Shqiperia rrezikon vizat

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shqiperia rrezikon vizat

Mesazh nga Geri prej Sat 6 Mar 2010 - 6:51


Rritja e kerkesave
per azil ne Belgjike nga shtetasit serbe e maqedonas menjehere pas
heqjes se regjimit te vizave po demton procesin e liberalizimit te
vizave per Shqiperine dhe Bosnjen.

Keshtu shprehet Inisiativa e
Stabilitetit Europian qe vlereson se disa vende anetare jane frikesuar
nga ky fenomen, fale dhe menyres se pasqyrimit nga mediat europiane

"Sigurisht
qe egziston rreziku qe kjo te vonoje procesin e liberalizimit me te
tjeret. Disa vende anetare mund te jene panikuar, pasi ne disa media
europiane pasqyrimi i ngjarjes ka krijuar ne popull ndjeshmeri kunder
ketij procesi, e kjo mund te sjelle vonesa. Kjo po demton konceptin e
heqjes se vizave. Do te kishte qene me mire sikur te mos kishte ndodhur
ky fenomen, por nuk perjashtohej mundesia. Ka patur vazhdimisht abuzim
me viza edhe atehere kur njerezit duhet ta kerkonin, dhe eshte e qarte
qe do kete abuzim me levizjen e lire. Do kete njerez qe do kerkojne
azil, edhe nese shanset per ta marre jane pothuajse zero; do kete njerez
qe do te qendrojne me shume se 3 muajt e lejuar, do te qendrojne ne
menyre ilegale, do te kerkojne pune, e ndoshta mund te perfshihen ne
aktivitete kriminale”, thote Alexandra Stiglmayer, Drejtuese e Projektit
"Lista e Bardhe Shengen," ISE.

Megjithese ne numer me te vogel
krahasuar me dy muajt e pare te vitit, cdo jave regjistrohen dhjetera
aplikues te tjere nga Maqedonia e Serbia ne zyrat e emigracionit dhe
azilit ne Belgjike. Te pakenaqur me situaten e krijuar, autoritetet
belge perserisin qendrimin per refuzim azili.

" Per momentin
situata eshte e pakendshme per Belgjiken. Keta njerez duhet ta dine se
nese duan te vine ne Belgjike, jane te mirepritur per te bere turizem,
per te qendruar disa dite, por ata nuk mund te gjejne kurre ketu
mbeshtetje financiare nga autoritetet belge, edhe nese aplikojne per
procedure azili, ne do t'i detyrojme te gjithe te kthehen", shprehet
Melchior Wathelet, Sekretari i Shtetit per Emigracionin dhe Azilin ne
Belgjike

Inisiativa e Stabilitetit Europian analizon se
pavaresisht asaj qe po ndodh ne Belgjike, Bashkimi Europian ka me shume
perfitime se humbje nga heqja e regjimit te vizave me rajonin.

"Permes
bashkepunimit te ngushte me strukturat europiane si Eurojust, Europol,
Interpol Frontex, mekanizmi si marreveshja e riatdhesimit apo brenda
vendeve per te monitoruar normat e emigracionit, per ta parandaluar ate
dhe per te moslejuar shtetas te vendeve te treta qe te kalojne kufirin
nga Ballkani pra, me te gjitha keto perpjekte te vendeve te rajonit, ne
fund gjykoj se BE ka me shume perfitime se humbje me heqjen e regjimit
te vizave", theksoi Stiglmayer

Megjithe mesymjen e shtetasve
serbe dhe maqedonas ne Belgjike, kryeministri Yves Leterme ka pranuar
publikisht se mbeshtet heqjen e regjimit te vizave me Shqiperine dhe
Bosnjen, nderkohe qe deri me sot Brukseli nuk shquhej per mbeshtetje te
ketij procesi me Ballkanin.
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi