Sheshi, qeveria bllokon bashkinë

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Sheshi, qeveria bllokon bashkinë

Mesazh nga Erisa1 prej Sat 3 Apr 2010 - 2:54

Sheshi, qeveria bllokon bashkinë
03/04/2010 15:25

Inspektoriati Mjedisor ka gjobitur me 2 milion lekë bashkinë e Tiranës si dhe ka kërkuar pezullimin e punimeve që po kryhen në sheshin "Skënderbej" me argumentin se nuk ka leje mjedisore.

"Inpektoriati vendosi pezullimin e punimeve deri në pajisjen me lekën e mjedisit dhe gjobitjen me 2 milionë lekë", u shpreh kryeinspektori mjedisor Ilir Bala.

Kjo gjobe duhet te shlyhet brenda vitit nga bashkia nderkohe qe duhet të nisë aplikimin për leje mjedisore.Nga ana tjetër edhe Ministria e Kulturës i konsideron të paligjshme punimet pasi sipas ministrit Xhaferraj po kryhen në një zonë të shpallur ansambel kulturor.

"Në kohën kur Rama ishte ministër i Kulturës ka propozuar një VKM, që shpallte aksin kryesor nga sheshi 'Nënë Tereza' deri tek Stacioni i Trenit, ansambël kulturor", u shpreh Xhaferraj, duke kujtuar edhe një vendim për këtë zonë të vitit 2003.

Deputeti i Partisë Socialiste Ditmir Bushati hodhi poshte akuzat dhe e konsideron nje pengmarrje te qeverise gjithcka po ndodh me sheshin "Skenderbej".

"Xhaferraj nuk di as se ku janë eshtrat e Ismail Qemalit. Kemi të bëjmë me një pengmarrje nga ana e qeverisë. Kjo është një arsye më shumë që populli do të dalë dhe të protestojë bashkë me ne në datë 30 prill në kryeqytet", u shpreh Bushati.
avatar
Erisa1
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2039
 <b>Piket</b> Piket : 2564
Regjistruar : 28/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 27
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Pran Gjanices

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi