Me orë nuk i punoi zemra: Gjyshja më ktheu në jetë

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Me orë nuk i punoi zemra: Gjyshja më ktheu në jetë

Mesazh nga Vizitor prej Fri 23 Apr 2010 - 22:40

Me orë nuk i punoi zemra: Gjyshja më ktheu në jetë



Vogëlushi Paul Eicke (3 vjeç) nga Berlini thotë se ka parë gjyshen e tij të vdekur në parajsë pasi që kishte rënë në liqe dhe tri orë mbeti klinikisht i vdekur. Djaloshi ishte në pronën e gjyshit të tij kur ra në liqe dhe qëndroi
disa minuta nën ujë duke iu ndalur edhe zemra.

Gjyshi e nxori nga uji, ndërsa babai i tij i bëri frymëmarrje artificiale dhe masazh në
zemër për 10 minuta, derisa nuk erdhi helikopteri i spitalit. Në spital nuk mundën ta ngjallin edhe disa orë, në momentin kur të gjithë hoqën dorë zemra e tij filloi të rrahë.

“Kurrë nuk kampërjetuar një gjë të tillë. Zakonisht fëmijët nuk mund të qëndrojnë më
shumë se një minutë nën ujë. Ky është një rast i pazakontë”, tha
mjeku Lothar Schweigerer, i cili punon në klinikën “Helios”.

Djaloshi rrëfeu më vonë se derisa ishte pa vetëdije, kishte parë gjyshen Emm,a e cila e kishte kthyer nga parajsa për te
prindërit.“Kishte shumë dritë, ndërsa unë fluturoja. Erdha
deri te dera, ndërsa gjyshja ishte në anën tjetër. Më pyeti se çfarë po bëja aty

dhe më tha se duhet të kthehem te mami e babi dhe se ajo do të më presë në të
njëjtin vend. E dija që jam në parajsë, por gjyshja më tha se duhet të kthehem në shtëpi dhe atë shumë shpejtë. Parajsa është e bukur, por më vjen mirë që jam sërish me mamin e babin”, thaPaul për gazetën gjermane Bild.

Përkundër faktit se zemra nuk i kishte rrahur për një kohë të gjatë, djaloshi nuk ka
pësuar kurrfarë dëme shëndetësore.“Në karrierën time 30 vjeçare skam
parë kurrë një gjë të tillë. Kjo na dëshmon se kurrë nuk duhet dorëzuar”,tha Schweigerer
avatar
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi