Bill Gates “humbi”, tani më i pasuri është Carlos Slim

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Bill Gates “humbi”, tani më i pasuri është Carlos Slim

Mesazh nga Inamso87 prej Mon 15 Mar 2010 - 11:38

Bill Gates “humbi”, tani më i pasuri është Carlos Slim



Tërhequr më 13 Mars 2010




Për herë të parë, në klasifikimin 15-vjeçar të Forbes
mbi njerëzit më të pasur të planetit, vendi i parë i listës së vitit
2010 nuk mbahet nga një amerikan. Deri tani kryesuesi “legjendar” i
miliarderëve të botës, bashkëthemeluesi i “Microsoft”-it Bill Gates, ka
zbritur në vendin e dytë në renditjen e pasurisë. Vendi i parë nuk
mbahet as nga Warren Buffett, i cili është klasifikuar gjithnjë pas tij.
Për këtë vit, vlerësimi i miliardave nga Forbes ka vendosur në krye
manjatin meksikan të telekomunikacionit, Carlos Slim. Kanali televiziv
“ABC” në emisionin “Nightline” të së mërkurës në mbrëmje njoftoi se
lista këtë vit ka më pak amerikanë, të paktën në dhjetëshen kryesuese.
Që në vitin 2005, pesë nga dhjetëshja më e pasur në botë, sipas
klasifikimit të Forbes, ishin amerikanë. Megjithatë përpiluesit e listës
kujtojnë se kjo nuk duhet të befasojë askënd, duke marrë parasysh që
Shtetet e Bashkuara, gjatë 30 viteve të fundit kanë ndihmuar në
zhvillimin e ekonomisë shumëkombëshe. Ka tri dekada të “ezaurimit” të
punëve; punët që kryheshin në Amerikë janë spostuar në vendet si Meksika
dhe India, duke krijuar bazë pasurie në këto vende, gjë që lejon
blerjen e mallrave dhe shërbimeve të prodhuara nga njerëzit që drejtojnë
bizneset atje e që i bën ata të arrijnë listën e të pasurve nga Forbes.
Gjatë tre dekadave të fundit, Amerika ka humbur mbi 976 miliardë
dollarë në pasuritë e ardhura nga puna; mbi 400 miliardë humbi vetëm në
tetë vitet e fundit. Arsyeja është se Amerika asnjëherë nuk ka pasur
një politikë të koordinuar e të vërtetë industriale për të përmirësuar
dhe për të ruajtur industritë kyçe të eksporteve. Po të përmendim rastin
e telekomunikacionit, që tani është zona e Carlos Slim, Amerika ishte
qendra për thirrjet në botë në vitet ‘80; ndërkohë që sot qendrat e
thirrjeve janë kryesisht në Indi, Meksikë, Kanada, Azi dhe gjatë viteve
ato vende kanë subvencionuar rritjen e industrisë së Telekomit. Në
rastin e francezit Bernard Arnault, i cili është numri 7 në listën e të
pasurve, subvencionet e Qeverisë franceze, e kanë ndihmuar atë të marrë
një kompani tekstili, “Boussac”, e cila ka “Christian Dior”. Arnault i
ka shitur të gjitha pasuritë, përveç markës luksoze “Christian Dior” dhe
departamentit të dyqaneve “Le Bon March”. Sipas enciklopedisë
“Wikipedia”, familja Arnault ka përdorur vetëm 15 milionë dollarë nga
paratë e veta. Dhe Forbes parashikon që në të ardhmen, në listën e të
pasurve, dhjetëshja e parë mund të mos ketë asnjë amerikan. Lista e
vitit 2010 ka vetëm tre amerikane dhe ta janë Bill Gates, Larry Ellison e
Warren Buffett. (Forbes)

15 njerezit me te pasur

1.
Carlos Slim Helú 53.5 miliardë dollarë
2. William Gates III
53.0 miliardë dollarë
3. Warren Buffett 47.0 miliardë
dollarë
4. Mukesh Ambani 29.0 miliardë dollarë
5. Lakshmi
Mittal 28.7 miliardë dollarë
6. Lawrence Ellison
28.0 miliardë dollarë
7. Bernard Arnault 27.5 miliardë
dollarë
8. Eike Batista 27.0 miliardë dollarë
9.
Amancio Ortega 25.0 miliardë dollarë
10. Karl Albrecht
23.5 miliardë dollarë
11. Ingvar Kamprad 23.0 miliardë
dollarë
12. Christy Walton 22.5 miliardë dollarë
13.
Stefan Persson 22.4 miliardë dollarë
14. Li Ka-shing
21 miliardë dollarë
15. Jim Walton 20.7 miliardë
dollarë
avatar
Inamso87
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 730
 <b>Piket</b> Piket : 830
Regjistruar : 12/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 30
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : TETOVË, FYROM

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi