Alkooli, duhani e obeziteti po “vrasin” shqiptarët

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Alkooli, duhani e obeziteti po “vrasin” shqiptarët

Mesazh nga Vizitor prej Sun 14 Mar 2010 - 22:11

Alkooli, duhani e obeziteti po
“vrasin” shqiptarët


Shqiptarët po rrezikojnë të shkurtojnë jetën
duke konsumuar alkool dhe duhan e duke u kequshqyer. Gjithashtu, një nga
vrasësit e tyre është dhe hipertensioni, i cili po prek një pjesë të madhe të
popullatës, gra e burra.

Studimi i parë demografik mbi situatën shëndetësore
ka përfunduar analizën e të dhënave dhe publikimi i tyre do të bëhet më 15 mars.
Projekti i madh i financuar nga UNICEF e USAID u krye nga Instituti i Shëndetit
Publik dhe Instituti i Statistikave në Shqipëri.Studimi i madh demografik u krye në periudhën e
viteve 28 tetor 2008 dhe përfundoi më 26 prill të vitit
2009.

Për mbledhjen e të dhënave
u intervistuan 9 mijë persona në shtëpi, gra e burra nga mosha 15 deri në 49
vjeç.Sipas studimit, shqiptarët, meshkuj
e femra kanë rritur dozat e alkoolit dhe duhanit, kanë shtuar sjelljet e riskut
duke u prekur nga sëmundjet seksuale të transmetueshme si pasojë e lidhjeve
jashtë martesore, është rritur përqindja e të sëmurëve nga hipertension, si dhe
mbetet shqetësuese vdekshmëria foshnjore në zonat rurale.

Të dhënat e studimit më të fundit në Shqipëri që i
përket viteve 2008-2009, treguan se Niveli i duhanpirjes tek gratë është në
moshat 2-24 vjeç (7 për qind), ndërsa te mosha 25-29 vjeç (10 për
qind).
Në mesin e burrave, përqindja
e duhanpirjes rritet dhe arrin pikun në 56 për qind në moshat 30-34
vjeç.Duhanpirja te gratë është
përqendruar shumë në duhanpirëset femra që jetojnë në kryeqytet 14 për qind,
gratë me arsim të lartë 15 për qind dhe gratë me stad të lartë ekonomik 12 për
qind.
Studimi tregon shifra të larta
për sa i takon konsumit të alkoolit si tek meshkujt dhe tek gratë.Sipas tij, një në 3 gra ose (32 për qind ), ose 2 në
3 burra ose 65 për qind raportojnë se konsumojnë alkool dhe ata që konsumojnë
shumë alkool në 12 muaj janë 30 për qind e grave dhe 63 për
qind.
Më pak se 1 për qind e grave
dhe 16 për qind e burrave pinë alkool deri në 5 ditë në javë.Në lidhje me hipertensionin, raporti për 2008-2009,
thotë se 20 për qind e grave dhe 28 për qind e burrave në Shqipëri vuajnë nga
hipertensioni. /NOA/
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Alkooli, duhani e obeziteti po “vrasin” shqiptarët

Mesazh nga Shpejtimi prej Thu 8 Jul 2010 - 0:07

ushqimi me rregull me orare mban njeriun gjalle po per fat te keq une personalisht kurr ne te njejtin ore nuk ha ushqim qka ti bej do vdes me heret ska gje ska gje sa ma ka shkruar ALLAHU do jetoj bota do vazhdoj edhe pa shpejtimin hahahahahahah.....
avatar
Shpejtimi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 4253
 <b>Piket</b> Piket : 4315
Regjistruar : 01/05/2010
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : http://www.hapesirajone.com

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi