Në 2011 do të dihet qartë se sa banorë ka Kosova

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Në 2011 do të dihet qartë se sa banorë ka Kosova

Mesazh nga BeLti prej Fri 5 Mar 2010 - 2:38



Në Kosovë tashmë ka filluar një fushatë sensibilizuese në të gjitha rajonet e vendit me qëllim të informimit të qytetarëve për procesin e regjistrimit të popullsisë, i cili do të ndodhë në prill të vitit 2011.
Zëvendësministri i Shërbimeve Publike, Rifat Blaku, i cili njëherësh është edhe kryetar i Komisionit për regjistrim, shpjegon për DW, se si do të bëhet regjistrimi. “Çdo qytetar në ditën e regjistrimit është i obliguar që t'i përgjigjet pyetjes së regjistrusesit. Do të jetë pyetja për individin, familjen, banesën dhe pronën dhe pyetja tjera. Pra do të jenë pesë formularë, që qytetarët duhet të plotësojnë”, thotë Blaku.
Në prill të vitit 2011 regjistrimi i popullsisë do të bëhet edhe në të gjitha vendet fqinjë të Kosovës, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi. Kjo është një marrëveshje e arritur ndërmjet këtyre vendeve dhe rrjetit evropian të statistikave. Mirëpo Qeveria e Serbisë akoma nuk është pajtuar plotësisht për regjistrimin e popullsisë edhe në Kosovë. Tash për tash ajo e kundërshton këtë regjistrim.
Sekretari i shtetit në ministrinë serbe për Kosovën Oliver Ivanoviq i tha DW-së, se është i pamundur të bëhet regjistrimi i popullsisë në Kosovë, ku ka akoma mijëra serbë, që nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre. Mirëpo zëvendësministri Blaku ka një përgjigje se si do të bëhet regjistrimi edhe i personave të zhvendosur nga Kosova.
“Regjistrimi do të mbahet edhe nëpër enklavat serbe dhe në këto lokalitete shkon regjistruesi dhe pasi ajo familje të plotësoje formularët bazë, pyetet a ka ajo familje njerëz të shpërngulur, sa janë ata dhe ku gjenden, do të thotë ka një përgjigje ose janë në Gjermani, ose në Kralevë ose në Nish, ose në Podgoricë dhe krejt në fund me metodën e përpunimit të statistikave ato lidhen”, thotë Blaku.
Blaku është i bindur se pjesëtarët e komunitetit serb të Kosovës do të marrin pjesë në regjistrim, dhe u apelon atyre se regjistrimi i popullsisë nuk ka të bëjë asgjë me politikën. Ai thotë se në disa regjistrime testuese, që janë bërë në disa lokalitete serbe ka pasur një interesim mjaft të madh nga serbët, që të përfshihen në këtë proces.
Blaku thotë se pas regjistrimit të fundit të vitit 1981 disa herë autoritetet serbe kanë falsifikuar shifrat e banorëve serbë, që jetojnë në Kosovë. Sidoqoftë nga regjistrimi i popullsisë, që do të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm, sipas Blakut, do të shpjegohet qartë se sa banorë ka Kosova. Këto statistika sipas tij do të zyrtarizohen nga rrjeti evropian i statistikave mekanizëm ky, që do të jetë edhe vetë pjesë e procesit.

Regjistrimi i popullsisë për herë të fundit në Kosovë është bërë në vitin 1981, ku Kosova kishte afro 2 milion banorë. /
avatar
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi