Aksidentet, paguhet pak

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Aksidentet, paguhet pak

Mesazh nga Geri prej Tue 6 Apr 2010 - 6:47


Arkiv

Autoriteti i
Mbikëqyrjes Financiare thotë se kompanitë e sigurimeve në Shqipëri
paguajnë pak dëme në raport me të ardhurat që marrin nga sigurimet e
detyruara.


Në vitin 2008, raporti dëme-prime për
sigurimet motorrike, që përbëjnë pjesën dërrmuese të tregut, ishte 30
për qind. Edhe në vitin 2009, sipas AMF nuk pritet ndonjë rritje e lartë
e këtij treguesi.

Raporti dëme-prime ne Shqiperi eshte 2.5 herë
më i ulet nga mesatarja europiane. Ndersa ne vendet e rajonit ky
tregues është mbi 50 për qind.

Raporti i ulët dëme/prime pranohet
edhe nga vetë kompanitë e sigurimeve, të cilat thonë se kjo i dedikohet
kryesisht faktit se tregu i sigurimeve në Shqipëri është ende i ri dhe i
pazhvilluar.

Autoriteti thotë se në këto kushte ka ndërmarrë një
sërë nismash për të përmirësuar tregun.

Tregu i sigurimeve në
Shqipëri përllogaritet në rreth 70 milionë dollarë ne vit, duke patur
treguesin më të ulët për frymë në rajon, gati 20 dollarë, kur në vendet e
tjera, edhe ato të rajonit ky tregues është disafish më i lartë.

Nderkohe
vetem ne vitin 2009, shifra zyrtare e aksidenteve me automjete u rrit
20 perqind, duke shenuar 1316, perkundrejt 1096 ne vitin 2008. Por nje
pjese e konsiderueshme e tyre nuk perfundojne ne dyert e kompanive ku
jane siguruar duke u zgjidhur me pagesa nen dore nga vete pronaret e
makinave qe konsiderohen shkaktare te aksidentit.

_________________

Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi