Vrasja në Tiranë, shoqërohen 35 persona

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Vrasja në Tiranë, shoqërohen 35 persona

Mesazh nga Geri prej Tue 6 Apr 2010 - 5:33


Të 35 personat e shoqëruar nga policia për vrasjen e kryer në mbrëmjen e së hënës në
kryeqytet, nuk kanë dhënë detaje aq të hollësishme, aq sa për t'i dhënë
policisë një mundësi për identifikimin e autorëve të këtij krimi.

Pjesa më e madhe e tyre kanë
qenë frekuentuesit e lokalit, në momentin që ndodhi edhe ngjarja. Por
policia zyrtarisht e lidh vrasjen me një konflikt të mundshëm të autorit
të krimit me viktimën. Kjo edhe duke parë dinamiken e krimit, pasi
vrasesi ka qenë tepër i kujdesshem dhe është përpjekur ta godasë vetem
në trup, për të minimizuar rikoshetet e fishekeve te nxjerra nga
pistoleta e tij.

Edhe shtetasi i plagosur që ndodhej me viktimen
Elton Lulo eshte plagosur lehte ne dore edhe pse ishte shume afer me
shokun e tij te vrare.

Policia ka arritur vetem te krijoje nje
identikit te autorit te kesaj vrasjeje. Ne ditet e fundit ky është
identikiti i dyte i ndertuar nga policia pas asaj të ndodhur në afërsi
të shkollës "Vasil Shanto", por që mbeti dhe ajo pa një autor të
identifikuar. Në ditët e fundit vendi është përfshirë në vrasje të
stilit mafioz edhe me vrasje në Shkodër dhe në Krujë. Mënyra e
ekzekutimeve të serisë së vrasjeve të fundit ndodhin pothuajse në të nje
njeten kohe, nga ora 21:30 minuta deri ne oren 22:30, ku dhe mundësia e
largimit nga vendi i ngjarjes pa u kapur nga policia është e madhe.
I vetmi i arrestuar për vrasje është shtetasi Zek Tonaj që vrau të
dielën një shtetas për hakmarrje në Dukagjin të Shkodrës.

_________________

Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi