Omega-3 ndihmojnë pacientët me sëmundje koronare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Omega-3 ndihmojnë pacientët me sëmundje koronare

Mesazh nga Merisa prej Tue 13 Apr 2010 - 20:20

Vaji i salmonit, tunës dhe peshqve të tjerë, ndihmojnë pacientët me arteret e sëmura që të jetojnë më gjatë.
"Rezultati kryesor i studimit është se tek pacientët me nivele të larta të acidit yndyror Omega-3, që gjendet në vajin e peshkut, duket se ngadalësohet procesi i plakjes biologjike. Për këtë qëllim, telomeret e pacientëve që merrnin vaj peshku, u matën për të vënë re ndryshimet në gjatësi".
Studiuesit thonë se dietat e pasura me acide yndyrorë Omega-3 mund t'i ndihmojnë njerëzit me sëmundjet e zemrës që të jetojnë më gjatë. Por përse këto acide janë kaq të dobishme mbetet e paqartë. Studim i morri në shqyrtim se sa i lartë duhet niveli i vajit të peshkut në gjak që të jetë në gjendje të mbrojë telomeret e kromozomeve të cilat ndihmojnë për përcaktimin e moshës dhe plakjes biologjike.
Vaji i salmonit, tunës dhe peshqve të tjerë, mendohet se ndihmojnë pacientët me arteret e sëmura që të jetojnë më gjatë. Një nga autorët e studimit është doktor Ramin Farzane-Far në universitetin e Kalifornisë në San Francisko. Ai thotë se rezultati kryesor i studimit është se tek pacientët me nivele të larta të acidit yndyror Omega-3, që gjendet në vajin e peshkut, duket se ngadalësohet procesi i plakjes biologjike. Për këtë qëllim, telomeret e pacientëve që merrnin vaj peshku, u matën për të vënë re ndryshimet në gjatësi. Telomeret janë mbështjellëse në fund të kromozomeve që i mbrojnë ato nga shthurja. Me kalimin e kohës, ndërsa mosha biologjike rritet, telomeret mund të dëmtohen dhe shkurtohen për shkaqe të inflamacioneve a pezmatimeve të ndryshme, pirjes së duhanit, mbi pesha trupore ose mungesa e ushtrimeve fizike.
Në studim u përfshinë rreth 600 pacientë me sëmundje në arteret koronare. Duke matur telomeret në kohë të ndryshme, shkencëtarët ishin në gjendje të përcaktonin shpejtësinë me të cilat ato shkurtoheshin dhe të gjenin se sa shpejtë ose ngadalë zhvillohej procesi i plakjes biologjike tek këta pacientë. Në rezultatet e studimit që u botuan në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë theksohet se pacientët me sëmundje në arteret koronare duhet të përfshijnë në dietën e tyre të përditshme të paktën një gram vaj peshku Omega-3.
avatar
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 27
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi