Në Ditën e Mësuesit, arsimtarët ballafaqohen me vështirësi

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Në Ditën e Mësuesit, arsimtarët ballafaqohen me vështirësi

Mesazh nga BeLti prej Sun 7 Mar 2010 - 1:53

Në Ditën e Mësuesit, arsimtarët ballafaqohen me vështirësi

Me rastin e 7 Marsit, që njihet si Dita e Mësuesit, mësimdhënësit kosovarë thonë se po përballen me kushte të vështira, pasi pagat që i marrin nga buxheti i Kosovës, janë të pamjaftueshme. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit i pohojnë përpjekjet e vazhdueshme që po bëhen për të përmirësuar gjendjen materiale të mësimdhënësve.
Në Sindikatën e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë thonë se, me gjithë ca përmirësime në sistemin e arsimit, pozita e 32 mijë mësimdhënësve kosovarë vazhdon të mbetet e rëndë.
Kryetari Ali Shabani thotë se sindikata, disa herë, ka shqyrtuar gjendjen materiale të punëtorëve të arsimit parauniversitar. Madje, shton ai, janë mbajtur edhe disa greva për të kërkuar rritje të pagave për këtë sektor.
Ndryshe, zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë pohojnë përpjekjet e vazhdueshme që po bëhen për përmirësimin e pozitës së punëtorëve të arsimit, kushteve të punës dhe cilësisë së punës në procesin e mësimor.
Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, premton se mësimdhënësit kosovarë do të kenë vazhdimisht përkrahje nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
“Për ne është më se e rëndësishme që, krahas përgatitjeve dhe zhvillimit profesional të mësimdhënësve, të ketë edhe mbështetje financiare. Mësimdhënësit kanë qenë kategoria që fillimisht është mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe do ta ketë një mbështetje të përhershme”, thekson Hoxhaj.
Ndryshe, 7 Marsi, Dita e Mësuesit, është festë kombëtare e arsimit shqip, që festohet për të kujtuar shkollat e para shqipe.
avatar
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi