Shëmbëlltyra e familjes Jashari është unikate

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shëmbëlltyra e familjes Jashari është unikate

Mesazh nga BeLti prej Sat 6 Mar 2010 - 10:40

Në ditën e dytë të shënimit të manifestimit të Epopesë së UÇK-së, presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi kanë bërë homazhe pranë varreve të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari.
Presidenti Sejdiu, ka thënë se shëmbëlltyra e familjes Jashari është unikate për brezat e ardhshme, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të gjithë njerëzit e tjerë të botës që e duan lirinë.
Kryeministri Thaçi ka thënë se vepra e komandantit Adem Jashari ka qenë, është dhe do të mbetet udhërrëfyes edhe në të ardhmen për gjithë popullin e Kosovës, i cili asnjëherë nuk do të harrojë sakrificën sublime të familjes Jashari në luftën për liri.
Kryeparlamentari Krasniqi ka vlerësuar se Prekazi legjendar është vendi i cili i bashkon të gjithë shqiptarët për të shënuar Epopenë e madhërishme të UÇK-së, falë luftës të të cilës sot ne gëzojmë lirinë.
Homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Prekazin kanë bërë edhe zyrtarë të tjerë të institucioneve të vendit, si zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi, Ramë Manaj, ministri i FSK Fehmi Mujota, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi, etj.
Edhe qytetarët nga të gjitha trojet shqiptare kanë bërë homazhe për të nderuar veprën sublime të familjes Jashari në Prekazin legjendar.
Ngjarja e 5, 6 dhe 7 marsit, jo vetëm për Prekazin, Drenicën apo Kosovën, por për gjithë popullin shqiptar kujtohet si një ngjarje e madhe, pasi pikërisht nga Prekazi legjendar buruan pushkët e para të lirisë.
Ndryshe, të shtunën në mbrëmje në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë mbahet një Akademi Përkujtimore. Ndërkaq, të dielën në Prekaz, është paraparë manifestimi tradicional “Nata e zjarreve”, me të cilin përmbyllet manifestimi në përkujtim të rënies heroike të komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari.
avatar
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi