Profili i Romeo Lekës

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Profili i Romeo Lekës

Mesazh nga Geri prej Sat 20 Mar 2010 - 9:55


Më duheshin para,
ndaj dhe hyra në bankë për të grabitur. Keshtu u justifikua 25 vjecari
Romeo Leka përpara oficerëve të polcisë dhe prokurorisë për grabitjen e
bankës në mes të ditës së djeshme dhe marrjen peng të një vajze të re
për rreth 45 minuta.

Ai dukej krejt i qetë dhe madje,
përvec rrëfimit për ngjarjen, duket se nuk i ka bërë përshtypje të
rëndojë edhe më tej pozitat e tij përpara ligjit.

I riu nga
Lezha i ka shtuar vetes edhe një akuzë tjeter, përkatësisht vrasjen me
thikë të 22 vjecarit nga Kukësi, Ranato Islam Krasniqi, në Athinë në
fillim të marsit.

Nderkohë, familjarët e viktimës u paraqitën në
policinë e Kukësit për të bërë denoncim dhe për të dhënë versionin e
tyre.

Burimet thanë se grupi hetimor me në krye prokurorin e
Krimeve të Rënda Adnan Xholi, kanë marrë rrëfimin e të pandehurit, i
cili ka pohuar se ka kryer vrasjen në fjalë para dy javësh e me pas
është kthyer menjëherë në Shqipëri.

“Erdhi tek unë, i thash që
s’të mbaj dot dhe se duhet të shkosh në Lezhë ku ke banimin”, tregon
daja i tij.

Një ditë më parë ai ishte filmuar nga kamerat e
sigurisë gjatë një tentative të dështuar për të vjedhur nje filial banke
po në kryeqytet. Këto filmime janë prova shtese qe do dërgohen ne
gjykate për akuzat ndaj lezhjanit.

Ai jetonte vetëm që prej tre
vjetësh, pasi familja e tij ndodhet në Nju Jork të Shteteve të
Bashkuara. Gjatë këtyre viteve i riu ka bërë një jetë të shpërndarë në
rrethe te ndryshme, madje ka emigruar edhe si klandestin.

Pas
kthimit nga Greqia, Romeo Leka kërkoi mbështetje nga daja i tij që ta
strehonte dhe ta ndihmonte për të gjetur pune.

Por ai nuk e kish
pranuar në shtëpi Romeon. “Ishte pa letra, pa gjëra dhe e kthyen.
Herën e fundit u kthye vetë”, tregon daja.

Burime konfidenciale
të polcisë thanë për TCH se 25 vjecari ka folur edhe për një vrasje
tjetër në Amerikë.

Ai u tha prokurorëve se gjykata nuk e kishte
dënuar pasi krimi kishte ndodhur ne kushtet e vetëmbrojtjes dhe ai në
atë kohë ka qene i mitur.

Bëhet e ditur se të dhënat e të riut
do të përcillen per në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet Interpolit, për
shkëmbim informacionesh të tjera mbi të pandehurin.

_________________

Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi