OSSH: Do kompensojme faturat

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

OSSH: Do kompensojme faturat

Mesazh nga Erisa1 prej Thu 11 Mar 2010 - 3:58

OSSH: Do kompensojme faturat
11/03/2010 15:10


Jozef Hejsek, drejtori i pergjithshem i OSSH
Operatori i Sistemit te Shperndarjes deklaroi se do te kompensoje te gjithe rastet e faturimit te energjise per te cilet vertetohet se ka pasur abuzim.

Vlera e shtuar mbi faturat do t’u zbritet konsumatoreve ne faturat e muajit mars ose prill, tha Jozef Hejsek, drejtori i pergjithshem i OSSH.

“Kemi filluar kontrollet per te zbuluar rastet e abuzimit gjate faturimit,nga kontrollet e deritanishme qe kemi bere per vitin 2009 kemi zbuluar disa raste shkeljesh gjate faturimit qe shkojne ne 105 milione leke. Te gjitha keto raste do vertetohen nje per nje dhe shuma e mbifaturuar do t’u zbritet konsumatoreve ne faturat e muajit mars ose prill. Gjithashtu do te rishikojme faturat e janarit dhe ditet e muajit dhjetor do rillogariten me cmimet e dhjetorit dhe jo me ato te rritura ,edhe keto para do t’u kompesohen konsumatoreve ne mars ose prill”, u shpreh Hejsek.

Por sipas perfaqesuesve te CEZ nuk eshte vetem faturimi abuziv shkaktari i vlerave te konsiderueshme te faturave per muajt e pare te ketij viti. Sipas CEZ per keto muaj eshte rritur konsumi i energjise elektrike.

“Konsumi i energjise elektrike eshte rritur ne keto 3-4 muaj me rreth 30 %. Ne Shqiperi format e tjera te energjise qe perdoren per ngrohje apo gatim jane shume pak te perdorshme,pra keto fatura kaqe te shtrenjta nuk jane pasoje vetem e faturimit abuziv apo rritjes se cmimit”, theksuan drejtues te CEZ.

Nga kontrollet e deritanishme te OSSH jane zbuluar edhe 5300 raste vjedhjesh te energjise nga konsumatoret, ne nje vlere prej 235 milione lekesh. CEZ deklaroi se ne Shqiperi aplikohet nje sistem i keq faturimi qe fillon nga problemet me pajisjet matese te energjise e deri te punonjesit qe bejne faturimin. Sipas CEZ ne janar te 2012 ne Shqiperi do te aplikohet nje sistem teresisht i rinovuar matjeje.
avatar
Erisa1
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2039
 <b>Piket</b> Piket : 2564
Regjistruar : 28/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 27
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Pran Gjanices

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi