Qelizat e kordonit umbilikal mposhtin leukeminë?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Qelizat e kordonit umbilikal mposhtin leukeminë?

Mesazh nga Geri prej Tue 9 Mar 2010 - 5:55



Qelizat e kordonit umbilikal mposhtin leukeminë?

Shkencëtarët në Seattle të shtetit Washington thonë se kanë bërë një
përparim të madh në trajtimin e llojeve të kancerit në gjak, përfshi
leukeminë.
Provat klinike kanë treguar se 7 nga 10 pacientë me kancer në gjak janë
kuruar suksesshëm.

Gjatë provave në qendrën Fred Hutchison shkencëtarët zbuluan se
transplantimi i qelizave të kordonit umbilikal, që lidh nënën me
foshnjën deri sa
lind, mund të përdoren më gjerësisht për trajtimin e disa kancereve. Ata
thonë se prova në këtë fushë janë bërë edhe më parë, por tani ata kanë
zbuluar një mënyrë më të mirë që qelizat e transplantuara në gjakun e
pacientit me kancer, të japin rezultate brenda dy javëve në vend të 4
javëve siç
pritej më parë.

Qelizat e gjakut të këtij kordoni merren nga foshnjat e sapolindur kur u
pritet kërthiza. Pastaj qelizat manipulohen në laborator dhe përdoren

procedura transplantimi te pacientët me lloje të ndryshme kanceri në
gjak, duke shpëtuar jetën e tyre.

Shkencëtarët në qendrën Fred Hutchison për kërkime në fushën e kancerit
thonë se trajtimi me procedurën e re tregon se pas transplantimeve, 70
për
qind e pacientëve me kancer në gjak mbijetojnë pa asnjë shenjë të
sëmundjes. Shkencëtarët thonë se në kërkimin e prova klinike u përfshinë
pacientë të
moshave nga 3 deri në 43 vjeç.

Shkencëtarët thonë se prova të tjera klinike janë planifikuar për të
rikonfirmuar arritjet e para dhe pas kësaj do t'i shpallin rezultatet e
plota të
kërkimeve të tyre për t'u ardhur në ndihmë e shpëtuar jetë njerëzish që
jetojnë me lloje të ndryshme kanceri në gjak
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi