Me durim drejt parajsës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Me durim drejt parajsës

Mesazh nga Erisa prej Thu 29 Apr 2010 - 20:51


Allahu, subhanehu ve teala, e krijoi durimin në shembëlltyrën e një kali që s’e lë kurrë në baltë kalorësin e vet; në atë të një shigjete që godet përherë në shënjestër; apo në atë të një fortese të hekurt, të pakapërcyeshme nga armiqtë e saj. Durimi dhe fitorja e besimit janë vëllezër të një gjaku, e para duhet ndjekur të dytën. Durimi ndihmon ithtarët e vet, dhe gjithmonë zë vendin e kurorës mes thesareve të çmuara. Në të vërtetë, Zoti i së Vërtetës,i së Drejtës, e i Përpikmërisë u ka premtuar shpërblim pa kufi atyre besimtarëve të cilët janë të pajisur me cilësinë e durimit: „Dhe respektoni Allahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete e të dobësoheni e ta humbisni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se Allahu është me të durueshmit.“ (Kurani fisnik 8:46)
Njeriu i durueshëm, sillet në bazë të këtij virtyti të vyer si në të mirë ashtu dhe në të keq, me mendje të kthjellët e llogjikë të ftohtë. Allahu i caktoi udhërrëfyesit (imam-ët) e besimit (din-it) në varësi të shkallës së tyre të durimit dhe bindjes (në fe) dhe e përcakton misionin e tyre si më poshtë: „Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhërin Tonë udhëzojnë, pasi që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur.“ (Kurani fisnik 32:24)
Allahu na premton në ajetin e mëposhtëm se durimi është I lidhur ngushtë me kryerjen e veprave të mira: „Nëse ju përjetoni ndonjë të mirë, ata i dëshpëron kjo, e nëse ju godet ndonjë e keqe, ata gëzohen për atë. Po në qoftë se ju bëheni të durueshëm dhe ruheni (mëkateve), dinakëria e tyre nuk do të mund t’ju dëmtojë aspak. Është e sigurtë se Allahu e ka në dorë atë që punojnë ata.“ (Kurani fisnik 3:120)
Kurani fisnik na tregon se Jusufi, paqa dhe qetësia qofshin me të, i dërguari i Zotit i cili thoshte gjithmonë të vërtetën, iu rrit nderimi dhe fuqia në sajë të durimit dhe devotshmërisë (fetare): „Ata thanë: „A ti je vetë Jusufi?“ Ai tha: „Unë jam Jusufi, e ky është vëllai im, Allahu na dhuroi shpëtimin,pse ai që ruhet dhe bën durim, s’ka dyshim Allahu nuk humb shpërblimin e punëmirëve.“ (Kurani fisnik 12:90)
Në fund të fundit, Allahu e ka kushtëzuar suksesin me anë të durimit dhe devotshmërisë: „O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgatitur dhe që të shpëtoni, ruajuni dënimit të Allahut.“ (Kurani fisnik 3:200)
Allahu, subhanehu ve teala, e ka ngritur në shkallën më të lartë dashurinë dhe konsideratën e Tij ndaj të duruarve. Çfarë shpërblimi sublim u jepet atyre që preferon Allahu! „Allahu i do ata që janë të duruar.“ Ai u ka premtuar shërbëtorëve të Tij të duruar, tri gjëra për të cilat njerëzit ëndërrojnë në këtë botë: „Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta si edhe nga frytet, po ti jepju myzhde (kurajo) durimtarëve. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: „Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!“ Të tillët janë ata, që te Zoti i tyre kanë bekime dhe mëshirë dhe të tillët janë ata, të udhëzuarit në rrugën e drejtë. “ (Kurani fisnik 2:155-7)
Allahu u bën thirrje shërbëtorëve të Tij që të kërkojnë ndihmë nëpërmjet durimit dhe faljes (ose duasë): „Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtetë, ajo është e madhe (e vështirë), por jo për ata që kanë frikë (Zotin).“ (Kurani fisnik 2:45)
Kënaqësinë e Parajsës do ta provojnë veçse njerëzit e duruar: „E Unë sot i shpërbleva ata për atë që ishin të durueshëm ata janë fitimtarët.“ (Kurani fisnik 23:111)
Suksesin do ta arrijnë vetëm ata njerëz të cilët do ti përmbahen rrugës së drejtë, me durim: „E ata që ishin zotëruesit e diturisë thanë: „Të mjerët ju, shpërblimi i Allahut është shumë më i mirë për atë që besoi dhe bëri vepër të mirë, po atë nuk mund ta arrijë kush përveç të durueshmëve!“ (Kurani fisnik 28:80)
Durimi mund të mposhti çdo shpirt të ngarkuar me gjynahe (mëkate) dhe bën të mundur që kundërshtarët e dikurshëm t’i shndërrojë në miq besnikë: „Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt. “. (Kurani fisnik 41:34)
Allahu, subhanehu ve teala, e ndan njerëzimin në të mundur dhe të suksesshëm. Na udhëzon në këtë mënyrë se një nga faktorët e domosdoshëm për të arritur susksesin është fakti se besimtarët duhet të motivojnë njëri-tjetrin për të shtuar durimin në besim (shiko suren 103, el-Asr).
Gjithashtu, Allahu u premton shpërblim pa kufi atyre që tregohen të duruar dhe që tregohen zemërgjerë a u falin gabimet të tjerëve: „Kush bën durim dhe fal, s’ka dyshim se ajo është virtyti më i lartë (i lavdishëm).“ (Kurani fisnik 42:43)
Durimi është spiranca e besimtarit dhe betonimi i besimit. Ai që s’është i aftë të tregohet i duruar, nuk mund të jetë edhe besimtar. Të paduruarit edhe nëse mbesin formalisht besimtarë, mbesin në bisht (të besimtarëve), i falen Allahut vetëm në periudha të lumtura e begatie por largohen nga Ai me shpejtësi, sa herë i godet ndonjë fatkeqësi apo mundim.
Njerëzit e duruar, të cilët ngjiten përherë e më lart në lartësitë e durimit dhe mirënjohjes, njohin kënaqësinë më të madhe nga jeta. Një jetë e tillë është dhuratë e vërtetë nga Allahu dhe „Ai u jep atyre që do Ai.“
Nëse e ndan besimin në dy pjesë, njëra përbëhet nga durimi dhe tjetra nga mirënjohja. Kushdo që është i drejtë ndaj vetes dhe shpreson tek shpëtimi dhe suksesi nuk duhet të bëjë lëshime në drejtim të durimit dhe mirënjohjes. Keto dy aspekte, si anë të së njëjtës monedhë, bashkohen në një qëllim: në rrugën e drejtë për tek Allahu.
Ibën Kajjim el Xhevzijje

_________________

Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Erisa
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 27
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi