Hyseni: Ndahet Kosova, ndahet Ballkani!

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Hyseni: Ndahet Kosova, ndahet Ballkani!

Mesazh nga BeLti prej Sat 6 Mar 2010 - 10:38

“Po të ketë ndarje, ndryshimi i kufijve nuk do të ndalet në Kosovë por do ta përfshijë gjithë Ballkanin”, i ka thënë Radio Dukagjinit ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni.
Sipas tij, Serbia nuk po e pengon vetëm Kosovën drejt anëtarësimit në BE por gjithë Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë ka bërë të ditur se pret që vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të jetë neutral. E ky qëndrim sipas tij do të ishte në të mirë të Kosovës.
“Kërkesa për ndarje nënkupton destabilizim të të gjithë rajonit”, ka pohuar shefi i diplomacisë kosovare, Skender Hyseni. Ai ka thënë se tema e ndarjes është lansuar nga Beogradi për të parë reagimet në Kosovë. “Nuk ka ndarje të Kosovës”, ka potencuar Hyseni duke shtuar se ndarja do të nënkuptonte ndryshim të kufijve të gjithë Ballkanit.
“Po e themi troç. Po të ketë ndryshim të kufijve të Kosovës atëherë nuk do të ndalet në Kosovë, nuk përfundon në Kosovë, do ta përfshijë gjithë rajonin e Ballkanit”.
Ministri i Jashtëm Hyseni shkon edhe më tutje. Ai fajëson Beogradin që po e pengon integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe evropiane. “Pengesat që Beogradi po i vendosë në rrugën e konsolidimit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës rrjedhimisht po pengojnë edhe integrimin e pjesës tjetër të Ballkanit në BE”.
Këtë deklaratë, ministri Hyseni e mbështet në faktin që i gjithë Ballkani Perëndimor do të integrohej thuajse në të njëjtën kohë në BE.
Hyseni për herë të parë ka përmendur mundësinë që vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të jetë neutral. E ky qëndrim, sipas tij, do të ishte në të mirë të Kosovës. “Mendimi i Gjykatës do të jetë krejtësisht i paadresuar, neutral, që do me thënë në të mirë të Kosovës, sepse do të dalë pikërisht ajo që e kemi thënë. Pavarësia e Kosovës është çështje me të cilën Gjykata nuk duhej të merrej fare”.
avatar
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi