JULE SEZRI

Shko poshtë

JULE SEZRI

Mesazh nga engjell a djall prej Mon 27 Apr 2009 - 18:01

Ne Suvure, ne nje lagje mjaft popullore dhe te shumebanuar te
Romes, pak a shume ne lartesine e ruges se sotme Via Covour, ndodhej
shtepia ne te cilen me 13 Korrik te vitit 100 para eres sone
lindi Gai Jul Cezari. Gai ishte emri i te atit, qe i ishte dhene sipas
zakonit Romak, qe djemte merrnin emrin e te eterve te tyre. Julio ishte
mbiemri i tij pasi dhe kishte prejardhjen nga fisi i Juleve. Cezar
ishte nje nofke qe ju vu per shkak te menyres me te cilen lindi,
domethene me operacionin e barkut te se emes (kesus).



Qe
nga lindja e Jul Cezarit, ky lloj operacioni quhet Cezarik.
Sigurisht, rendesia e ketij emri eshte nje cike i dyshueshem. Nje
shkrimtar romak thote: ‘’ Njerezit me te mencur dhe me
specialiste pranojne se njeriu i pare qe kishte kete emer, e fitoi kur
vrau ne nje beteje nje elefant, qe ne gjuhen kartagjenase quhej
cezar.’’.



Familja e tij i
perkiste Patricianeve, nje fisi te perbere nga fisnike te vjeter, por
te thjeshte te asaj kohe. Cezari thonte se nga ana e te atit , e
kishte prejardhjen nga Juli ose Askani, bir i Eneas dhe Kreuses. Enea
konsiderohej si i biri i Aferdites, dhe si rezultat cezari ishte
nipi i saj. Per kete arsye vuri figuren e Aferdites tek monedhat, vulat
dhe armet e tij.



Madje ndertoi, ne Forum dhe
nje tempull per nderin e saj (Venus Genetrix). Nga ana e se jemes, e
kishte prejardhjen nga Ankio Markio, mbretin mitik te 4, nga
mbreterit e Romes, dhe bente gjithcka qe kalonte nga dora e tij
per te zgjeruar dhe per te perforcuar mitin e prejardhejs se tij
hyjnore. E verteta eshte se paraardhesit e tij patriciane nuk
ishin personalitete te vecanta, vetem se ishin dalluar per
martesat e tyre te suksesshme. I ati i tij kishte arritur deri ne
graden e Pretorianit, duke sherbyer si Komandant i krahines aziatike
dhe ishte vene ne krye nje revolucioni bujqish ne Kirkeo. Rastisi
te merrte nje edukim te nje niveli te larte sipas traditave te
familjeve te Patricianeve.



Mesoi te lexonte dhe
te shkruante si ne Latinisht ashtu edhe ne Greqisht (nepermes nje
perkthimi te vjeter te Odisese, se Livio Andronikut, ashtu si edhe nga
prototipi) dhe studjoi tekstet me te famshme te literatures se ketyre
dy gjuheve . Kur ishte 10 vjec kishte mesues Mario Antonio Gnifo. Me
kete menyre fitoi bazat e artit te Retorikes, qe ishin te domosdoshme
per nje politikan. Ashtu si edhe poezine, te cilen do te perdorte dhe
me vone. Vizitonte shpesh Forumin, dhe degjonte me shume kujdes
oratoret e medhenj te asaj kohe dhe zakonisht ishte i pranishem ne
marrjen e vendimeve apo te bashkebisedimeve te ligjevenesve, per te
depertuar ne problemet krysore te Drejtesise.
avatar
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

http://hapesira.forumotions.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi-n

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi