Istog: LDK garon me Haki Rugovën

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Istog: LDK garon me Haki Rugovën

Mesazh nga BeLti prej Fri 5 Mar 2010 - 0:21



Vetëm një muaj para zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të komunës së Istogut, partitë politike ende nuk kanë vendosur për kandidatët e tyre në këto zgjedhje, ndërkaq është vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës ajo që e di se me kë do të garojë në këto zgjedhje.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se LDK-ja është në përgatitje e sipër për zgjedhjet në Istog.
“Haki Rugova ka qenë zëvendëskryetar i komunës, kryeshef ekzekutiv në atë komunë, zëvendëskryetar i degës së LDK-së, është njeriu më i afërt dhe më kompetent si pjesë e këtyre zhvillimeve dhe besoj se është emri konsensual, i cili do të jetë trashëgimtar i postit të kryetarit të komunës”, ka thënë Haziri.
Partitë tjera ende nuk kanë caktuar kandidatët e tyre për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në komunën e Istogut më 11 prill.
avatar
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi