Vaj peshku për veshkat e diabetikëve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Vaj peshku për veshkat e diabetikëve

Mesazh nga Vizitor prej Tue 16 Mar 2010 - 3:12

Vaj peshku për veshkat e diabetikëve

Studimet e reja të
zhvilluara në Universitetin e Hong Kongut na zbulojnë një luftëtar të ri për
mbrojtjen e veshkave te personat me diabet.

Sëmundja e sheqerit godet shumë organe të brendshme, në mes të cilëve më së
shumti preken veshkat. Tregues i funksionimit të veshëve që përdoret më së
shpeshti në diagnostikim është niveli i kreatininës në serum. Nëse niveli i
kreatininës është i lartë kjo tregon dëmtim të funksionit të veshkave.

Studimi i zhvilluar për 12 javë në të cilin janë përfshirë qindra persona që
vuajnë nga diabeti, ka treguar se si konsumimi i përditshëm i 4 gram vaj peshku
(përmes të cilit organizmi siguron 42% të acidit eikosapentaenik dhe 25% të atij
dokosaheksaenik), niveli i kreatininës ulet dukshëm në krahasim me grupin
kontrollues.

Me këtë është arritur në përfundim se acidet yndyrore omega-3 kanë edhe një
varg funksionesh tjera të dobishme, ato nefroprotektive (mbrojtëse të funksionit
të veshkave
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi