Kouchner: Pavarësia juaj nuk është në pyetje

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kouchner: Pavarësia juaj nuk është në pyetje

Mesazh nga Li12i-GG ARMY prej Mon 1 Mar 2010 - 6:42





Prishtinë, 1 mars - Pavarësia e juaj nuk është në pyetje. Kjo është lëvizje e historisë. Asgjë dhe askush nuk mund ta parandaloj këtë lëvizje të historisë dhe çdonjëri duhet ta pranojë, ka thënë Bernard Kouchner, të hënen në Prishtinë, në një seancë solemne të Kuvendit të Kosovës, të organizuar me rastin e vizitës së tij në Kosovë, raporton RTK.
"Reformat në drejtësi duhet të vazhdojnë. Qytetarët duhet të kenë besim në drejtësinë e shtetit të tyre. Funksionarët e administratës duhet të jenë të pavarur nga politika. Tani duhet të krijoni një klimë besimi që qytetarëve t’u kthehet besimi. Duhet ta luftoni korrupcionin, duhet të vazhdohet me transparencë si dhe të realizohet privatizimi duke i garantuar të drejtat punëtorëve dhe investitorëve", ka thënë Kouchner në fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Ministri i Punëve të Jashtme i Francës, Bernard Kouchner, deklaroi se një ditë Kosova dhe Serbia do të gjenden në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian si dy vende të pavarura, andaj dialogu ndërmjet këtyre dy shteteve është kusht paraprak për këtë rrugë.
Ai para deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe zyrtarëve të shtetit, tha se është i lumtur të kthehet në Kosovë dhe t’i shohë sërish njerëzit me të cilët ka punuar vite më parë.
“Vizita ime bënë që raportet Francë-Kosovë të forcohen”, tha ai.
Shumë rrugë është bërë deri në pavarësi, megjithatë ai përgëzoi institucionet e Kosovës se kanë bërë shumë në këtë drejtim.
Kouchner tha se pajtimi mes Kosovës dhe Serbisë është i mundshëm pavarësisht vuajtjeve, mirëpo popujt e Ballkanit e duan Evropën dhe për këtë duhet një përpjekje.
Ndërkaq kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i dëshiroi mirëseardhje atij në emër të popullit dhe institucioneve të Kosovës duke theksuar se e njohim të gjithë personalitetin e Kouchner-it prej humanisti para dhe pas luftës.
Ai tha se Kouchner ishte bashkëpunëtor i hapur dhe i guximshëm që ju ndihmoi qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për të vazhduar në vizionin për të ardhmen.
“Franca ka pasur rol të rëndësishëm në mbështetje të Kosovës, në vazhdimin e punës së saj në proceset shtetformuese etj, gjatë dy viteve të pavarësisë Kosova ka ecur përpara, ka stabilizuar vendin dhe ka ecur përpara në zhvillim”, tha ai.
Sipas tij, institucionet e Kosovës janë në proces në zbatimin e proceseve shtetformuese që dalin nga pakoja e Ahtisaari-t, decentralizimin etj. Ai përmendi edhe angazhimin dhe bashkëpunimin me zyrat e ICO-së; EULEX-it.
“Angazhimi ynë ndaj komuniteteve ka demonstruar se puna jonë është e suksesshme drejt pajtimit të popujve pavarësisht të kaluarës”.
Ai i shprehu falënderim Francës për mbështetjen që i ka dhënë popullit të Kosovës në kohët me të vështira dhe ato të paqes.
avatar
Li12i-GG ARMY
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 283
 <b>Piket</b> Piket : 387
Regjistruar : 28/02/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 26
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : ItAlY

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi