Zyrtarët e MTPT-së thonë se investojnë në Kosovë pa dallime rajonale

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Zyrtarët e MTPT-së thonë se investojnë në Kosovë pa dallime rajonale

Mesazh nga Li12i-GG ARMY prej Mon 1 Mar 2010 - 11:14




Prishtinë, 1 mars - Zyrtarët e Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit (MTPT) të Kosovës, reaguan të hënën ndaj pohimeve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për diskriminim të komunave që udhëhiqen nga kjo parti për sa i përket investimeve që bën kjo ministri.
Zëdhënësi i MTPT-së, Xhevdet Pozhari, theksoi se gjatë këtyre dy viteve Qeveria e Kosovës, për herë të parë ka bërë investime gjithëpërfshirëse, e jo në bazë të preferencave rajonale, siç ishte në të kaluarën.
“Nëse krahasohen vitet 2005, 2006 dhe 2007, Qeveria aktuale vetëm brenda dy viteve 2008 dhe 2009, duke shtuar edhe projektet që do të realizohen këtë vit, atëherë del se për 511 për qind, investimet më të mëdha se sa gjatë atyre tri viteve”, tha Pozhari. Zëdhënësi i MTPT-së, Xhevdet Pozhari pohoi se sa i përket realizmit të projekteve rrugore nëpër komuna, komunat së pari i caktojnë prioritetet e tyre dhe më pas ato i paraqesin para ministrisë sonë.
“Vetëm gjatë vitit 2009 janë realizuar mbi 200 projekte rrugore, të cilat kanë rezultuar me rreth 400 kilometra rrugë të reja. Dhe nëse shtohen edhe të arriturat e viti 2008, kur janë asfaltuar rreth 600 kilometra rrugë të reja të asfaltuar në tërë vendin tonë, atëherë vetëm brenda këtyre dy viteve, del se MTPT-ja ka investuar aty ku ka qenë e nevojshme, me 1.000 kilometra të reja rrugë”, tha Pozhari.
Ndryshe, reagimi i MTPT-së pasoi akuzat e përfaqësuesit të partisë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila kritikoi, siç u tha, mentalitetin aktual qeveritar, duke pohuar se gjatë ndarjes së buxhetit po diskriminohen komunat të cilat udhëhiqen nga AAK, ndërsa me këtë rast kjo parti ftoi Qeverinë e Kosovës që ta ndal këtë praktikë, pasi një gjë e tillë u tha se rrezikon të lejë pasoja të rënda për Kosovën.
Avni Arifi, nga AAK në një konferencë për media po ashtu ftoi Qeverinë e Kosovës që ta korrektojë këtë praktikë pasi që sipas tij asnjë komunë e Kosovës nuk përfiton duke diskriminuar tjetrën.
Ai tha se po të shikohet faqja zyrtare e MEF-it ku është publikuar buxheti i Kosovës atëherë mund të shihet diskriminimi i plotë që Qeveria u bënë komunave të cilat nuk udhëhiqen nga PDK, me abuzim siç u tha “total të parasë publike në kuptim të investimeve selektive”.
avatar
Li12i-GG ARMY
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 283
 <b>Piket</b> Piket : 387
Regjistruar : 28/02/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 26
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : ItAlY

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi