Samiti, Berisha: Ndihmon për integrimin në BE

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Samiti, Berisha: Ndihmon për integrimin në BE

Mesazh nga Geri prej Sat 20 Mar 2010 - 6:32


Shefat e qeverive të
rajonit u mblodhën në Brdo të Sllovenisë për të forcuar bashkëpunimin
dhe ndihmuar njëri-tjetrin në proceset integruese në BE dhe NATO.


”Shqipëria i kushtoi një vëmendje
shumë të madhe bashkëpunimit rajonal, dëshmi e një transformimi shumë të
thellë edhe një përpjekje serioze në rrugën e integrimit”, u shpreh
Berisha.

Kryeministri Sali Berisha komentoi dhe mungesën e
Serbisë në Konferencën e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se vendi i
presidentit Tadic është në këtë samit.

Përvec kryeministrit
Berisha dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaci bëri koment të shkurtër
përpara takimit, duke theksuar se vizion mbetet bashkëpunimi dhe jo
bojkoti.

Ashtu sic pritej, Presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy
nuk merr pjesë në punimet e konferencës dhe po keshtu as Presidenca
Spanjolle nuk e përfilli ftesen kroato-sllovene.

Por Komisioneri
Europian për Zgjerimin, Shtefan Fyle mbylli vizitën e tij në rajon duke
marrë pjesë në takimin e Brdos.

“Kjo konferencë do vendosë
drejtimin e duhur të hapave të mëtejshëm. Vendet duhet ta kuptojnë se
është në përfitim të tyre, nëse punojnë bashkë”, theksoi Fyle.

Kryeministrja
e Kroacisë Jadranka Kosor shpërndau dhuraten simbolike, nje CD me
legjislacionin europian për kreun e ekzekutivit shqiptar Berisha, atë te
Kosoves Thaci, kryeministrit maqedonas Gruevski, atë malazez
Djukanovic e boshnjak Nikola Spiric.




_________________

Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi