Metodë e re për mjekimin e aritmisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Metodë e re për mjekimin e aritmisë

Mesazh nga BeLti prej Thu 4 Mar 2010 - 5:26

Metodë e re për mjekimin e aritmisë

Një procedurë relativisht e re mund të jetë më e efektshme në trajtimin e pacientëve me rrahje të çrregullta të zemrës, se sa terapia me ilaçe. Ky është një lajm i mirë për personat që mund të jenë në gjendje të rëndë.
Pacientët që kanë një ritëm jo normal të zemrës, që njihet me termin shkencor fibrilacion atrial, e përshkruajnë gjendjen e tyre ashtu sikurse Robin Dabrant.
"Zemra më rreh me shpejtësi, më duket sikur më zihet fryma. Zakonisht kjo zgjat vetëm për dy-tre sekonda, por me kalimin e moshës, gjendja më rëndohej vazhdimisht."
Fibrilacioni atrial mund të çojë në hemorragji cerebrale, ose infarkt. Pacienti Ray Caspillo thotë se i duket sikur po e del zemra nga vendi.
"Më duket sikur po mbytem dhe më merret fryma keq."
Mjekët mund ta trajtojnë këtë gjendje duke e rrethuar zemrën me një kateter. Kjo procedure është e shkurtër dhe koha për të marrë veten është minimale. Doktor David Wilber është duke e kryer këtë procedure në Qendrën Mjekësore të Universitetit Lojola të Ilinoit.
"Energjia nxeh lëkurën dhe e shkatërron muskulin e vogël ku ndodhet kateteri. Kjo procedure quhet ablatim me kateter, sepse ajo djeg një pjesë të muskulit të zemrës."
Këto impulse elektrike tregojnë ritmin e çrregullt, të njohur si aritmi, rreth venave pulmonare, venat që dalin nga mushkëritë dhe çojnë gjakun në zemër. Synimi është të shkatërrohet muskuli rreth venave pulmonare, në mënyrë që të parandalohet transmetimi i impulsive elektrike tek pjesa tjetër e zemrës.
Doktor Wilber dhe shkencëtarë të tjerë studiuan mbi 150 pacientë me fibrilacion atrial. Rreth 100 pacientë ju nënshtruan metodës së kateterit. Të tjerët u trajtuan me ilaçe.
"60-70 për qind e pacientëve të trajtuar me prerjen e kateterit nuk patën ndonjë episod të ngjashëm pas trajtimit. Por tek rreth 30 për qind e tyre ai u përsërit. Ndërsa pacientët e trajtuar me terapinë e ilaçeve patën në 80 deri në 90 për qind të rasteve gjendje aritmie, gjatë kësaj periudhe kohe."
Ray Caspillo thotë se tani që i është nënshtruar kësaj procedure, ai tani mund të ecë sa të dojë dhe pa u lodhur. Robin Drabant thotë se ky ishte vendimi më i mire që ka marrë në jetë.
Uroj ta kisha bërë këtë vite më pare, sepse tani më është përmirësuar shumë cilësia e jetës. Dr. Wilber thotë se prerja e kateterit nuk është trajtimi më i mire që mund t’i bëhet fibrilacionit atrial. Ai e sugjeron këtë procedure kur nuk ka rezultat terapia me ilaçe. Ky raport u publikua në Revistën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë.
avatar
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi