Mbështetje të plotë për ndriçimin e fatit të të pagjeturve

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Mbështetje të plotë për ndriçimin e fatit të të pagjeturve

Mesazh nga BeLti prej Thu 4 Mar 2010 - 9:20



Zëvendëskryeministri Ramë Manaj në takimin e radhës të Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur tha se qeveria do të sigurojë të gjithë infrastrukturën e nevojshme, në mënyrë që të koordinohen të gjitha masat për ndriçimin e fatit të të pagjeturve.
Qeveria e Republikës së Kosovës, institucionet demokratike të shtetit tonë të ri, siç tha Manaj, mbesin të përkushtuara në vazhdimësi dhe mbesin në obligimet e tyre për të mbështetur gjithë punën e bërë.
“Qeveria po ashtu mbështet Komisionin dhe gjithë akterët e tjerë të shoqërisë civile për zvogëlimin e kësaj fatkeqësie, së paku duke zvogëluar numrin e atyre që edhe pas 11 vitesh nuk dihet për fatin e tyre”, tha të enjten zv/kryeministri Manaj.
Manaj ka vlerësuar përkushtimin dhe angazhimet e Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur , të Shoqatave të familjarëve të të pagjeturve dhe të organizatave ndërkombëtare.
Duke folur për planin e punës për vitin 2010, Manaj ka thënë se në këtë plan të veprimit janë përcaktuar veprime dhe afate konkrete të angazhimeve për të bërë gjithë çka është e mundur, që fati i numrit të mbetur të personave të pagjetur të zbardhet sa më shpejtë që është e mundur .
Në takimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur është miratuar plani i veprimit për vitin 2010 dhe po ashtu është kërkuar përshpejtimi i miratimit të ligjit për të pagjeturit.
avatar
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi