AAK akuzon Qeverinë për investime në baza partiake

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AAK akuzon Qeverinë për investime në baza partiake

Mesazh nga Li12i-GG ARMY prej Mon 1 Mar 2010 - 11:16




Prishtinë, 1 mars - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar të hënën ndaj projekteve të Ministrisë së Transportit për vitin 2010, të cilat sipas tyre janë dhjetëfish më shumë në pesë komuna të udhëhequra nga PDK-ja se sa në pesë të tjera që drejtohen nga kjo parti. Këto ndarje rajonale në investimet për rrugë lokale, sipas drejtuesve të AAK-së, përveç që janë të padrejta dhe të pabalancuara janë edhe të turpshme dhe bëhen në mënyrë të paskrupullt nga Qeveria e Kosovës.
“Ftojmë Qeverinë që të korrigjojë këtë praktikë, sepse asnjë komunë e Kosovës nuk përfiton duke diskriminuar tjetrën”, ka thënë Avni Arifi, zyrtar i lartë i kësaj partie, duke shtuar se Qeveria duhet të ndalë diskriminimin për komunat, pasi që me këtë po e saboton të drejtën e qytetarëve për votë të lirë.
Sipas tij në pesë komunat e udhëhequra nga AAK-ja (Gjakovë, Pejë, Therandë, Deçan dhe Junik), që kanë një popullatë prej 500.000 banorësh, kanë marrë investime nga MTPT prej 2 milionë eurove, ndërsa pesë komuna të PDK–së (Prizreni, Skenderaj, Drenasi, Klina dhe Ferizaj) me 562.000 banorë mbulohen me gjithsej 25 milionë euro.
“Komunat që udhëhiqen nga AAK-ja do të kenë vetëm 0.9% të buxhetit që gëzojnë pesë komunat e lartpërmendura të udhëhequra nga PDK-ja”, ka theksuar Arifi.
Sipas tij krejt buxheti i pesë komunave që drejtohen nga AAK-ja është vetëm 30-përqindëshi i investimeve të parapara në Komunën e Skenderajt që drejtohet nga Partia Demokratike e Kosovës. Ndërkaq përqindjen e investimeve në komunat e AAK-së, sipas Arifit, e rrisin investimet në Komunën e Therandës.
“Investimet e MTPT-së për Therandë janë planifikuar përpara se të dihej se kush do të fitojë Therandën. Përndryshe, tha ai, me këtë logjikë edhe Theranda sigurisht do të përjetonte fatin e Pejës apo të Deçanit.
Përveç projekteve për rrugët lokale në komunat që drejtohen nga partia e tij, Arifi ka përmendur edhe komunat që udhëhiqen nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat sipas tij janë të diskriminuara nga Qeveria Thaçi.
“Edhe Prishtina sa i përket rrugëve lokale ka të njëjtin trajtim sikur komunat e udhëhequra nga AAK-ja me një përjashtim se diku rreth 300.000 euro do të investohen në Laplasellë”, ka potencuar Arifi. Të njëjtin trajtim thotë ai e kanë edhe Podujeva, Kamenica, Obiliqi dhe Fushë-Kosova.
“Banorët e këtyre komunave investimet e MTPT-së mund t’i shohin në televizor kur të bëhet inaugurimi festiv i rrugëve në komunat tjera”, ka shtuar Arifi.
Ky mentalitet qeveritar sipas Arifit rrezikon të lërë pasoja të rënda për Kosovën në një të ardhme të gjatë.
avatar
Li12i-GG ARMY
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 283
 <b>Piket</b> Piket : 387
Regjistruar : 28/02/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 26
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : ItAlY

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi