Shkalla e rrezikshmërisë në Kosovë ka rënë

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shkalla e rrezikshmërisë në Kosovë ka rënë

Mesazh nga BeLti prej Thu 4 Mar 2010 - 9:19



Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të konsolidojë faktet ekzistuese në rajon, vlerëson sekretari i Jashtëm britanik, David Miliband, në një intervistë ekskluzive për radion Deutsche Welle.
Miliband thotë se dy vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ka zbritur në shkallën e rrezikut. “Kur është fjala për njohjen deri tani nga rreth 64-65 vende mund të thuhet se ky është një zhvillim qendror”. Miliband shton se derisa një zhvillim i këtillë nuk është i shkëlqyeshëm, ai është zhvillim qendror.
Kur është fjala për qeverisjen dhe korrupsionin, sekretari i Jashtëm britanik thotë se në këtë drejtim çështje kyçe mbeten për t'u trajtuar. Sa i përket ekonomisë, Miliband thekson situatën globale ekonomike. Viti 2008 ndoshta nuk ishte viti më i mirë për të shpallur pavarësinë duke pasur parasysh ngjarjet në ekonominë globale, thotë ai.
Kur është fjala për marrëdhëniet me Serbinë, Miliband thekson rolin e qeverisë serbe. Ai thotë se qeveria e Tadicit ka ecur një rrugë mjaft të kujdesshme, gjë që është e mirëseardhur.
Miliband shpreh rëndësinë e zhvillimeve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ky do të jetë moment kyç, thotë Miliband. “Mendimi ynë legal është absolutisht i qartë”. Nuk ka arsye që njerëzit të presin vendimin. Por ai shton se është shumë me rëndësi se faktet, që ekzistojnë tani në Ballkanin Perëndimor do të konsolidohen pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Sekretari i Jashtëm britanik thotë se Kosova është ulur në shkallën e matjes së rrezikut, kurse Bosnja e Hercegovina është ngritur. Miliband shton se në vitin 2008 ai dhe ish ministri i Jashtëm çek paraqitën brengosjet e veta lidhur me Bosnjën në një letër drejtuar ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian.
Vizioni i vendeve të Ballkanit Perëndimor për të hyrë në BE vizion i drejtë
I pyetur lidhur me të ardhmen e Kosovës dhe Ballkanit, sekretari jashtëm britanik, David Miliband thekson rëndësinë e Bashkimit Evropian për rajonin. Nëse Bashkimi Evropian dëshiron të jetë efektiv, ai duhet të jetë në gjendje të kujdeset për fqinjët e vet. Bashkimi Evropian duhet të jetë. Nëse politika e jashtme evropiane do të jetë efektive, ajo duhet filluar me fqinjët e vet.
“Vizioni i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor për të hyrë në Bashkimin Evropian është vizion i drejtë, shumë i rëndësishëm dhe një ndër çështjet e rralla, që i bashkon shumicën e njerëzve në Ballkanin Perëndimor, thotë Miliband.
avatar
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi