SHBA, reforma në shëndetësi “merr jetë”

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

SHBA, reforma në shëndetësi “merr jetë”

Mesazh nga Erisa1 prej Sun 21 Mar 2010 - 23:59

SHBA, reforma në shëndetësi “merr jetë”
22/03/2010 08:45


Barack Obama ka
arritur triumfin e parë personal që pas uljes në kolltukun e Shtëpisë së
Bardhe, pasi reforma në shëndetësi është miratuar nga Dhoma e
Përfaqësuesve.

Nëpërmjet një votimi që do të hyjë në
analet e historisë së politikës, teksti i Senatit mori mbështetjen e
219 deputetëve dhe u kundërshtua nga 212 prej tyre. Asnjë prej 178
republikanëve nuk votoi pro.

Celësi i këtij suksesi janë
mbështetësit e fushatës kundër abortit, të cilët kanë arritur t’i marrin
një premtim Obama-s në fund të momenteve përpara votimit. "Yes We Can",
slogani i fushatës së presidentit aktual, u vendos në sfond pas
miratimit historik të reformës më të madhe shëndetësore amerikane.

Ky
projekt përfshin në lojë edhe industrinë e prodhimit të ilaceve, e cila
tashmë do t’i nënshtrohet praktikave të reja pas ndryshimit të skëmës
së sigurimeve.

Për momentin, buxheti federal është i rrezikuar
për shkak të rritjes se kostove mjekësore për të moshuarit dhe të
varferit, por synimi i presidentit është të ulë kostot për një dekadë.
Qëllimi kryesor i kësaj reforme është mbulimi me shërbime shëndetësore
për 32 milionë amerikane. Shpenzimet e parashikuara për realizimin e
reformës janë 829 milionë dollarë.
avatar
Erisa1
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2039
 <b>Piket</b> Piket : 2564
Regjistruar : 28/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Pran Gjanices

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi