PD: Raporti i DASH-it shqetësues

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

PD: Raporti i DASH-it shqetësues

Mesazh nga BeLti prej Thu 4 Mar 2010 - 9:19



Partia e Drejtësisë ka shprehur shqetësimin e saj nga faktet e dhëna në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit i cili pasqyron Kosovën si vend me rritje të tregut të drogës, respektivisht të përdorimit të saj.
Sipas PD-së, është shqetësues fakti që sipas raportit të UNICEF-it i rreth 20 mijë persona janë përdorues të drogës që kryesisht përdorin heroinë, ndonëse përdorimi i kokainës po shënon rritje, dhe ende më shqetësuese janë të dhënat se kjo sasi e drogës përdoret nga adoleshentët dhe studentët.
“Nga raportet e policisë mund të shihet se kemi hyrje të madhe të substancave narkotike në vend por të dhëna për dalje nuk ka. Pra, ajo drogë në masë të konsiderueshme shitet dhe konsumohet brenda territorit të Kosovës”, thekson kjo parti.
PD mirëpret veprimet e Policisë së Kosovës e cila po vazhdon të bëjë përpjekje për të luftuar tregun e drogave, por, njëkohësisht, sipas kësaj partie, ajo ka nevojë për angazhim dhe mbështetje shumë më të madhe. PD konsideron se për parandalimin e dukurive negative, nuk duhet pasur vetëm ligje dhe mjete por duhet pasur edhe vullnet politik dhe moral.
Ndër të tjera, PD ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që sa më parë të funksionalizohet në tërësi Agjensinë e Inteligjencës së Kosovës, roli i së cilës është i pakontestuar në këto raste.
avatar
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi