Gjergj Kastrioti - Skënderbeu

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu

Mesazh nga engjell a djall prej Sun 26 Apr 2009 - 10:58

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu lindi më 6 maj të
vitit 1405 dhe vdiq më 17 janar të vitit 1468 është
Heroi Kombëtar i shqiptarëve, figura më e shquar në
historinë e shqiptarëve.


Gjergj Kastrioti ishte
djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i
princeshësVojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5
vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405, u morr peng nga
Pushtuesit Osman që në moshë të mitur dhe u
dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje,
zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në
shkollën e sulltanit (icogllanëve) që përgatiste
komandantë e nëpunës.

Natyra i kishte
dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender
(Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti
"(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në
Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe
për këtë arsye iu dha titulli bej që do të
thotë i madh, pra Skënderbeu do të thotë Aleksandri
i Madh. Ai nuk e harroi kurrë Atdheun e tij të dashur dhe
priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e
lindi. Për mëse 12 vjet (1426-1438) ishte në
Shqipëri. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte
vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë
tokave shqiptare.

Megjithatë Skënderbeu nuk hoqi
dorë nga ideja për t'u kthyer përfundimisht në
Shqipëri, deri në vitin kur ai u nis kundër Janosh
Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.


3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën
dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq
në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e
kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me
të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e
priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e
rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu
drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu
në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28
nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës
së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u
ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare.

Fjalimi i
Skënderbeut nxiti frymën atdhedashëse. Kryengritja
çlirimtare u bë e përgjithshme. Gjatë dhjetorit,
Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u
çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e
kësaj zone.

Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit
të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i
Lidhjes Shqiptare të Lezhës.

Në janar të
vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të
një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin
të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17
Janar 1468 në Lezhë.

I mbuluar me lavdi, ai u varros
në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e
lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rrjesht. E
shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e
parisë shqiptare, për në Itali.

Shume njerez mund
te pyesin. Pse Skenderbeu, ne perkrenoren e tij e ka mbajtur dhien apo
delen. Ekzistojn shume thenje por e verteta qendron sepse pasi qe
Skenderbeu i versuli naten nje tub te medha delesh ndoshta me qindra
mijera dele dhe mbi kokat e tyre e ka vendosur nga nje qiri ateher
osmanet filluan te iknin duke menduar se ata jane njeres. KETU QENDRON
E VERTETA. Ekziston gjithashtu dhe ideja se kete perkrenare e ka
mbajtur edhe per nder te Pirros se Epirit, pasi edhe ai ka mbajt po te
njejten perkrenare.


Epoka e Skënderbeut në veprat
e Marin Barletit dhe të autorëve të tjerë
shqiptarë bashkëkohës

Epopeja e Skënderbeut
e shk. XV dhe vetë figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut
ndikoi fuqishëm në jetë shpirtërore të
shqiptarëve dhe për rritjen e vetëdijes kombëtare
të tyre. Të frymëzuar prej tyre, intelektualë
të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato
në vepra historike monumentale, në të cilat nisi
jetën e vet historiografia shqiptare.

Ne fillim të
shek të XVI (1504) Marin Barleti botoi latinisht veprën
kushtuar luftës heroike të shqiptarëve për
mbrojtjen e Shkodrës, (rrethimi i Shkodrës). Por vepra
që e lartësoi figurën e tij si historian humanist
është “Historia e jetës dhe e bëmave të
Skënderbeut”, të cilën e botoi latinisht në
Romë rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër voluminoze njohu
shumë ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme
të Evropës. Veprat e M. Barletit u bënë burimi
më i rëndësishëm ku patriotët shqiptarë
mësonin historinë e epopesë legjendare të shk. XV.

Periudha
e Skënderbeut u përjetesua edhe në vepra të tjera
historike nga bashkëkohësit e heroit. Një nga
bashkëpunëtorët e ngushtë të Skënderbeut,
Dhimitër Frengu, shkroi latinisht, në frymën e ideve
humaniste të kohës një vepër për jetën e
Skënderbeut. më disa ndryshime të vogla ajo ndjek
rrethimin e historisë së Skënderbeut të M.
Barletit, që dëshmon së kjo vepër kishte pasqyruar
drejt realitetin historik, të njohur e të panjohur edhe nga
bashkëluftëtarët e afërt të Skënderbeut.
Vepra e Dh. Frengut u botua pas vdekjes së tij e përkthyer
italisht, dhe njohu shumë ribotime në këtë gjuhe.

Një
vepër tjetër e rëndësishme për të njohur
shoqërinë shqiptarë të shek. XV është
“Historia dhe gjenealogjia e shtëpisë së
Muzakajve”, shkruar në italisht më 1510 nga
bashkëluftëtari i Skënderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti
në dorëshkrim dhe, për vlerën që ka për
historinë mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. të XIX
më të drejtë e ka cilësuar atë si një
“margaritar”.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu - Hero Kombëtar

Gjergj
Kastrioti - Skënderbeu (1405 - 17 janar 1468) sintetizon një
epokë të tërë historike që mori emrin e tij:
luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i
shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e
shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të
lartë e më të organizuar dhe shënoi një
kthesë vendimtare në zhvillimin politik të
Shqipërisë.

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte
përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i
elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më
vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve
kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim
të shqiptarëve, Lidhjen shqiptarë të Lezhës, e
cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur
shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë.

Kujdes
të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së
burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet
lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e
në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të
lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.

Krahas
mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje
çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në
formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e
këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të
gjithë popullit shqiptar.

Aftësitë e
Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në
marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke pasur të qartë
së rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm
më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu
kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në
luftë kundër armikut të përbashkët.


kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane
dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe
taktikën e tij luftarake, në bazë të së
cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga
numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të
përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e
kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e
të befasishme.

Skënderbeu u shndërrua në
simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti
një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes
së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë
nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e
shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure
legjendare.

Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte
përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart
nga personalitetet e shquara evropiane të kohës.
Këtë e dëshmon edhe fakti së për
Skënderbeun është shkruar një literaturë e
shumëllojtë, prej qindra vëllimesh, të botuara
në shumë gjuhë, dhe në të katër anët
e botës.
avatar
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

http://hapesira.forumotions.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi-n

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu

Mesazh nga engjell a djall prej Sun 26 Apr 2009 - 10:58

KASTRIOTET:

Familje sunduese feudale qe luajti nje rol
kryesor politik e ushtarak ne historine Shqiperise gjate
shek.XV.Fillimet e Kastrioteve si feudale te vegjel i perkasin gjysmes
se dyte te shek.XIV,kur nje K.ishte keshtjellar neKanine me 1368,me sa
duket i debuar per nje koh nga pronat e veta.Kishin me prejardhje nga
Hasi,dhe kishin atje fshatra me emer Mazrek,Kostur,Ujimishte (Vumestje)
emrat qe do t i mbajne edhe ne emrin e tyre te familjes.Me vone i
shtrine zoterimet drejte J,ku pal K,gjyshi i skenderbeut zoteronte
fshatrat Sinje dhe Gardhi i poshtem dhe mandej. Dy Dibrat.Strirja e me
tejshme territoriale dhe fuqizimi i sundimit te K.lidhet me emrat e Gj.
K.shih si dhe te Gjergj K.Skenderbeut,udheheqes i luftes çlirim
e pamvaresi dhe bashkimin e tokave shqiptare.Pjesetar te tjere te
familjesK.ishin Donika Mamica dhe Vojsava K. pas vitit 1468. K. kaluan
ne mergim ne Italine jugore,prej nga Gjon II K. dhe Gjergj II K. Duke
mbajtur lidhje me atdheun,vazhduan luften per liridhe per rimekembjen e
principates se humbur.Pasardhesit e fundit te K. vazhduan te marrin
pjes ne nje varg aksionesh dhe ekspeditash antiosmane, ku disa prej
tyre rane duke luftuar trimerisht,ne Qipro(1534) ne Malta (1565) ne
Klish te Dalmacise (1596).
avatar
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

http://hapesira.forumotions.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi-n

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi