Mehmet Pashë Deralla

Shko poshtë

Mehmet Pashë Deralla

Mesazh nga Inamso87 prej Fri 12 Mar 2010 - 10:24

Mehmet Pashë Deralla



Gradeci i Tetoves, ato lugina të bukura në preher të Malit të Sharit,
do të zgjohej në një mengjes të larget të pranveres së vitit 1848 me
disa të shtena pushke. Në shtepinë e Hasan Deralles pat lindur djalë.
Aso kohe , mjaft djem shqiptarë merrnin udhet e anadollit per mos t’u
kthyer më por gjithsesi lindja e një mashkulli ka qenë ogur i bardhë per
familjet tona.



Hasani, i jati i Mehmetit gezonte respekt të vecantë jo vetem në Tetovë e
Gostivar por dhe më gjerë. Veprimtaria e tij antiserbe perfshinte që
nga bisedat në kulla e kuvende ku lidhej Besa e deri në luftë të hapur
me armë në dorë kunder qellimeve aneksioniste, kunder zjarreve që u
frynte Beogradi. Është e njohur gjithashtu edhe bujaria e tij në vitin
1878 kur serbet ndermuaren një nga fushatat e tyre më të egra per
debimin e shqiptareve nga trojet e tyre. Të shkeputur me zjarr e hekur
prej trungut të tyre, keta shqiptarë nuk mund të shndroheshin në gjethe
të thata t’i perplaste ngado fortuna shovene. Kesisoj Hasani bisedon në
kuvendin e burrave në Gradec dhe duke ndermarë veprime mbrojtese per
sigurimin e ketyre shqiptareve - refugjatë në Atdheun e vet, njeherazi
mori nen kujdesin e vet 200-250 familje. U kujdesmuaj të terë per keto
familje me ushqime e gjithshka deri në Shkup ku emri i Hasanit do mbahej
në gojë per të mirë. Nerkohë që Hasan Deralla ishte nder drejtuesit e
Lidhjes Shqiptare të Prizerenit. Vecmas per rrethinat e pollogut, synoi
dhe organizoi një formacion të rregullt ushtarak megjithese të vogel në
numer. Edhepse nder të paret e levizjes kombetare shqiptare per pavarsi,
Hasani gjente kohë të merej me të birin, Mehmetin duke e edukuar tek ai
dashurinë per njerezit dhe trojet shqiptare.



Si plot moshatarë të tij ( të dyerve të medha natyrisht) edhe Mehmeti
pasi mbaron shkollen e mesme në Shkup , niset per në Stamboll. ( Nese
mjaft personalitete shqiptare të ketij shekulli studijojnë per luftë,
kjo mendoj unë se ka të bejë me vetedijen e zgjuar të shqiptareve).

Në Akademinë e Lartë Ushtarake të Stambollit, veshtrimi i tij i mprehtë
kerkon të hulumtojë gjithshka. Dallohet nder të tjerë por është krejt i
barabartë me ta, madje ndihmon disa syresh edhe me të holla duke na
rikujtuar kesisoj bujarinë e të jatit. Vizioni i tij per betejat që
zhvillonte aso kohe armata disa qindramijeshe osmane, plotsohet me
teatrin e merive të vjetra ballkanike e vecmas me ato sllavo-shqiptare.
Keto „meri“ që mirnin perditë jetë të pafajshme shqiptare ai do t’i
kujtonte jo pa dhimbje në Stambollin e zhurmshem në fundin e shekullit
të kaluar.

Kthehet per pak kohë në atdhe perpara marrjes së detyres dhe tani duket
se i sheh me sy tjeter terrenin e vendlindjes, me syrin e një ushtaraku
plot dije. Sidoqoftë nuk ka kohë të merret me asgjë dhe niset nxitimthi
per tek regjimenti luftarak më i larget i Anadollit. Aty viren në provë
jo vetem dijet e fituara në bankat e shkolles por edhe burreria e
trimeria, besa dhe guximi. Unikal në nderthyrjen e terë virtyteve,
karakteri i Mehmet Pashë Deralles do të fitonte veti të reja në të
gjitha lufterat që zhvilloi nen një vezhgim teper të rreptë të Portes së
Lartë, tetovari trim hap dyert e së ardhmes së vet plot guxim. Kesisoj
mbaspak kohe dergohet serish në Stamboll per t’u kualifikuar në
Akademinë e Shtatmadhorisë. Rezulltatet janë serish të larta. Ai
komandon per disa vjet rresht repartet luftarake Turke në Irak, Bagdat
dhe alem Suri duke berë shembull guximi, e korrektesie madje duke
sfiduar ushtarakë turq nga dyert e medha të Perandorisë. Në dekret të
vecantë të Sulltanit, teper i ri në moshë, Mehmet Pashë Deralla shkon në
shkallet më të larta të hierarkisë ushtarake duke marrë gradat e
gjeneralit.



Në vitin 1878 ateherë kur fuqitë e medha të Europes po luanin me fatin e
Shqiperisë, ateherë kur fqinjet tanë veriorë e lindorë kerkonin të
dalin në ëndrat e Car Dushanit, Mehmet Pashë Deralla e ndjeu se kariera e
tij ushtarake kish marrë fund. Perpara një nene të dhembshur që priste
shpresë prej bijve të saj, kariera nuk vlente asgjë. Duke ecur në gjurmë
të të jatit, ai i falet perfundimisht beses dhe burrerisë shqiptare të
cilat mblodhen bijtë nga do të ishin. Po bijtë e vertetë ama, jo ata
shqiptarë mjeranë që të joshur pas gradave humben nderin dhe emrin neper
mbreterirat e anadollit e deri në Urale. Si i vetmi ushtarak i karieres
në eliten shqiptare të kuvendit Mbarekombetar të Prizerenit, i jepet
detyra e rendesishme e komandantit të forcave të armatosura të Lidhjes
në krahinat shqiptare të Maqedonisë. Menjeherë sapo merr detyren fillon
punen per organizimin e trupave shqiptare sidomos në Shkup , Tetovë e
Gostivar, ku forcat turke ishin të konsiderueshme në numer. Duke e
njohur deri në imtesi taktiken e kundershtarit, falë aftesive të
shkelqyera ushtarake, Mehmet Pashë Deralla mundi të godisë fuqishem duke
rrezuar garnizonet turke të ketyre vendeve. Vitet 1879-1881 do të ishin
vite betejash e fitoresh të njepasnjeshme të formacioneve ushtarake
shqiptare kunder forcave disa dhjetramijeshe të Dervish Pashes. Ky i
fundit edhe pse u zotua se do ta zinte në grackë M. P. Derralen nuk
mundi të ruajë as moralin dhe nderin e shpures së vet. Në intervalet
midis betejave, personaliteti i M. P. Deralles shkelqeu pikerisht në atë
punë të madhe per bashkimin e shqiptareve drejt një ideali e bese. Në
kuvendin e Pejes ku perpos të tjerave spikati mencuria dhe urtesia e
Haxhi Zekes, delegati i Tetoves ishte pikerisht M. P. Deralla. Fjala e
ketij ushtaraku që kish flakur tej gradat e gjeneralit, u degjua me
vemendje prej të gjitheve, mandej vepra e tij entuziazmonte e bashkonte
mes vedit plot shqiptarë që kishin hasmeri me njeri tjetrin.



Veprimtaria e tij e shumanshme drejt dimensionit njerzorë të unitetit
kombetar, do të vinin në sy të autoriteteve turke politika e të cileve
kishte per moto levizjen ;perca e sundo !. Njeherazi me goditjen që
Porta i beri Lidhjes Shqiptare të Prizerenit, M. P. Deralla, internohet
në Bagdatin e larget por ketë herë jo më me gradat e gjeneralit në supe.
Aty i biri Tetoves do të vezhgohej me rreptesi prej xhandarmerisë
vendase pasi „kishte guxuar të fyente gradat e dhena nga sulltani“. Në
vitin 1908, kur një amnisti i nderpret vuajtjet e internimit, i
propozojnë serish të veshë uniformen e gjeneralit per të sherbyer në
ushtrinë Turke. Me sytë dhe mendjen në Gradecin e lindjes, M. P.
Derralla e mohon kategorikishtë propozimin. Ndofta një rast të tillë ka
pasë parasysh diplomati i shquar austro-hungares, konti Berthold kur
shkruan se ; . . . I internuari politik Mehmet Pashë Deralla, është një
burrë me tipare të theksuara shqiptare, i paisur me kulturë të gjerë dhe
ndjenja të pastra kombetare . . . „ Në gjakun e tetovarit trim ka
rrjedhur kurdiherë thirja e të pareve per liri, e aspirata per trojet
etnike.

Kthehet në Gradecin e tij të dashur, shmallet me njerezit e afert,
njihet me gjendjen. I ka kaluar të 60-tat dhe shumë kushdo t’i uronte
gjeneralit plak një pleqesi të bardhë në mes të femijeve niprive dhe
mbesave. Por nuk mund të ndodhte dot keshtu. Toka shqiptare çdo ditë e
më teper e rrezikuar të coptohej akoma, po lindte krisma, ajo e ndjente
tmerrin megjithese ajo u fliste shqiptareve të ndershem me zerin e
nenes. Ajo nuk donte t’i harrohej krejt historisë dhe emri i saj.

Mehmet Pashë Deralla, ben pjesë në plejaden e shkelqyer të atyre djemve
që dhanë gjithcka per nenen. Kush e do nenen kush ja njeh dhimbjet
vatanit ai ka dhe zemer per pushkë, thuhet që në lajmin e parë që trimi
Idriz Seferi i dergon Mehmet Pashë Deralles, ky rremben armen dhe shkon
të zerë vendin e vet në radhet e luftetareve. Nese në korrikun e vitit
1912, në luftimet e zhvilluara në Gjilan, Prizren, Tetovë e Shkup u
arriten fitore të mjafta strategjike ndaj osmaneve kjo u arit edhe per
arsyen e thjeshtë se gjenerali plak ishte kurdoherë në vijen e parë.
Talenti i tij ushtarak kishte provuar në gati 5 dekada e kesisoj lavdia e
tij e pabujë rritej. Flat dhe shumë fakti që po në ketë periudhë, janë
mbi 400 ushtarë të armates turke të Manastirit, të cilet duke ndjekur
shembullin e gjeneralit ushtarak shkeputen prej rradheve të tyre dhe
vehen në sherbim të çështjes kombetare.

Nentori historik i shqiptareve, e theret serish Mehmet Pashë Derallen të
japë shembullin e besnikerisë ndaj atdheut, ketë rradhë ishin Gryka e
Drinit, Luma, Koriteiku e Gjallica që e therisnin.

Mali i Pikellimes i mbuluar nga bora do të shihte si shqiptaret bashkuan
gjokset e tyre dhe u ngriten më lartë se mali per mos t’i lenë serbet
të dalin në Adriatik. Megjithese formacionet luftarake të shqiptareve
ishin krejt të vogla në numer kundrejt serbeve ato u udhehoqen me
mencuri e trimeri prej Mehmet Pashë Deralles, Elez Isufit, dhe Islam
Spahisë. Keshtu, teksa shqiptaret shkruanin me gjask e dhimbje historinë
e tyre në veri e jug të vendit, diplomati Ismail Qemali udhetonte neper
balterat dhe shiun e vjeshtes së tretë me imazhin e flamurit të
pavarsisë. Në 28 nentorin e madh të shqiptareve, Evropa do të shihte se
ky vend i ashper nuk qenka kockë e lehtë per t’u gelltitur. Ngritja e
flamurit në Vlorë ishte sinjali i parë i madh per ardhshmerinë e kombit
tonë.

Dhe gjithsesi nuk mund të jetë rastesi që në kabinetin e parë, të
shtetit të parë shqiptar, minister i mbrojtjes kombetare u zgjodh 64
vjecari Mehmet Pashë Deralla. Tek personaliteti i tij ushtarak ishin
ngjizur e berë një edhe pjekuria e pervoja por edhe guximi e njohja e
thellë e temperamentit të luftetareve. Sidoqoftë, me emerimin e tij në
ketë detyrë, unë mendoj se vizioni i krejt Qeverisë së 1912-ës ishte
teper i plotë. Shqiperia etnike kish qenë dhe mbetej një obsion real i
kesaj Qeverie dhe një gjeneral nga Tetovaqë të jepte më të plota
dimensionin etnik në ardhshmerinë e mbrojtjes kombetare, ditet e
krijimit dhe shpalljes së ketij kabineti janë vizatuar me dashuri dhe
humor prej Mid’hat Frasherit e vecmas figura simpatike e Mehmet Pashë
Deralles. Gjatë një kohe teper të shkurter, Mehmeti inspektoi repartet e
mbetura të ushtrive shqiptare shqiptare duke njohur nga afer me
aktivitetin e tyre dhe kuadrot që i drejtonin. Pas disa urdheresave të
karakterit emergjent, ministri i parë i mbrojtjes Kombetare Shqiptare
konstruktoi strategjikisht xhandarmerinë duke perpiluar vetë „Regulloren
e Qeverisë së Perkohshme të Vlores mbi formimin e Milicisë Shqiptare“,
disa prej reparteve e nenreparteve të ngritura në atë kohë mbijetuan
gjatë edhe në sajë të perfytyrimit të saktë të situatave luftarake prej
birit të Tetoves.



Sidoqoftë në horizontin shqiptar të atyre viteve, liria dhe paqja
shfaqeshin ende si ujë teper të larget, të galaktikave gati të pa
aritshme. Terheqja e ushtrive turke prej Ballkanit u krijoi terren
psikologjik dhe fushebetejash, fqinjeve lakmitarë të shqiptareve. Në
veren e vitit 1913 forca të medha serbe të grupuara në një vijë prej
mijera kilometrash me kufirin tonë po pergadisnin një tjeter dramë ku
fundi nuk dihej. Ateherë të dy antaret e Qeverisë së Vlores, Mehmet
Pashë Deralla dhe Hasan Prishtina lanë kariket dhe u nisen në drejtim të
Kosoves e Meqedoninë Shqiptare. Duke gjetur aty shpirtin e gatuar per
pavarsi dhe bashkim të trojeve etnike, keta dy burra organizuan dhe
udhehoqen në disa beteja formacionet luftarake shqiptare. Vetë gjenerali
plak do të shkonte në Shkup prej ku falë reputacionit që gezonte
mblodhi rreth vetes mbi 20 mijë luftetarë. Duke organizuar manovra të
persosura ushtarake ( sidomos në vijen strategjike Gostivar - Manastir)
Mehmet Pashë Deralla kreu beteja të sukseshme duke tmerruar e zbrapsur
një numer të madh serbesh.

Nderhyrjet e mbrapshta të fuqive të medha të Europes, mpleksja fatale e
interesave të tyre per dalje në Adriatik, mosmarveshjet shekullore të
shqiptareve, mesvedit, benë që Qeveria e Vlores të jepte doreheqje në
janarin e vitin 1914. Tanimë, Shqiperia i ngjante asaj varkes me vela në
oqean të cilen mund të tallet çdo fushatë.

Policia e fshehtë e Beogradit, duke njohur kontributin e madh të
gjeneralit plak e ka ndjekur atë hap - pas hapi duke e detiruar që në
mesin e vitit 1914 ku të japë llogari në kryeqytetin jugosllav. Qendrimi
i Mehmet Pashë Deralles është i prerë dhe krenar. Ai pranon se i ka
sherbyer çështjes kombetare, bashkimit të trojeve etnike dhe se kjo
devizë do të shoqeronte deri në frymen e fundit të tij. Per ketë e
internojnë në Podgoricë duke e mbajtur kurdoherë nen kontroll të hapur
të policisë. Gjithsesi lufterat, lodhjet, shqetsimet, mosha benë të
veten. Kur endjeu çastin e mbramë t’i afrohet, Mehmet Pashë Deralla,
kthehet perseri në Tetoven e lindjes per t’u prehur aty ku u lind dhe
kaloi femijerinë. Mbyll sytë në vitin 1918, por i pavdekshem ngelet në
gjirin e popullit të vet.



Per gati 80 vjet, firma e Mehmet Pashë Deralles, në aktin e madh të
ngritjes së flamurit më 1912 në Vlorë, u fshi prej historianeve politik
të Shqiperisë, u natemua në menyrë rigorioze prej kuazihistorianeve të
titisteve shqiptarë. Urdherat dhe udhezimet e tij qa të vyera i mbuloi
pluhuri ideologjik i harreses. Per të mos thenë pastaj se në miliona
reshta të shkruara per aktonomi emri i gjeneralit të parë të shtetit të
parë shqiptar, nuk u permend askurë. Është një paradoks gjithashtu i
vecantë në llojin e vet : Mijera e mijera kuadro të ushtrisë shqiptare,
breza të terë, sherbyen një jetë të terë në armatë e sherbime të
ndryshme pa ditur asnjeherë, se Mehmet Pashë Deralla, gjenerali që
brithte me kalë repartet e sapo formuara të 1912es ishte ministri i parë
i ushtrisë kombetare. Vecse trimi e burri e gjejnë vetë rrugen per të
hyrë në shpirtin dhe kenget e popullit.



Referenca: Eugen SHEHU / 11 10 2004
avatar
Inamso87
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 730
 <b>Piket</b> Piket : 830
Regjistruar : 12/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : TETOVË, FYROM

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi