ICO-ja dhe Qeveria e Kosovës nuk nguten në zbatimin e strategjisë

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

ICO-ja dhe Qeveria e Kosovës nuk nguten në zbatimin e strategjisë

Mesazh nga Li12i-GG ARMY prej Mon 1 Mar 2010 - 8:26





Prishtinë, 1 mars – Zyra Civile Ndërkombëtare dhe Qeveria e Kosovës kanë emëruar Ekipin përgatitor për krijimin e komunës së Mitrovicës së veriut, por ende nuk i kanë instaluar edhe mekanizmat e tjerë, nëpërmjet të cilave do të zbatohet strategjia për veriun, shkruan sot Koha Ditore.
Dokumenti me anë të së cilit pretendohet që të instalohet autoriteti i Prishtinës edhe në veri të Kosovës, parasheh që krahas krijimit të Ekipit përgatitor, në veri të instalohet e ashtuquajtura “shtëpia e BE-së”, e cila do të promovojë të mirat e BE-së në atë pjesë të Kosovës dhe në Zyrë për komunitetin lokal, e cila do të ofrojë shërbime për qytetarët e asaj ane.
Përgatitjet për “Shtëpinë e BE-së”, që sipas strategjisë do të përfaqësojë të gjitha prezencat e Bashkimit Evropian në Kosovë, po i udhëheq ambasadori italian në Kosovë, Giffoni, i cili edhe është emëruar si përfaqësues i BE-së për veriun, ndërkaq Zyra për komunitetin duhet të bëhet nga Qeveria e Kosovës.
Zëdhënësja e përfaqësuesit të BE-së në Kosovë, Julia Reuter, ka thënë për “Kohën Ditore” se zyrtarë të këtij unioni në Kosovë tashmë kanë filluar aktivitetet e tyre promovuese në veri.
“Përfaqësuesit e BE-së në Kosovë janë në kontakt të rregullt me bashkëbiseduesit në veri të Kosovës për të promovuar vlerat dhe pikëpamjet e BE-së”, ka thënë Reuter.
Sipas saj, prezenca e BE-së gradualisht do të rrisë aktivitetin atje.
“Një aspekt i rëndësishëm i këtij aktiviteti është rritja e aktiviteteve të përgjithshme që synojnë forcimin e sundimit të ligjit dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik. Ne jemi aktualisht në proces të finalizimit të marrëveshjeve për hapësirat e përbashkëta, në mënyrë që personeli i të gjithë pranive të BE-së në Kosovë të punojë në mënyrë permanente në veri”, ka thënë Reuter.
Sipas shpjegimit të zyrtarëve të BE-së në Kosovë, prezenca që do të instalohet gradualisht, nuk do të ketë publicitet të veçantë nën ombrellën e “Shtëpisë së BE-së”, ndërkaq ajo do të bëhet publike vetëm pasi që kjo “shtëpi” të ketë filluar aktivitetet. Investimi në projekte infrastrukturore do të jetë fokusi i “shtëpisë”, ndërkaq instalimi i saj pritet që të rrisë prezencën edhe të EULEX-it në veri.
Zyrtarët e BE-së instalimin e këtij mekanizmi nuk e bëjnë me qëllim të zbatimit të strategjisë së ICO-së, por për, siç thonë ata, zbatimin e qasjes që Bashkimi Evropian ka për veriun e Kosovës.
Nga ana tjetër, për disa ditë më radhe, qytetarët shqiptarë në veri të Mitrovicës, përkatësisht në Lagjen e Boshnjakëve kanë pasur mundësinë që t`i bëjnë ofertë Ministrisë së Pushtetit Lokal që t`i japin shtëpitë e tyre me qira. Nëpërmjet një tenderi kjo ministri ka pranuar ofertat për shtëpinë që do të shërbejë si zyrë për Ekipin përgatitor për komunën e re, por edhe si Zyrë për komunitetin, ku do të ofrohen dokumente të Republikës së Kosovës, për qytetarët e asaj ane.
“Ne e kemi hapur një konkurs për objektin. Ka shumë njerëz që i kanë ofruar shtëpitë e tyre. Tash jemi në procedura. Fillimisht aty do të vendoset ekipi përgatitur, pastaj Zyra për komunitete do të bëhet në bashkërendim me Ministrinë e Punëve të Brendshme”, ka thënë ministri i MAPL-së, Sadri Ferati.
Hartuesja e strategjisë për veriun, Zyra Civile Ndërkombëtare, e ka mbështetur iniciativën e MAPL-së, mirëpo zyra e Pieter Feith insiston në heqjen e afateve për zbatimin e strategjisë, ashtu siç ka ndodhur në versionin e fundit të këtij dokumenti.
“MAPL-ja ka filluar punën për krijimin e një zyre të komunitetit lokal në Mitrovicën veriore, me një tender të nxjerrë së fundmi. Ne e shohim këtë si një hap pozitiv që do të ofrojë shërbime për njerëz të të gjitha komuniteteve në veri. Ne besojmë se kjo dhe përpjekjet e tjera të ngjashme në veri duhet bërë më maturi dhe të jenë të qëndrueshme. Këto iniciativa duhet të fitojnë përkrahjen lokale dhe jo të jenë të drejtuara nga afate artificiale”, ka thënë Andy McGuffie, zëdhënës i ICO-së.
Përpilimi i versionit final të strategjisë i ka mundësuar Qeverisë në Kosovë emërimin e një koordinatori për veriun, e që është Ylber Hysa, ndërkaq në krijimin e rrethanave për zbatimin e dokumentit, kanë filluar të bashkëpunojnë të gjithë aktorët.
Qasja e ndryshimit të situatës në veri të Kosovës, sipas dokumentit, pretendohet që të bëhet nëpërmjet rritjes së sundimit të ligjit, implementimit të decentralizimit, pra krijimit të komunës së Mitrovicës së Veriut dhe nëpërmjet adresimit të qeverisjes në tri komunat e tjera veriore. Të gjitha këto aktivitete do të përcillen nga përmirësimi i kushteve sociale dhe ekonomike në veri.
Pas krijimit të komunës së Mitrovicës së veriut, strategjia parasheh që të krijohen edhe disa këshilla konsultative për tri komunat e tjera veriore, Zveçanin, Leposaviqin dhe Zubin-Potokun.
Strategjia për veriun është kundërshtuar hapur nga Beogradi, ndërkaq ajo është kritikuar nga analistët për mungesë të mekanizmave që do të shpërbënin strukturat paralele të Serbisë në atë pjesë të Kosovës.
Këto struktura, që veprojnë që nga paslufta, edhe kanë filluar aktivitet për kundërshtimin e zbatimit të planit të ICO-së dhe Prishtinës.
“Koha Ditore” ka raportuar se si në një takim të mbajtur të martën, në pjesën veriore të Mitrovicës, krerët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për veriun e Kosovës u kanë dhënë një varg urdhrash komandantëve serbë të Policisë së Kosovës, përfshirë ato për vëzhgimin dhe përcjelljen e KFOR-it amerikan, monitorimin e aktiviteteve të ekipit përgatitor për komunën e re të Mitrovicës veriore, mosbindjen ndaj zinxhirit komandues me seli në Prishtinë, si dhe shmangien nga përdorimi zyrtar i shenjave të Republikës së Kosovës.
avatar
Li12i-GG ARMY
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 283
 <b>Piket</b> Piket : 387
Regjistruar : 28/02/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 26
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : ItAlY

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi