Tragjedi në Gjermani, kosovari ekzekuton familjen

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Tragjedi në Gjermani, kosovari ekzekuton familjen

Mesazh nga Vizitor prej Sun 4 Apr 2010 - 22:07

Tragjedi në Gjermani, kosovari ekzekuton
familje



Një vrasje e rëndë ka ndodhur në landin e Bavarisë në Gjermani, ku një shqiptar nga Kosova
ka vrarë familjen e tij dhe veten.

Ngjarja e cila tronditi opinionin publik, ndodhi
kur kryefamiljari Ajet K.,
40 vjeç, për të cilin nuk tregohet se nga
cili qytet i Kosovës është me
origjinë, ka shtënë me revole kundër
bashkëshortes së tij, Dinore K., dhe të
birit Aulonit.

Para se Ajet K. të shtinte me armë mbi gruan dhe
njërin fëmijë, bashkëshortja
e tij kishte arritur ta lajmëronte
policinë.

Sipas medieve
gjermane, edhe fqinjët kishin dëgjuar të shtëna dhe kishin
lajmëruar
policinë, e cila disa minuta më vonë kishte arritur dhe i kishte
gjetur
të vdekur djalin pesëvjeçar dhe të atin, babanë e tij.

Nëna e fëmijës ishte e plagosur dhe në gjendje të
rrezikut për jetën. Ndërsa
djali tjetër, Ronarti, dy vjeç, nuk
kishte lëndime dhe tani për të përkujdeset
një ekip për intervenime
në kriza.
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi