Haradinaj uron nxënësit dhe mësimdhënësit

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Haradinaj uron nxënësit dhe mësimdhënësit

Mesazh nga BeLti prej Sat 6 Mar 2010 - 10:39

Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, respektivisht Ditës së hapjes së shkollës së parë shqipe, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, uron të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit në vend.
“Në këtë ditë të shënuar ne kujtojmë kontributin e madh dhe të pazëvendësueshëm të mësimdhënësit shqiptar në ngritjen e vetëdijes kombëtare e qytetare, të kombi ynë, në të gjitha periudhat në të cilat kemi kaluar”, thuhet në mesazhin e liderit të AAK-së.

Haradinaj në urimin e tij potencon se, në këtë ditë kujtojmë me respekt të veçantë sakrificën e mësimdhënësve të Kosovës në dekadat e fundit të përpjekjeve për liri dhe pavarësi, me shpresë se pozita e tyre në shoqërinë tonë, në shtetin sovran e të pavarur të Kosovës, do të jetë më dinjtoze dhe se shteti ynë do ta respektojë dhe avancojë statusin tani për tani e jo të mirë të mësimdhënësit në Kosovë.

“I bindur se mësimdhënësit në Kosovë meritojnë pozitë dhe trajtim më të mirë dhe se sakrifica e tyre nëpër dekada, ende nuk po shpërblehet nga institucionet e vendit, edhe një herë të gjithë mësimdhënësve dhe nxënësve të Kosovës jua përcjellë urimet më të mira me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit dhe të shkollës shqipe”, thuhet në urimin e kryetarit të AAK-së.
avatar
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi