Data historike shqiptare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Data historike shqiptare

Mesazh nga BeLti prej Fri 5 Mar 2010 - 0:29

K R O N O L O G J I A

Nga legjendat:

• Pellazgët themelojnë Dodonën.
• Kelkët themelojnë Ulqinin.
• Pirro Neoptolemi, i biri i Akilit, bahet mbret i Epirit dhe themelues i dinastisë së Paridëve.
• Heleni, i biri i Priamit, themelon Butrintin.
• Kliniku, i biri i Hyllit, mbret ilirësh, u çon 72 anije grekëve për rrethimin e Trojës.
• Enea zbret ndër brigje t'Epirit, në Butrint.
• Selët ruejnë orakullin e Dodonës.
• Tre vllazen ngrehin kështjellën Rozafat në Shkodër.

Nga historia:

635 para Krishtit - Gorgi, i biri i Çipselit, me korçirasit themelon Artën.
627 para Krishtit - Korçirasit themelojnë Durrësin; ma vonë Korinthasit themelojnë Himarën, Pojanin e Qerfozin.
- Dionizi i Sirakuzës themelon Lezhën
600-550 para Krishtit - Segovezi, prijësi i Galëve, pushton Epirin.
435 para Krishtit - Durrësi dhe Arta, së bashku me korintas e taulantë luftojnë kundër korçirasve.
- Galët përshkojnë dhe grabisin Ilirinë.
- Lekë Mollosi sundon n'Epir.
350 para Krishtit - Disa fise ilire mësyjnë Filipin e Maqedonisë, i cili i then.
356 para Krishtit - Agroni shtron Epirin dhe merr Qerfozin.
356 para Krishtit - Lindë Leka i Madh.
356 para Krishtit - Bardhyli, mbret i ilirëve mësynë Maqedoninë.
355 para Krishtit - Lufta me "Lidhje".
336 para Krishtit - Leka i Madh hypë në fron.
334 para Krishtit - Të bijtë e Bardhylit, Kliti e Glauku çohen kundra Lekës së Madh.
326 para Krishtit - Vdes Lekë Mollosi.
326 para Krishtit - Vdes Leka i Madh.
305 para Krishtit - Pirroja në luftë t'Ipsit kundër Dhimitër Poliorcetit.
287 para Krishtit - Pirroja mund romakët e Kartagjenasit pushtojnë "Magna Greacia", Lybien. Pirroja themelon Berenicen (Prevezen).
280 para Krishtit - Pirroja mund romakët në Herakle.
279 para Krishtit - Pirroja në krye të ushtrisë greko-siçiliane kunder Kartagjenasve e Mamertinëve.
275 para Krishtit - Lufta në Benevent.
272 para Krishtit - Vdekja e Pirros n´Argos. Vijnë mbas tij Leka, Pirroja II e Ptolemeu.
250 para Krishtit - Ilirët fitojnë pavarësinë nën Glaukun, mbas tij vjen i biri Pleurati.
- Agroni pushton Epirin, Qerfozin e lufton kundër "Lidhjes etolike".
- Shkodra kryeqytet i Ilirisë.
232 para Krishtit - Teuta sundon Ilirinë në emën të Pineut
230 para Krishtit - Teuta shtron ishujt e Dalmacisë e të Liburnies. Teuta pushton Durrësin dhe Qerfozin. Teuta pret krenarisht të derguemit romakë, C. Junius dhe L. Coruncanius; ky i fundit vritet në kthim.
229 para Krishtit - Ilirët luftojnë kundër romakëve që duen me i pushtue.
228 para Krishtit - Roma i shpall luftë Teutës.
221 para Krishtit - Vdes Teuta; Dhimitri pushton krejt Ilirinë e romakët vejnë Pineun.
220 para Krishtit - Ilirët shklasin përsëri Maqedoninë.
219 para krishtit - Etolianët mësyjnë Epirin e rrethojnë tempullin e Dodonës.
216 para Krishtit - Dhimitri pushton Vlonën e tjera qytete të Ilirisë.
205 para Krishtit - Paqja e Durrësit.
200 para Krishtit - Fillojnë luftat kundër Ilirisë.
198 para Krishtit - Genci hypë në sundim.
168 para Krishtit - Genci ndryhet në Shkodër dhe dorëzohet në Medeon (Medun). Iliria dhe Epiri provincë romake.
167 para Krishtit - Vdes Genci n´Iguvium (Spolet) Itali.
153 para Krishtit - Kryengritja e madhe ilire nën kryesinë e trimit Bato që zgjati 6 vjet.
83 para Krishtit - Vlona qendër shkencash; këtu kryen mësimet Oktaviani.
48 para Krishtit - Mark Antoni zbarkon në Nymphaeu (Shën Gjin) del në Lezhë në ndihmë të Pompeut.
II. 48 para Krishtit - Mark Antoni pushton Lezhën.
31 para Krishtit - Oktaviani themeloi Nikopolin (Prevezen).
- Lindja e Jezu Krishtit.
59 mbas Krishtit - Sh'Pali përshkon Ilirinë dhe Epirin me Maqedoni dhe Sh. Ndreu nga Akaja kalon n'Iliri.
98 mbas Krishtit - Vdiq i martirizuem Sh´Asti, ipeshkëv i Durrësit.
178 -193 mbas Krishtit - Shën Eleuteri epirotas, Papë shqiptar.
267 mbas Krishtit - Gotët shklasin Ilirinë.
Shek. III mbas Krishtit - Martirizimi i Shën Izaurit dhe i Inoçentit athinas në Pojan së bashku me Bardhin e Porozvinin e Herminin pojanas.
287 mbas Krishtit - Vizigotët përshkojnë Ilirinë.
282 mbas Krishtit - Probi, peranduer romak dhe fis iliras, nënshtron Gotët n'Iliri.
283-296 mbas Krishtit - Karli Papë, nga Salona e Ilirisë.
3.II.316 mbas Krishtit - Martirizimi i Shën Vlashit në Sebaste t'Arbënit.
III.320 mbas Krishtit - Martirizimi i 40 martirëve në Sebaste t´Arbënit.
368 mbas Krishtit - Sundon Valentiniani, i fisit Iliras. Valentiniani dekreton ligjin që populli i vogël i krahinës iliriane të ketë nga një "defensor plebis" (Mbrojtës).
370 mbas Krishtit Krishtënimi i përhapun gjithkund nëpër Shqipni dhe i organizuem plotësisht.
374 mb. Kr. Kuadët e Sarmatët shklasin Shqipninë.
376 mb. Kr. Gotët me leje të Arkadit bijnë në Epir.
387 mb. Kr. Shkodra Seli Arqipeshkvnore.
395 mb. Kr. Iliria bahet krahinë romake e thirret Praevalitane.
395 mb. Kr. Shqipëria nën mbreten romakë të Bizantit, sundon Honori.
396 mb. Kr. Durrësi metropol i Ilirisë.
Shek.IV-Shën Donati ipeshkëv i Evoresë n'Epir (kohën e Theodozit të Madh). Shën Prokuli e Shën Martiri (kohen Liçinit) në Ulpianën e Dardanisë-Iliri.
402-417- Rufi, ipeshkëv i Salonikut, sundon dioqezet e Ilirisë dhe t'Epirit.
30.IX. 420-Vdekja e Shën Jeronimit, iliras nga Stridonja.
431- Imzot Senecioni, Arqipeshkëv i Shkodrës merr pjesë në Konçilin e Efezit.
481- Ostrogotët rrethojnë Durrësin. Një pjesë Shqipnie nën Teodorikun.
493- Justiniani, sundon për do kohë në Ballkan. Në Epir ngrehë kështjellën dhe ndërton një akuedukt.
Shek.V- Shën Niçeta, ipeshkëv në Remezianë (kohën e Shën Paulinit nga Nola.
553 - Justiniani, me fis iliras, dëbon Ostrogotët nga Iliria.
600 - 650 - Serbët, mandej Kroatët dynden në Shqipni.
601 - Shkodra seli ipeshkvnore.
640 - 642 - Gjoni IV papë iliras nga Dalmacia.
687 - Kononi papë nga Thrakja.
920 - Simeoni car i Bullgarëve shtrinë sundimin deri në Butrint, Himarë e Vlonë.
990 - Samueli i Bullgarisë pushton Durrësin.
Shek.XI - Normanët, të primë nga Robert Guiskardi e i biri i tij Boemundi, pushtojnë Shqipninë.
1019 - Bizantinët i thërrasin shqiptarët albanoi, fis të cilin e përmend Ptolemeu më 150 mbas Krishtit.
1050 -1080 - Shqipnia e Veriut nën Serbinë.
1081 - Durrësi, Vlona, Janina dhe Shkupi në dorë të Normanëve.
1085 - Venecianët mundin Normanët afër Butrintit ku vdiq Guiskardi. Bizantinët prapë pushtojnë Shqipninë, por Durrësin dhe pak qytete.
1094 - Emni Albanoi përmendet ndër kombe perëndimore.
1110 - Thema Dyrrachion provincë në vedi me kryeqytet.
1180 - Mbreti serb Stefan Nemanji, pushton Durrësin.
1185 - Guljemi II norman, merr Durrësin, Shkodrën, serbët zaptojnë Shqipninë.
1202 - Mëhill Ejlluer Komneni pushton Epirin.
1210 - Venediku pushton Durrësin e brigjet e Detit Adriatik.
1215 - Theodor Ejllori qet venedikasit jashtë Shqipnie.
1218 - Abati Pjeter Dokne asiston në themelimin e Kishës së Shirqit.
1218 - 1241- Jovan Ahseni II Car i Bullgarëve pushton Shqipninë e Eperme.
1240 - Themelimi i Kuvendit Françeskan të Lezhës.
1245 - Mbahet Konçili i Lionit.
1259 - Mëhill Ejllori i jep së bijës, Helenë, si pajë Vlonën, Janinën, Beratin, Durrësin dhe Qerfozin.
1271 - Mëhilli II dhespot n'Epir.
1272 - Karl Andoni merr Durrësin dhe Beratin.
1272 - Themelohet Kisha e Shën Rrokut.
1274 - Durrësi rrenohet prej termetit.
1330 - Stefan Uroshi II pushton Shqipninë e mesme dhe Epirin. Vdiq n´Uri i Lumi Françesk.
1288 - Françeskanët ngrehin së parit Kuvendin e tyne në Shkodër.
1290 Helena e Rashës nderton kishën e Shirqit
9.IV.1302 - Me urdhën të Senatit të Venedikut lirohet Ambasadori i Turqisë i arrestuem në Lezhë nga proveditori i atij qyteti.
1304 - Filipi, princ i Tarantit merr Durrësin.
1312-1318-Shqiptarët lidhen me Filipin e Tarantit kundra Uroshit II e e ngushtojnë në Shkup me i dhanë liri.
1319 - Shqiptarët e veriut hidhen kunder Milutinit dhe me armë në dorë nxjerrin disa të drejta të mohueme deri atëherë.
1336 - Kryengritje kundër Car Dushanit.
22.I.1346 - Kunorëzimi i Car Dushanit.
1346 - Ndër dokumentat e Klementit VI përmendet Katedralja e Shkodres.
1358 - Pjetër Loshë Mazrreku dhespot i Nartës.
1358 - Nisë sundimi i derës së Balshajve.
1361 - Vdes Balsha I
1361 - 1401 - Të bijtë e Balshës I pushtojnë Republikën e Tivarit dhe vejnë selinë në Shkodër.
1363 - Karl Topia pushton Durrësin dhe mbytë Niceforin.
1370 - Balshajt pushtojnë Kaninën dhe Vlonën.
1372 - Balshajt u marrin serbëve Pejën, Prizrenin, Ohrin dhe Kosturin.
1375 - Gjin Bue Shpata pushton Morenë e bahet sundues i saj.
1383 - Balshajt pushtojnë Durrësin.
1385 - Otomanët qesin Balshajt jashta Durrësit ku hyn Karl Topia. Vdes Balsha II i mbytun.
1389 - Gjergji II Balsha ikë në Ulqin e Tivar.
1392 - Turqit duken për herë të parë në afërsinat e Shkodrës. Venedikasit marrin Durrësin prej Gjergj Topisë.
1393 - Niketë Toia në Krujë.
1393 - Dukagjinasit përmendën si derë sunduese.
1394 - Ndertohen të parat saranxha në kështjellën Rozafat.
II.1395 - Gjergj Strazimir Balsha i shfaqë dishirin Venedikut me i lëshue Shkodrën.
IV. 1396 - Gjergji II Balsha then Radiq Cernojeviqin e Malit të Zi. Gjergji II Balsha ia shet Shkodrën e Drishtin Venedikut. Venediku pushton Shkodrën.
21.VI.1399- Meremetime në kështjellë të Lezhës. Vdes Gjin Bue Shpata. Vjen mbas tij Maurik Bue Shpata, dhespot në Nartë. Venediku merr Vlonën, Butrintin dhe Pargën.
1401 - Venediku merr masa mbrojtëse në kështjellë të Shkodrës.
2.II.1403 - Gryka e Bunës forcohet nga Venediku. Maurik Bue Shpata qet grekët jashtë Janine.
6.V.1403 - Nga sundimtari venedikas merrën masa mbrojtëse për Shkodrën.
1408 - Helena Balsha dhe Strazimir Balsha zgjedhin kontin Topia si arbiter për çashtjet e linduna në mes tyne dhe Venedikut.
1409 - Shkodra çohet me armë kundra Venedikut. Venediku çon ushtri për mbrojtje të Shkodres dhe t'Ulqinit nga kercnimi i turqve.
1412 - Lindja e Gjergj Kastriotit në Krujë.
1422 - Mbahet Konçili i Kostancës.
1418 - Karl Toçi mbytë Maurik Bue Shpatën e bashkon dhespotatin e Janinës e t'Artës.
1419 - Gjon Kastrioti, princi i Krujës mundet prej Evrenoz Pashës të cilit i jep peng kater bijtë.
31.I.1430 - Humanisti shkodran Gjon Gazulli merr doktoratën n'Universitetin e Padovës. Venediku çon fuqi të reja për mbrojtjën e Shkodrës e t'Ulqinit nga turqit.
1431 - Janina bie në duer të turqve.
1434 - Shqipnia Veriore çohet në luftë kundër Turqisë.
1443 - Skanderbegu largon Turqit nga Sfetigradi
1.III.1444 - Lidhja e Lezhës ku marrin pjesë edhe Dukagjinët, Shpatët, Dushmanët, Altisferët e Dejës, Arianitët, etj.
12.VII.1445- Skanderbeu i shpallë luftë Sulltan Muratit II.
1447-Skanderbeu, mbas luftës me Venedikun, xen rob në Mirditë Mustafë Pashën.
22.VI.1449 - Skanderbeu ban paqe me Venedikun. Skanderbeu then Muratin II. Zjarr i madh n'Shkoder që mbërrin deri në dyert e kështjellës.
II.1452 - Pal Dukagjini shpërblehet prej Venedikut me merita patriotike.
1453 - Skanderbeu then Hamza Kastriotin e Mois Golemin.
4.I.1454-Sundimtarët venedikas mblidhen në Durrës për të bisedue mbi masat mbrojtëse dhe fortifikuese kundër Turqisë dhe shtrohet se si me i ndihmue Skanderbeut.
6.II.1453-Rektori i përgjithshëm venedikas urdhënohet me bashkue forcat me Skanderbeun kunder turqve.
1459- Skanderbeu shkon në ndihmë të Ferdinandit t'Aragonës në Bari.
1460-1461-Skanderbeu kthehet me vrull nga Italia dhe mund katër ushtri turke njena mbas tjetrës.
1461-Bahen fortifikime në kështjellën e Shkodrës.
1462-Formula e Pagëzimit.
VIII.1463 - Skanderbeu then ushtritë turke afër Ohrit.
1464-Afër Gurit të Bardhë Jakup Pashë Arnautin Skanderbeu e then dhe e mbytë.
1466 - Skanderbeu then ushtrinë turke i primë prej Ballaban Badër Pashës që mbet vdekun n'at luftë.
1467-Skanderbeu then sulltan Mehmetin dhe e ngushton me dalë prej Shqipnie i koritun. Mblidhet Kuvendi II i Lezhës.
I.1468-Vdes në Lezhë Gjergj Kastrioti, Skanderbeu. Imzot Pal Ejllori, Arqipeshkëv i Durrësit merr sundimin e Shqipnisë.
17.V. 1474 - Qarkimi i parë i Shkodrës nga turqit, sundimtar Anton Loredani.
20.6.1478-Turqit pushtojnë Krujën dhe mbysin Kontarinin dhe Lekë Dukagjinin. Mbas një lufte të rreptë Lezha bie në dorë të turqve.
1479 - Shkodra në dorë të turqve të cilët bajnë lidhje me Venedikun.
1480 - Pushtimi i plotë i Shqipnisë nga turqit.Sulltan Mehmeti del n' Otranto.
1481 - Gjon Kastrioti II pushton shumë vende të Shqipënisë me ndihmën e himariotëve.
1481 - 1492 - Mergimi i shqiptarëve në Siçili (Itali).
1488 - Gjon Kastrioti mundohet me i dëbue turqit nga Shqipnia.
1493 - Themelimi i ma së parës shtypshkronjë n'Obot afer Rijeke, ma e para në Ballkan.
1499 - Fr. Bernardini, frat shkodran, i shkruen Senatit të Venedikut tue e lutë të formonte një ushtri e tue bashkue me forcat shqiptare nën urdhënat e Skanderbeut të ri, të birit të Gjergjit dhe me pjesëmarrjen e Dukagjinasve, t´u forcojshin në Lezhë e prej andej me mësye Shkodrën dhe Krujën.
1501 mb. Kr.- Durrësi në dorë të turqve.
1503 - Kanë fillue luftat e papreme të shqiptarëve kundër turqve.
1504 - Gjergji Negro, ambasador i Venedikut në Stambollë, cakton kufijtë e Shqipnisë së Veriut dhe ato t'Ishullit të Lezhës.
1505 - Ishulli i Lezhës bie në duer të Turqve.
1545-47 - Mblidhet Konçili i Trentit.
1555(5.I.) - Del në dritë "Meshari" i Gjon Buzukut.
1566 - Lindë Dom Pjetër Budi nga Guri i Bardhë.
1571 - Turqit marrin Ulqinin e Tivarin.
1572 - Shqiptarët çohen kundër Turqisë. Ibrahim Pasha i Pejës çohet kundër Turqisë.
1577-Kryengritje e madhe dhe lufta kundër Turqisë në Shkodër te Lama e Spahijve. Vendosja si sundimtar vendas e Begollejve të Pejës.
1583 - Françeskanët kanë pesë kuvende; në Rubik, Lezhë, Sebaste, Kep të Rodonit dhe në Memel (Hajmel apo Mënelë).
1592 - Kryengritje e përgjithshme në Shqipëni.
23.7.1602 - Mbledhje e madhe në Sh'Llezhdër të Mirditës ku marrin pjesë 2656 krenë dhe kërkojnë lidhje me Venedikun kundër Turqisë dhe mbrenda tri ditëve mblidhen 100.000 luftëtarë, por Venediku nuk bëzanë.
1606 - Lindë në Sapë Frang Bardhi, shkrimtar dhe autor i një fjalori në gjuhën shqipe.
1607 - Një tjetër kryengritje popullore kundër Turqisë.
1614 - Hoti, Kuçi e Shkreli lidhin besën kundër Turqisë dhe rrokin armët për liri.
1621 - Imzot Pjetër Budi organizon një kryengritje kundër Turqisë ku marrin pjesë 300.000 vetë.
1623 - 38-Fiset e Kelmendit çohen kundër Turqisë dhe thejnë Sulejman Pashën. Me tê bashkohet edhe Kuçi.
1624 - Martirizimi i Dom Mark Kishaj, famullitar i Shkodrës.
1630 - Lindë Imzot Pjetër Bogdani, në Gur të Hasit të Thatë të Dukagjinit.
1626 - Imzot Frang Bardhi në Venedik i përgjigjet Imzot Gjon Tomak Maranoviqit, tue mbrojtë shqiptarizmin e Skanderbeut.
1638 - Hoti çohet në luftë kundër Turqisë.
1644 - Françeskanët misionarë P. Pali nga Mantova dhe P. Salvatori nga Affida, qenë mbytë e hjedhë në Cem. Ai vend sot quhet Pellgu i Fratit. Mbytë me thika.
1648 - P. Ferdinandi nga Albisola e P.Jaku nga Sarnane, misionarë françeskanë, ngulun mbi huj për fe në Pazar të Shkodres nga Turqit. P. Ferdinandi ndei gjallë tri ditë tue predikue.
1645 - Kelmendasit qesin jashtë Turqit.
1674 - Dom Nikollë Vladanji thotë meshën e parë në Kishën e Pdhanës. Me 1693 bahet ipeshkëv i Lezhës.
1687 - Kelmendi e Kuçi dhe Himarjotët çohen kundër Turqisë.
1696 - Mbarë krahina e Hotit lufton kundër Venedikut për çështjen e Ulqinit.
1698 - P. Filip Shkodra çelë shkollë nëfamiljen Kamsi, në Shkoder.
1699 - Kelmendi në luftë kundër Turqisë, bashkohet me tê Ulqini e Tivari.
1700 - Imzot Anton Zezaj (Negri), ipeshkëvi i Shkodres, vjerrë në konop për fe në pazar - Teqe.
1700 - Klementi XI Albani Papë shqiptar i lindun n'Urbino.
1703 - Konçili i Parë Shqiptar në Mërqi i kryesuem nga Imzot Zmajeviqi, arqipeshkëv i Tivarit.
1718 - P. Antoni nga Sora, françeskan, varë në konop për fe, afër Shkodre.
1739 - Malësorët e Mbishkodres vrasin Mahmut Pashë Begollin prej Peje.
1740 - Zi e madhe buke në të gjithë Shqipëninë. Don Karlo i Napolit dergon grunë. Çmimi: Një kalë arrinë 16.000 aspra, çeniku i orizit 40 oka e djathë 40 aspra dhe oka e mishit 20 aspra.
1743 - Dom Gjon Nikollë Kazazi boton librin e tij.
1745 - Përmendën nga rregjistri i Imzot. Pal Kamsit këta lagje dhe rrethe të Shkodres, Tophana, Rëmaji, Kazena, Sh'Lavrendi, Qafa, Kishaj, Zarufa, Shiroka dhe Kepi i Madh.
1747 - Kryengritje e madhe kundër Turqisë.
1755 - Çaushollajt qiten jashtë Shkodre.
1764 - Themelohet në Shkodër shoqnia e Shën Andout.
1769 - Mehmet Pashë Plaku i Derës Bushatlijve emnohet sundimtar i Shkodrës.
1775 - Për tre muej rresht shi i madh e dame të panumër sidomos në Pult, Shosh, Nikaj- Mertur, Selcë, Drisht. Shkodra u mbyt n'ujë. Dom Jak Tanushi Zorba, nderton Kishën e Shkrelit. Mehmet Pasha me të birin e me 15.000 ushtarë niset me zhbi Kuçin.
1778 - Mustafë Pasha shkon në More e vdes.
1779 - Prej 6 Kallnorit deri me 29 prill asnjë pikë shi dhe u bâ korrje e ganishme.
1784 - Pazari i Shkodrës mbushet me drithë dhe çmimi që ishte prej 3000-2400 aspra huni, ra në 1500-1200 dhe ky bollëk vazhdoi deri më 1789.
1786 - Kara Mahmuti then ushtrinë turke që kishte ardhë me rrethue Shkodrën.
1787 - Kara Mahmuti pajtohet me Mirditë.
1787 - Imzot Gjergj Radovani shuguron ipeshkëv Imzot Frano Borcin, prift shkodran, në kishën e Shën Mërisë Magdalenë.
1787 - Në qafë Dardhë xehet në befasi dhe i pritet kryet Kara Zeqir Pashës, Vezir i Rumelisë prej anmiqve të tij.
1887 - Mahmut Pasha me sulm del e zbret nga kështjella ku ishte ngujue, then ushtrinë qarkuese, vret Mehmet Pashë Çaushollin dhe ndjek ushtrinë boshnjake deri në Kotorr.
1787 - Mehmet Pashës i pritet kryet.
IV. 1788 - Vritet Tahir Agë Juka dhe i biri i kapidan Pashë Shpuzës, anmiq të Mahmut Pashës.
1788 - Mbërrijnë në Shkodër tre delegatë të Zefit II t'Austrisë dhe ndryhen në kështjellë për bisedime me Mahmut Pashën.
1788 - Të përcjellun prej besnikëve të Mahmut Pashës,tre delegatët austriakë nisen kah Kraja, por afër Muriqit, vriten në befasi, u priten krenët dhe i vorrosin në Mjet, në një gropë ndër suka të Liqenit; Mahmut Pasha i çon në Stambollë krenat e tyne.
1789 - Kremtime të mëdha në Shkodër, për gëzim që Sulltani kishte falë Shkodrën. Kështjella u ndez flakë nga krismat e topave, që shprazeshin me galdim.


Edituar për herë të fundit nga BeLti në Fri 5 Mar 2010 - 0:31, edituar 1 herë gjithsej
avatar
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Data historike shqiptare

Mesazh nga BeLti prej Fri 5 Mar 2010 - 0:30

1789 - Mahmut Pasha niset me shtypë levizjen e Bosnjes; popullit të krishtenë i vehen taksa të randa; pasanikëve 150 grosh, të mesemve 70-80 grosh, të vorfenve 30 grosh, ndersa klerit katolik, ndër të cilët priftenve të Tophanës, ipeshkvijve të Lezhës, famullitarëve të Lezhës, Merqisë, Manatisë, Bulgrit nga 100 grosh. Zadrimës i muer dy herësh pagesat e taksavet.Për t'u shtie tmerrin atyne që s'kishin ndigjue me shkue në luftë, si edhe atyne që dezertojshin, me 7 shtator i qe pre kryet një katolikut nga Shpori dhe me 9 të atij mueji një myslimanit nga Myselimi.

1789 - Bollëk i madh në Shkodër. 6 pare oka e miellit të grunit, 2 pare ajo e misrit. Lagjja Bahçellek thirret Babaik.

1789 - Mahmut Pasha shkon me të nipin në Bosnje, Novi Pazar e Vidin.

1791 - Mahmut Pasha i pret kryet Kolë Mirditorit.
1792 - Mahmut Pasha shkon në Prizrend e Prishtinë.
1796 - Kara Mahmutit i pritet kryet në luftë.
1796 - Mahmut Pasha shkon në Pipër ku mbet i vramë.
1796 - Vdes në Piper të Kuçit bashkë me Mahmut Pashën, nipi i tij.
1798 - Mehmet Pashë Bushati shkon në Vidin. Në Shkodër bie murtaja.

1801 - Dom Simon Kamsi i mbiquejtun Signoreja kah fundi i dhetorit mbledhë në Shkodër një sasi të madhe të hollash për të pague haraçin e madh që sundimtari u kishte vu fshatarëve laramanë të Jubanit, Ganjollës, Gajtanit, Gurit të Zi e Rrencit.


1803 - Bie murtaja në Shkrel.
1804 - Brahim Pasha shkon në Anadoll me luftue për Sulltanin.
1809 - Vdes Brahim Pashë Bushati.
1814 - Shkreli çohet kundër Mustafë Pashë Bushatit.
1815 - Sulejman Hoti mundohet me mbytë Mustafë Pashën, por vret kushrinin e tij, Tahir Pashen.

1817 - Murtajë e madhe në Shkodër e Shkrel; viktimë e shërbimit fetar e shoqnor, vdes Dom Jak Tanush Zorba në Shkrel.
1819 - Ali Pashë Tepelena, si shtron krejt Epirin, merr Pargën.
1820 - Mustafë Pashë Bushati, i emnuem vezir, shkon me luftue në More.

1821 - Dy ushtri turke mësyjnë Shqipninë.
1821 - Nën kryesinë e Mark Boçarit, shqiptarët luftojnë për lirinë e Greqisë.

1822 - Hurshit Pasha i Moresë xen e mbytë trathtish Ali Pashën e Janinës.

1823 - Prengë Bibë Doda shtron Dibrën, Llezhi i Zi, princ në Mirditë.
1829 - Mustafë Pasha shkon në Vidin në luftë.
1830- Lindë P.Leonard de Martino, italo-shqiptar, françeskan i cili qe misionar në Zadrimë. Me 1881 botoi veprën "Arpa" e një italo- shqiptari; mësoi edhe në shkollën françeskane në Shkodër.
1831 - Mustafë Pasha i shpallë luftë Turqisë, i del para ushtrisë turke në Perlep me 20.000 vetë.
1831 - Mustafë Pasha dorëzohet dhe çohet në mërgim në Stambollë.
1835 - Kryengritje e madhe në Shqipëni.
1834 - Kryengritje fshatare kundër Turqisë kryesue nga Dasho Shkreli, Osman Pasha ndryhet në kështjellë dhe i shtrenguem jep disa lehtësina.
1827 - Lindë Pashko Vasa, shkrimtar i Rilindjes.
1837 - Termet i fortë në Shkodër.
1839 - Malazezët mësyjnë Hotin dhe Kelmendin, Grudën.
1840 - Mblidhet Kongresi i Londrës. Mehmet Ali Pasha, shqiptar.
1848 - Kryengritje e madhe kundër Tanzimatit.
1849 - Kryengritje fshatare kundër Turqisë.
1852 - Tjetër kryengritje malsore kundër Turqisë.
1854 - Kryengritje e armatosun në Shkodër. Mirditasit dallohen në luftën turko-ruse në Krime.
1855 - Termet i fortë në Shkodër.
1856 - Kremtime të mëdha në Shkodër për nënshkrimin e paqes. Për një orë rreth u zbrazen top e pushkë nga kështjella e kodrat e Tepes.
1856 - Hamz Agë Kazazi u prinë disa fanatikëve me shkue e me rrethue Seminarin Papnuer të Jezuitëvet.
1856-Arrijnë në Shkodër pesë delegatët e qeverisë austriake dhe u ndryen në kështjellë ku biseduen me sundimtarin për çështjen e damtimit të Kolegjes dhe me 16 dolën nga Shkodra pa u marrë vesh se çka u vendos.
1856-Vjen në Shkodër i derguemi fuqiplotë i Stambollës dhe pati bashkëfjalime me Konsullin e Austrisë, Ipeshkëvin e Pashën. Mustafë Pashë Menehmeni dergon në mërgim Hamz Agë Kazazin me disa parësi Shkodre. Mali i Zi pushton Kuçin. Krijohet në Shkodër Komisioni Xhibalit në krye të të cilit vihet Haxhi Agë Lohja.
1857 - Qeverija turke zbret nga Kështjella e zen vend në shtëpi të Dervish Beg Koplikut.
1858 - Hidhet guri i parë i themelit të Katedrales së Shkodres.
1858 - Kushë Micja çelë shkollën për vajza shkodrane.
1859 - Lindë në Shkodër poeti i Rilindjes Filip Shiroka.
1859 - Themelimi i Seminarit Papnuer të Shkodrës me nxanësat: Prengë Doçi, Ndue Bytyçi.
1860 - Lindë në Shkodër artisti piktor Kolë Arsen Idromeno.Vdiq me 12. XII. 1919.
VIII.1861- Françeskanët ngrehin Kuvendin e tyre në Shkodër.
1862 - Lidhja shqiptaro-greke për kryengritjen në Janinë e Durrës. Lufta e Konicës me humbje të Turqisë. Oficerët e kështjellës lejohen me ndejë lirisht në qytet, me urdhen të Ferik Mustafë Pashës. Shugurimi i Imzot Dario Bucciareli në Katedralen e Shkodrës nga Imzot Karl Pooten. Dalin në dritë botimet e Dom Ejëll Radojës.
1864 - Lindë në Shkoder arsimtari e shkrimtari Mati Logoreci.
2.1866 - Lindë në Shkodër poeti e shkrimtari Dom Ndre Mjedja.
5.1866 - Vdes në Kallmet shkrimtari Dom Pjetër Zarishi.
12.1866 - Krijohet i Treti Urdhën në Shkoder.
II.1867 - Shkodra bahet Seli Arqipeshkvnore.
1870 - Dom Pashko Junki boton librat e tij.
1871 - Zef Jubani Ndokillia boton disa rapsodi shqiptare.
1.XI. 1871 Konçili II Shqiptar, kryesuem nga Imzot Karlo Pooten, Metropolit i Tivarit dhe Arqipeshkëv i Shkodrës.
10.1874 - Çelet shkolla e Shirokës nga Dom Zef Ashta.
1869 -1870 - Mbas shinave dhe vershimeve të shumta Drini kthen në shtratin e vjetër kah Shkodra.
12.1874 - Shkrepë moti n´oren 5.15 në depon e municionit të kështjellës që merr flakë dhe mbesin të vdekun 97 vetë.
24.6.1875 - Lindë Imzot Benardin Shllaku.
7.1875 - Themelohet Kuvendi i Françeskanëve në Gjuhadol.
X.1875 - Themelohet Kongregacioni i Zojës Nunciatë në Shkodër.
X.1877 - Jezuitët çelin Kolegjen Saveriane në Shkodër.
2.1878 - Malet e Veriut protestojnë kundër qeverisë së Athinës për çështjen e Epirit.
4.1878 - Themelohet "Lidhja e Prizrendit".
1878 - Fuqitë e armatosuna të "Lidhjes" mësyejnë Malin e Zi që don me pushtue Plavë e Guci.
1878 - Lidhja e Prizrenit proteston me memorandum kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit. Shkodra proteston pranë Kongresit të Berlinit për shkëputjen e Podgoricës, Tivarit, Plavës dhe Gucisë.
18.6.1878 - Mirdita, Malsia e Lezhës dhe Lura i luten Kongresit të Berlinit me i dhanë autonominë.
13.7.1878 - Traktati i Berlinit i lëshon Malit të Zi, Ulqinin e Tivarin, Plavë, Guci e Triepsh dhe Greqisë një pjesë të Epirit.
11.1878 - Nga frika qeveria turke rrethon Shkodrën me 20.000 ushtarë.
2.1879 - Lindë në Shkodër patrioti dhe shkrimtari Luigj Gurakuqi.
1879 - Ushtritë malazeze thehen keqas nga vullnetarët shqiptarë që mbrojnë Plavë e Guci.
1880 - Plavë e Guci i hiqen Malit të Zi.
1880 - Malit të Zi i lëshohen vendet që nga Tivari deri në Breg të Bunës. Vdes në Venedik Imzot Ejëll Radoja, shkrimtar e famullitar i Shkodrës. Tina e Nikës çelë shkollën e punës së dorës për vajza. Botohet libri i Dom Ndre Logorecit "Doktrina e Krishtenë". Ulqini bie në dorë të Malit të Zi. Arta i lëshohet Greqisë. Atë Jak Jungu boton "Kulshedren e Shpirtit" dhe disa poezi të Dom Ndre Mjedës: "Shahiri elierz". Ma vonë në vitin 1895 boton edhe fjalorin "Shqip-Italisht". Dom Pashko Babi (Sheqeri) boton në Shkodër "Vakinat e të shkruemit shejtë". Lidhja Hot-Grudë-Shkrel-Kastrat me shty kufinin e Shqipnisë.
1879 - Krijohet Kuvendi i Murgeshave Stigmatine në Shkodër. Themelimi i shkollës Stigmatine për vajza.
1882 - Çelet Kolegja Serafike Françeskane në Shkodër.
1885 - Lindë në Shkodër shkrimtari Hilë Mosi.
1887 - Shugurohet në Kishë të "Zojës së Shkodrës" Imzot Ndre Logoreci, ipeshkëv e mandej me 24.8. 1887 Arqipeshkëv i Shkupit. Themelohet Kongregacioni i Zojës së Lurdit për gra.
1887 - Krijohet Kuvendi i Françeskanëve te Arra e madhe (Shkodër).
1888 - Krijohet Misioni Shëtitës në Shkodër.
1899 Imzot Prengë Doçi, Abat i Mirditës themelon në Shkodër Shoqninë Letrare "Bashkimi".
1889 - Themelohet Kompania e "Zojës Rruzare" te Arra e Madhe.
1889 - Krijohet shoqnia bamirëse "Rrethi i Shën Jozefit" në Kolegjën Saveriane.
1889 - Vdiq Imzot Pashko Junki, famullitar i Shkodrës e shkrimtar.
1889 - Çelet spitali i Motrave të Mëshirës në Shkodër.
6.1895-Konçili III Shqiptar nën kryesinë e Imzot Pashko Guerinit, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodrës.
28.6.1897 - Murgeshat Stigmatine çelin kopshtin për fëmijë të vogjël me drekë, falas.
1899 - Vdes Atë Jak Jungu, shkrimtar, themelues i Kongregacionit të "Zojës Nunciatë", të Kongregacionit të "Zojës së Lurdit" dhe të Uratores së "Zemrës së Krishtit."
1902 - Shkolla françeskane jep mësimet në gjuhën shqipe.
1903 - Me alfabet të Shoqnisë "Agimi" shtypen tekstet e shkollave fillore.
1903 Shtjefen Maçi mësues në Dajç të Bregut të Bunës.
1904 - Lush Kola nga Barbullushi mëson në fshatin e tij. Pse përhapë idena nacionale, pushohet nga puna.
1904 - Hilë Agustini çelë shkollën në Bushat.
13.6.1904 - Imzot Jak Serreqi krijon qelën e re famullitare në Serreq.
6.I.1905 - Termet i madh në Shkodër, në oren 5,30 të mengjesit. Dame të mëdha në Shkodër.
8.12.1905 - Bekimi i Kishës Françeskane të Gjuhadolit.
1907 - Themelohet azili i jetimëve nga motrat Saleziane në Shkodër; ma vonë dhe i pleqve të vorfën.
1908 - Vëllaznit e shkollave Schulbrüder hapin internatin për fëmijët e vorfën në Shkodër.
31.8.1908 - Shpallja e Konstitucionit nga Sulltan Hamiti. Kremtime të mëdha në Shkodër.
1908 - Shkodra merr pjesë në Kongresin e Monastirit ku dergohen: Fishta, Gurakuqi, Dom Ndre Mjedja, Mati Logoreci, Hilë Mosi.
- Krijohet klubi "Gjuha Shqipe" në Shkodër.
1909 - Zef Ndoc Ndreka, fshatar nga Spaçi i Mirditës mëson aty.
1909 - Del në Shkodër gazeta "Koha" e "Bashkimi". Kërkohet nga Shkodra njohja zyrtare e kombit, e arsimit të detyrueshëm, shërbimi ushtarak në vend, e një sundimtar i përgjithshëm shqiptar...
24.7.1910 - Xhavid Pasha me 20 taborre (batalione) vjen me shtrue Shkodrën.
1910 - Luftë në Kaçanik ndermjet shqiptarëve dhe turqve. Kryengritje e Malsisë së Madhe.
26.7.1910 - Shefqet Turgut Pasha vjen në Shkodër me shtrue Malsinë. Luftime të përgjakshme në Qafë t'Agrit e në Qafë Shtamë të Shalës ndermjet dukagjinasve dhe ushtrisë turke.
1911 - Plasë kryengritja e Malsisë së Madhe, në Kastrat.
6.4.1911 - Dedë Gjo' Luli ngulë në Bratile në majë të Deçiqit flamurin kombëtar dhe Malsia e Madhe lufton për pavarësi e liri.
18.5.1911 - Kryengritësit shqiptarë i përgjigjen Shefqet Turgut Pashës se nuk përulen e se do të luftojnë tue derdhë gjakun deri në fitimin e plotë të lirisë.
5.7.1911 - Kryengritje e përgjithshme kunder Turqisë për liri.
X.1912 - Plasë lufta Ballkanike. Në Shkodër shprazen tre topat e fundit turq për shpallje lufte.
X. 1912 - Niset rrethimi i Shkodres nga malazezët.
28.11.1912 - Shkodra merr pjesë me Luigj Gurakuqin në Shpalljen e Pavarësisë shqiptare në Vlonë, në Qeverinë e përkohshme nën kryesinë e Ismail Qemalit.
30.1.1913 - Esad Pashë Toptani shtien e vret trathtisht Hasan Riza Pashën, dalëzotës i Shkodrës, i cili donte me ngritë flamurin kombëtar shqiptar në kështjellë e në kumbonare të Katedrales së Shkodrës.
2 3. 4.1913 - Esad Pasha ia shet Shkodrën malazezve për dy milion florinta, të cilët futen në qytet në tri drejtime: nga Taraboshi, nga Fusha e Shtojit e nga Bardhanjorët.
14.4.1913 - Malazezët djegin Pazarin e Shkodrës, mbasi e grabitën, dhe dalin këtej tue i a lëshue vendin në dorë t'ushtrisë nderkombëtare (austriake, italiane, franceze, angleze, gjermane).
13.6.1913-Naltohet në kështjellë të Shkodrës Flamuri Kombëtar Shqiptar atdhetari Karlo Suma mban fjalimin. 7.1913 - Esad Pasha shpallet sundues i Shqipnisë së Mesme.
12.3.1914 - Princ Vilhelm von Wied, vjen në Shqipni si princ i shqiptarëve dhe zbret në Durrës.
14.5.1914 - Padër Marian Prela themelon shoqninë "Të Bijat e Zojës".
15.6.1914 - Ushtria kombëtare me malsorët e Mbishkodrës luftojnë në rrethina të Durrësit kundër trathtarëve, ku vdes koloneli holandez Thomson.
4.7. 1914 - Plasë Lufta I Botnore.
5.9. 1914 - Princ Wiedi len Shqipninë.
X. 1914 - Esad Pasha futet në Durrës.
1914 - Vdes Atë Dedë Pasi, themelues i "Misionit Shtetitës shqiptar".
1915 - Në Shkodër ngrehet një qeveri e perkohshme, por âsht ma tepër anarki. Zhvillohen luftime midis lagjeve ndërmjet nacionalistave dhe përkrahësve të Esad Pashë Toptanit.
4.1915 - Kryengritje kundër Esadit në Durrës, i cili ikë andej.
5.6. 1915 - Krajl Nikolla Petroviq I, krajl i Malit të Zi, së bashku me ushtrinë e tij përshkohet nëpër Shkodër e del n´Itali.
2.1915 - Vdes në Shkodër Pader Anton Xanoni, shkrimtar i lindun në Durrës me 1863.
6.1915 - Ushtritë serbe të thyeme përshkohen nëpër Shkodër.
6.1916 - Rusia proteston kundër veprimeve të paligjshme të malazezëve nëpër Shqipni. Imzot Bernardin Shllaku, ipeshkëv i Pultit, shpëton Dukagjinin nga rrethimi kërcënues i ushtrive serbo-malazeze në ikje e sipër.
1916 - Pararoja e ushtrisë austriake futet në Shkodër.
23.1.1916 - Ushtritë austro-hungareze, si pushtojnë Shqipëninë e Veriut, Serbinë e Malin e Zi, dalin në Durrës.
3.1916 - Vizitë zyrtare në Shkodër nga ana e Arqidukës Karl Salvator i Habsburgve.
1917 - Krijohet në Shkodër "Komisija Letrare".
30.X. 1918 - Ushtritë austro-hungareze lanë Shkodrën e Shqipëninë.
11.1918 - Hyjnë në Shkodër ushtritë aleate.
11.1918 - Hoti e Gruda, me një Memorandum dergue në Washington, Londër, Paris e Romë, lypin lirinë.
1919 - Themelohet Shoqnia "Bogdani".
1920 - Kongresi i Lushnjes ku Shkodra dërgon përfaqësuesi e vet.
2.1920 - Dalja e ushtrisë franceze nga Shkodra. Shkodra bashkohet me qeverinë qendrore kombëtare. Lufta e Koplikut.
3.1920 - Hapet i pari Parlament Shqiptar.
4.1920 - Avni Rustemi vret në Paris Esad Toptanin.
1920 - Themelohet Orfanotrofi i "Zemrës së Krishtit" nga Atë G. Della Pietra.
8.1920 - Lufta e Vlonës.
12.1920 - Legata shqiptare në Konferencën e Paqes në Versailles, në të cilën ban pjesë Imzot Luigj Bumçi e Luigj Gurakuqi, Fishta mbrojnë të drejtat e kombit shqiptar. Lidhja e Kombeve pranon Shqipninë si anëtare të saj.
1921 - Kryengritja e Mirditës.
5.1921 - Plasë kryengritja e Matit.
1.1922 - Arriti në Shkodër i pari delegat apostolik në Shqipni Imzot Ernest Cozzi.
21.1.1924 - Hapet Asambleja Konstituente në Tiranë.
- Revolucioni borgjez kryesue nga Fan Stilian Noli.
12.1924 - Kthimi i Ahmet Zogut në Shqipni. Në Shkodër krijohet gjyqi ushtarako-politik. Fillojnë burgimet, internimet kundër nacionalistave.
2.2.1925 - Vritet në Bari, Itali, patrioti Luigj Gurakuqi.
11.1926 - Kryengritja e Shalës kundër rregjimit të Zogut. Gjyqi denon me varje disa pjestarë të kryengritjes.
8,1937 - Vdes në Shkodër poeti lirik Dom Ndre Mjedja.
1929-Vritet në Zymb, Pader Shtjefën Gjeçovi arkeolog dhe përpilues i "Kanunit të Lekë Dukagjinit".
4.1939 - Luftime të rrepta te Ura e Drinit kundër ushtrive fashiste që vijnë me pushtue Shkodrën.
1939 - Vdes Imzot Pjetër Gjura, Arqipeshkëv i Durrësit.
30.7.1952 - Aprovohet Statuti i Kishës Katolike Shqiptare, nën kryesinë e Imzot Bernardin Shllaku.
11.1956 - Vdes Imzot Bernardin Shllaku, ipeshkëv i Pultit.
avatar
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi