Paracetamol per te parandaluar semundjet kardiake

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Paracetamol per te parandaluar semundjet kardiake

Mesazh nga Geri prej Thu 11 Mar 2010 - 5:56


Paracetamoli, i njohur nga të gjithë për vetitë antiinfiamatore dhe
qetësuese, mund të përdoret, madje mund të jetë shumë i dobishëm, për të
parandaluar sëmundjet kardiovaskulare. Ky është përfundimi i një studimi
të ri, të bërë nga Universiteti i Sidneit në Australi. “Arritëm të
studionim
një detyrë të re për një qetësues që njerëzit e përdorin shpesh dhe më
duhet të them se rezultatet kanë qenë vërtet befasuese”, deklaroi
profesor
Michael Davies, i Qendrës së Kërkimeve për Zemrën. Sipas studimit,
paracetamoli, përveçse mbron indet nga plakja, pengon edhe efektet
toksike të një
enzime të quajtur mieloperosidas, një proteinë që prodhon një lloj acidi
“helmues”, e cila i dëmton shumë rëndë indet. Pavarësisht se janë të
domosdoshme studime të tjera më të thelluara, doktor Davies thotë se
“për të parandaluar shfaqjen ose progresionin e sëmundjes, ideja do të
ishte që
mjekët t’i japin paracetamol pacientëve që bëjnë pjesë në kategori me
rrezik të lartë, d.m.th në prag të shenjave të para të sëmundjes, apo që
kanë
nivele të larta mieloperosidasi”. Nga faqet e revistës shkencore
“Biochemical Pharmacology”, ku u publikua edhe studimi, kërkuesit
paralajmërojnë që
personat të mos tentojnë një vetëdiagnostikim apo vetëmjekim. Për të
arritur efekte pozitive, në fakt pacientët duhet më parë t’i nënshtrohen
një
programi mjekësor apo analizave të nevojshme. Meqenëse ilaçi mund të
blihet pa recetë në farmaci, ka shumë mundësi që duke mos e ditur se si
dhe në
çfarë sasie duhet ta përdorim, mund të rrezikojmë seriozisht shëndetin
tonë, paralajmërojnë ata.
Pak histori

Paracetamoli është një ilaç që në të kaluarën grupohej me
antiinfiamatorët josteroidë (FANS). Por në krahasim me këto substanca,
sot klasifikohet si
një ilaç analgjezik dhe antipiretik, i “përjashtuar” nga grupi i ilaçeve
të quajtura FANS. Paracetamoli është i njohur në kulturën e shumë
popujve,
sidomos atë anglosaksone, për shkak të përhapjes së tij të madhe si një
qetësues i përgjithshëm. Në treg ai njihet edhe me emra të tjerë si
Tachipirina, Efferalgan etj. Ai ka nisur të përdoret prej më shumë se
një shekulli. Sigurisht që bëhet fjalë për një nga ilaçet më të
përdorura si
analgjezik. Por edhe pse ka një përdorim dhe popullaritet shumë të madh,
gjithmonë duhet të mbajmë parasysh këshillat e mjekëve lidhur me dozën.
Shpesh ajo rekomandohet në bazë të peshës së trupit. Gratë shtatzëna dhe
fëmijët duhet të këshillohen gjithmonë me mjekët para përdorimit.
Mjekët
thonë se organizmi i fëmijës e asimilon ilaçin ndryshe nga organizmi i
një të rrituri. Ndryshimet në muskuj, kockë, lëngje, yndyra, proteina të
gjitha
luajnë rol në asimilimin e ilaçit nga organizmi. Gjithashtu, shumë ilaçe
mund të sjellin probleme serioze te fëmijët. Një ilaç kundër astmës
mund të
shkaktojë pneumoni dhe të pengojë rritjen apo zhvillimin e fëmijës. Një
ilaç anestezie ngadalëson rrezikshëm zhvillimin e zemrës dhe mund të
shkaktojë
vdekjen e tij. Po ashtu distanca nga një kokërr te tjera nuk duhet të
jetë më pak se gjashtë orë. Në rast të kundërt rreziqet mund të jenë
shumë herë
më të mëdha.
Zemra e shëndetshme

Një nga kardiologët më të mirë australianë nuk harron të na kujtojë edhe
këshillat për një zemër të shëndetshme. “Në të vërtetë, sëmundjet e
ndryshme
kardiake janë komplekse. Kjo ndodh sepse klinikisht janë rezultati i një
ndërveprimi ndërmjet faktorëve ambientalë dhe trashëgimisë gjenetike.
Te të
parët futen të ashtuquajturit faktorë rrezikues, ndërsa për isheminë e
zemrës janë kolesteroli i lartë në gjak, diabeti, pirja e duhanit,
hipertensioni arterior dhe obeziteti. Shumë persona që vuajnë nga
sëmundjet kardiake thuhet se e kanë të trashëguar. Kështu sëmundjet
kardiake janë të
trashëguara, por ajo që duhet theksuar është se janë të pakta dhe të
rralla”, tregon profesori. Predispozita është e lidhur me aktivitetin e
ndryshëm
të gjeneve që rregullojnë mekanizmat kryesorë të sëmundjeve, ku
simptomat e saj janë ato që lidhen me aktivitetin kardiovaskular, por ka
edhe forma të
tjera të sëmundjes së zemrës. Në fakt, në sëmundjet më të shpeshta duhet
të përmendim: ishemia e zemrës, angina, infarkti i miokardit akut dhe
vdekja
e papritur koronarike. Por këtu nuk duhen harruar edhe kardiomiopatia,
kardiopatia e lindur, valvulapatia reumatike dhe aritmia. Këto sëmundje
prekin
zakonisht moshat mbi 40 vjeç, por në shumë raste ato janë të
trashëguara. Megjithatë, moshat më të rrezikuara janë ato mes 50 dhe 60
vjeç. Simptoma e
sëmundjeve të lindura të saj ka të bëjë me cianozën dhe prishjen e
ekuilibrit të parakohshëm që në lindje. Valvulopatia reumatike ka të
bëjë me
gulçime, edemë periferike, si dhe aritmi. “Sëmundja më e rrezikshme që
prek zemrën, si dhe një nga më të shpeshtat, është padyshim infarkti.
Dhembja
është më e gjatë dhe e pandjeshme ndaj nitrateve, të cilat shfaqen me
ndjenja të tjera, si ajo e vdekjes së shpejtë, me djersë të ftohta dhe
hipertension të theksuar. Faktorët më të mëdhenj të rrezikut, sipas
studimeve të fundit, janë: hiperkolesterolemia, pirja e duhanit,
diabeti,
hipertensioni dhe obeziteti. Jo çdo formë e stresit ndikon në
aktivitetin kardiak. Vetëm ai negativi, që lidhet me ndjenjën që nuk i
përballon dot
problemet. Efekt negativ ka dhe një dietë e çekuilibruar. Është vërtet
një “vrasës” i pamëshirshëm. Përveç dëmeve që provokon në aparatin e
frymëmarrjes, është një nga faktorët kryesorë për rrezikun e
kardiopatisë ishemike”, përfundon eksperti. Çfarë të bëjmë për të
parandaluar rrezikun e
sëmundjeve kardiovaskulare? “Është stili i jetesës perëndimore ai që
shkakton pjesën më të madhe të patologjive koronare. Duhani, një dietë e
pasur me
yndyra, aktiviteti i pakët fizik, obeziteti, diabeti, alkooli i tepërt
ndikojnë në përkeqësimin e patologjive koronare. Këta faktorë të
rrezikshëm
janë përgjegjës në më shumë se 80% të patologjive kardiovaskulare, të
cilat mund të reduktohen duke ndryshuar stilin e jetesës”
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi