Kouchner i kërkoi Beogradit normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kouchner i kërkoi Beogradit normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën

Mesazh nga Li12i-GG ARMY prej Mon 1 Mar 2010 - 8:13




Beograd, 1 mars - Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Bernard Kouchner sot në Beograd është takuar me zyrtarët më të lartë të Serbisë, me të cilët, sipas medieve serbe, ka biseduar rreth integrimeve evropiane dhe përparimit të marrëdhënieve me Kosovën.
Pas takimit me të, kabineti i presidentit serb, Boris Tadiq, përmes një komunikate për gazetarët tha se Franca mbështet anëtarësimin e Serbisë në BE. Pohohet po ashtu se Serbisë nuk do t’i shtrohen kurrfarë kushtesh shtesë në këtë rrugë.
Siç theksohet, presidenti Tadiq ka thënë se Serbia pret që pas dhënies së mendimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do t’i hapet rruga për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe kompromise për Kosovën.
Në një intervistë për B92, Bernard Kouchner ka thënë se marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën duhet të jenë më të thjeshta dhe në baza miqësore.
Ato marrëdhënie duhet të jenë më pak të tensionuara meqë kjo do të lehtësojë të ardhmen e Serbisë në BE, është shprehur Kushner. “Presidenti Sarkozy dhe unë nuk kërkojmë nga Serbia të njohë Kosovën, por kërkojmë të nisë procesi i dialogut, i angazhimit, e relaksimit, normalizimin e marrëdhënieve”, ka sqaruar Kouchner.
“Ka shumë njerëz ndër 27 anëtaret që nuk pajtohen me zgjerimin e ri të BE-së. Fundja, kemi një përvojë me një vend të ndarë, Qipron, dhe nuk jemi gati ta përsërisim. Nuk them se ka kushtëzime ose parakusht zgjidhni çështjen e Kosovës, as Kosovës zgjidhni problemin me Serbinë, jo, por një atmosferë e cila, kur një ditë të bëheni anëtare e BE-së, të mundësojë që këto të rregullohen”, ka thënë Bernard Kushner për B92.
Vetë Kouchner, i cili në Beograd për herë të fundit kishte qëndruar në korrik të vitit 2007, para se të shkonte në Serbi, ka deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kusht që ajo të vazhdojë integrimet evropiane. Mirëpo, ka rikujtuar se pavarësia e saj është e pakthyeshme dhe se Serbia duhet t’i zgjidhë problemet që ka me Kosovën.
avatar
Li12i-GG ARMY
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 283
 <b>Piket</b> Piket : 387
Regjistruar : 28/02/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 26
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : ItAlY

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi