Kafja ka edhe të mirat e saj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kafja ka edhe të mirat e saj

Mesazh nga BeLti prej Sat 6 Mar 2010 - 5:52



Në një konferencë të organizuar së fundi nga shoqata American Heart Association në San Franciscu, shkencëtarët kanë thënë se dashamirët e kafesë se mund të marrin frymë më lirshëm.
Është arritur në përfundim se nuk ka shenja se disa lugë kafe në ditë rrisin rrezikun nga atoreskleroza dhe trashja e enëve të gjakut. Po ashtu, personat të cilët konsumojnë kafe kanë rrezik më të ulur të shtrimit në spital për shkak të çrregullimeve të ritmit të zemrës.
Dr. Arthur Klatsky është drejtues i studimit që ka analizuar ritmin e zemrës te pacientët të cilët janë pranuar në spital. Studimi i drejtuar nga ai ka arritur në përfundim se rreziku i probleme të tilla është madje 18% më i ulët për ata të cilët pinë katër ose më shumë lugë kafe në ditë.
Megjithatë Dr. Klatsky mendon se ka nevojë edhe për hulumtime shtesë dhe se është shumë herët të jepen këshilla se konsumimi i kafesë parandalon problemet me ritmin e zemrës.
avatar
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi