Mbështetje e fortë për integritetin e Kosovës

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Mbështetje e fortë për integritetin e Kosovës

Mesazh nga BeLti prej Fri 5 Mar 2010 - 0:20



“Kemi një qëndrim shumë të fortë kur bëhet fjalë për pavarësinë dhe integritetin e Kosovës dhe besojmë që çështja e statusit është zgjidhur. Do të donim që Serbia të gjejë rrugën që të ecë më tutje në marrëdhëniet me Kosovën dhe që të fokusohet në çështjet e përditshme, si dogana, gjyqësia, dritat, që të përmirësohet cilësia e jetës së të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar ambasadorja amerikane në Beograd, Mary Warlick.
Në një intervistë për gazetën "Blic", Warlick ka nënvizuar se SHBA-të konsiderojnë se "është në interesin më të madh të Serbisë, që në dritën e qëllimit më të rëndësishëm të përfshirjes në BE, të gjejë rrugën që të ecë përpara në marrëdhëniet me Kosovën".
E pyetur sesi duhet të zhvillohen bisedimet me Prishtinën për zgjidhjen e çështjeve konkrete, direkt apo me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të BE-së dhe OKB, Warlick tha se nuk i takon Ëashingtonit të përcaktojë se cilët zyrtarë të Serbisë duhet të punojnë në këto probleme.
"Do të donim që të shohim që kanalet për bisedime të hapen midis EULEX-it, zyrtarëve qeveritarë dhe të tjerëve, për t'i zgjidhur çështjet më të rëndësishme", tha Warlick.
Sipas vlerësimit të ambasadores amerikane, është me rëndësi të ekzistojnë "kanale për bisedime" për të gjitha çështje e rëndësishme dhe të ndikojnë në cilësinë e jetës në Kosovë si dhe të ekzistojë vullneti që këto çështje të zgjidhen. /
avatar
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi