti, Bajgora ka thënë se të hënën ka kontaktuar me udhëheqjen e KBI-së në Skenderaj, dhe janë marr vesh qe ta mbajnë një takim të përbashkët në Prishtinë të martën, për të harmonizuar hapat e më tejmë. I pyetur se me kend do të bisedojë BI, ai ka thënë: “Ne në rend të parë do të bisedojmë me xhematin e asaj ane, por nëse është nevoja për zgjidhjen e problemit, do të bisedojmë edhe me z Dukën,”, ka deklaruar njeriu i cili para 7 vitesh ishte refuzuar nga Duka i cili kishte uzurpuar postin e imamit të xhamisë në Marinë
.
avatar
Li12i-GG ARMY
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 283
 <b>Piket</b> Piket : 387
Regjistruar : 28/02/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 26
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : ItAlY

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi