Beogradi nuk heq dorë nga anëtarësimi në BE dhe ruajtja e Kosovës

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Beogradi nuk heq dorë nga anëtarësimi në BE dhe ruajtja e Kosovës

Mesazh nga Li12i-GG ARMY prej Mon 1 Mar 2010 - 6:47




Beograd, 1 mars – Anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian nuk është i kushtëzuar me çështjen e Kosovës, por megjithatë kjo e fundit paraqet një sfidë lidhur me ambicien evropiane të Beogradit, kanë deklaruar zyrtarët qeveritarë serbë, shkruan sot Koha Ditore. Sipas tyre, Beogradi i konsideron këto dy çështje të ndara dhe synon t’i arrijë objektivat nacionale duke ecur paralelisht në këto dy drejtime, megjithëse konsideron se do të ketë vështirësi, për shkak të mungesës së sundimit të ligjit në Kosovë.
“Çështja e Kosovës ndikon në integrimet evropiane, pa marrë parasysh që Kosova nuk është kusht apo pengesë në rrugën evropiane të Serbisë, por ndikon meqë nuk mund ta rregulloni territorin që aspiron integrimin nëse nuk e keni një mekanizëm të mirë shtetëror”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Serbisë, Milivoje Mihajloviq.
Sipas tij, problemi kyç është niveli i lartë i krimit të organizuar që paraqet pengesë për perspektivën evropiane të rajonit.
“Flas se pikësëpari, për kriminalitetin, rrugët e drogës, pasi Kosova është paraqitur si pikë e zezë në Evropë për narkodilerët. Por kjo nuk ndodh pa Serbinë dhe territorin e saj. Nuk mund të vijë droga nga Afganistani në Kosovë dhe të fluturojë në Evropë. Duhet të kalojë diku dhe kjo do të thotë se i tërë rajoni do të ketë vështirësi, nivel të lartë të kriminalitetit, korrupsionit, etj., dhe këtu jemi specialistë të gjithë që jetojmë në Ballkan”, është shprehur Mihajloviq.
Ai ka shprehur bindjen se mosmarrëveshjet politike mund të tejkalohen kur bëhet fjalë për interes më të lartë.
“Kjo do të jetë pengesa më e madhe, pa marrë parasysh tensionet politike që mund të qetësohen, pasi të gjithë do të shikojnë njëfarë interesi kur bëhet fjalë për anëtarësim në BE. Por, kriminaliteti është në një anë dhe ligji në anën tjetër. Ky është problemi kryesor”, ka theksuar Mihajloviq.
Kosova ka shpallur pavarësinë në shkurt të vitit 2008, me gjithë kundërshtimet e Serbisë. Ajo është njohur nga 65 vende anëtare të OKB-së, derisa BE-ja ka dështuar që të jetë unike në këtë pikëpamje. Njëzet e dy shtete nga 27 vendet anëtare e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Ministri për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka thënë se Beogradi nuk e ka pranuar asnjë porosi nga Brukseli sa i përket qasjes ndaj Prishtinës.
“Ne kemi kontakte me zyrtarët e BE-së dhe nuk kemi marrë shenja se duhet të heqim dorë nga Kosova për t’u anëtarësuar në BE”, ka deklaruar Bogdanoviq.
Ai ka shprehur bindjen se Beogradi do të ecë me sukses në të dy prioritetet nacionale.
“Ne e kemi bërë të qartë se e dëshirojmë edhe BE-në edhe Kosovën dhe kjo është politika jonë shtetërore. Ne ecim drejt këtij qëllimi, e nëse do t’i arrijmë këto, atë do ta dëshmojë koha. Unë mendoj se mundemi. Jam optimist në këtë drejtim”, ka thënë Bogdanoviq.
Ai ka theksuar se autoritetet serbe po angazhohen për arritjen e standardeve evropiane jo vetëm në Serbi, por edhe në Kosovë. “Nuk mund të kemi vlera apo standarde evropiane nëse nuk ka liri të lëvizjes, nëse nuk ka mbrojtje ligjore, nëse krimet etnike nuk janë zbuluar...”, është shprehur Bogdanoviq.
Por ky insistim i autoriteteve nuk përkon edhe me disponimin e qytetarëve serbë. Në bazë të rezultateve të hulumtimeve të opinionit publik, të publikuara nga organizata joqeveritare CESID, shumica e serbëve si prioritet e shohin zhvillimin ekonomik, uljen e papunësisë, përmirësimin e standardit jetësor dhe luftimin e krimit e korrupsionit përballë mbrojtjes së Kosovës, çështje që fiton vëmendje vetëm pas raportimeve në media.
“Niveli i retorikës së politikanëve të Beogradit rreth Kosovës realisht shërben për mbajtjen e elektoratit...Sipas hulumtimeve të fundit, nën 5 për qind të serbëve e shohin si prioritet ruajtjen e Kosovës”, ka thënë Milosh Mojsiloviq nga CESID.
Ai ka pohuar se spektri politik në Beograd është i vetëdijshëm lidhur me faktin se Kosova është pavarësuar, porse të njëjtën gjë nuk e thonë haptas.
“Të gjithë e dinë se çka është e vërteta, por hezitojnë që ta thonë atë. Objektivisht gjërat duhet quajtur ashtu si janë. Kosova është e pavarur dhe nuk shoh pse këtë duhet quajtur ndryshe”, ka pohuar Mojsiloviq.
avatar
Li12i-GG ARMY
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 283
 <b>Piket</b> Piket : 387
Regjistruar : 28/02/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 26
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : ItAlY

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi