Alarm, Shëndeti Publik: Tirana kërcënohet nga vdekjet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Alarm, Shëndeti Publik: Tirana kërcënohet nga vdekjet

Mesazh nga Geri prej Thu 8 Apr 2010 - 9:19

E gjithë bota po numëron një popullsi më të madhe në qytet se në fshat dhe kjo kërcënon popullsinë nga sëmundjet e ndryshme infektive. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë një nga kërcënimet e shëndetit publik është ndotja e ajrit prej të cilit këtë vit pritet të vdesin rreth 1.2 milionë njerëz në botë. Edhe Shqipëria nuk përjashtohet nga rreziku që i kanoset shëndetit publik si pasojë e mbipopullimit të qyteteve. Lëvizjet demografike të viteve pas 90, kanë rritur disa fish numrin e popullsisë në qytetet e mëdha duke rritur alarmin e përhapjes së sëmundjeve të ndryshme që vijnë nga faktorë në risk socialë. Shëndetësia shqiptare ka dhënë alarmin për kryeqytetin tonë, Tiranën, i cili numëron sot rreth 1 milionë banorë. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka theksuar se për mbrojtjen e shëndetit publik duhet bashkëpunim i qeverisjeve dhe zbatimi i politikave shumëplanëshe. Ndërsa ekspertja e zyrës së OBSH në Tiranë, Ledia Lazri, theksoi se qytetet ballafaqohen sot nga një kërcënim i trefishtë, që janë sëmundjet infektive, sëmundjet ngjitëse dhe dëmtimet aksidentet rrugore, dhuna e krimi. Ajo e konsideroi Shqipërinë ndër vendet e para në rajon përsa i takon ndotjes së ajrit e cila shkakton sëmundje kancerogjene me pasojë vdekjen. Lazri tha se qytetet shqiptare gjenden sot të papërgatitura para këtij rreziku. Sipas të dhënave të ISHP, trafiku dhe pluhuri i shkaktuar nga makinat përbën shkakun kryesor të ndotjes së ajrit dhe pranisë së gazrave kancerogjene. Situata paraqitet më problematike në Tiranë ku ndotja e ajrit është katër herë më e lartë se normat e Bashkimit Evropian. Grimcat e respirueshme që shkaktohen nga pluhuri prej vitesh rezultojnë në nivele të larta krahasuar me normat e bashkimit Evropian. Qëndrueshmëria e shifrave tregon se nuk janë marrë masat e duhura për reduktimin e ndotjes së ajrit. Sipas parashikimeve të ekspertëve të OBSH, gjatë 30 viteve të ardhshme, pothuajse e gjithë rritja e popullsisë do të jetë në zonat urbane dhe varfëria globale është duke u përqendruar në qytete. Për këtë arsye nevojiten politika të shëndosha në të gjitha fushat e qeverisjes për përmirësimin e shëndetit urban.

_________________

Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19697
 <b>Piket</b> Piket : 23781
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

http://www.facebook.com/profile.php?id=100000780195284#!/pages/M

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi