Prishtina pa ngrohje dhe pa ujë!

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Prishtina pa ngrohje dhe pa ujë!

Mesazh nga BeLti prej Sat 6 Mar 2010 - 10:40

Kur temperaturat kanë rënë në minus gradë, ngrohtorja e qytetit “Termokos” ditë më parë ka njoftuar konsumatorët e vet se “për shkak të borxheve të pambuluara ndaj kontraktuesit me karburante është e detyruar që sezonin e ngrohjes ta shkurtojë nga 15 prilli në 1 mars”!
Nga kjo masë drastike është kursyer Qendra Klinike e cila po ngrohet përmes një ngrohtoreje alternative me naftë, që sipas zyrtarëve të “Termokosit” atyre do t’iu kushtojë shumë.
Pos me mungesën e ngrohjes, qytetarët e Prishtinës kësaj jave po përballen edhe me reduktimet e paparalajmëruara të ujit. Sipas zyrtarëve të ujësjellësit “Prishtina”, kjo u bë si rrjedhojë e të reshurave të mëdha rreth Liqenit të Batllavës dhe atij të Badovcit.
Sipas zyrtarëve të ujësjellësit, kjo dukuri po shkakton turbullira të ujit kurse kapacitetet teknike nuk janë në gjendje të prodhojnë dhe të qesin ujë të pastër aq sa janë nevojat. Pra, sipas tyre kjo do të vazhdojë derisa gjendja të qetësohet e në këtë mënyrë të shërbejë si masë parandaluese për ndonjë infeksion të konsumatorëve.
avatar
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi